Shkaktarët e kancerit?! Studimi: Ndikon mënyra e jetesës

Hera

Banned
[h=1]Shkaktarët e kancerit?! Studimi: Ndikon mënyra e jetesës[/h]
kancer.jpg

Pavarësisht kërkimeve, ende sot shkaktari kryesor i kancerit nuk është zbuluar, por studimet shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e qelizave kancerogjene.

Madje, sipas studimeve, 1/3 e të gjitha sëmundjeve tumorale, shkaktohet nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin tonë. Disa prej këtyre ushqimeve për ne janë më të shijshmet por absolutisht janë më të rrezikshmet për shëndetin, duke nisur nga çdo produkt që prodhohet nga mielli i bardhë.

Ai shkakton një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak. Kokoshkat janë shumë të dëmshme, përveç sasisë të lartë të vajrave të hidrogjenizuara, kokoshkat e përgatitura në mikrovalë, janë të rrezikshme pasi kokrrat janë të mbushura dhe të veshura me kimikate, të cilat nga testet kanë treguar se çlirojnë diacetil, një kimikat toksik që shkakton kancer të mushkërive.

Mishi i kuq dhe mishi i pjekur shumë, janë gjithashtu shkaktarë të sëmundjeve kancerogjene, I kuqi sepse përmban nitrate dhe konsumimi i tepërt rezulton në formimin e përbërjeve që sulmojnë membranat mukozale të zorrës së trashë.

Ushqimet e shpejta duhet hequr nga menuja e çdokujt. Sipas studimeve në SHBA, rreth 34 mijë persona vdesin çdo vit pasi hot-dogët apo zgjedhje të tjera në këtë familje, përmbajnë fosfat sodium, një vrasës të njohur të organizmit.

Sodat dietike, ëmbëlsirat, peshku apo ushqimet e konservuara, ushqimet e fermentuara, patatinat apo alkooli, janë të gjitha zgjedhje të gabuara. Lëngjet, kryesisht të gazuara, dietike apo jo, përmbajnë sheqer dhe shumë kalori.

Ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë mundësitë për kancer në tru, ezofag, mëlçi, stomak etj. Përjashtim këtu bën vetëm vera e kuqe e cila përmban resveratrol, që lufton kancerin. Por sërish duhet konsumuar në mënyrë të moderuar.

Top Channel
 

Passion

Banned
Mos e paste kush ate fat,por eshte tmerri c'ka tregu na ofron.
Bio bio me duket s'gjen lehte me.
Ajri ??

S'kam mundesine ta ndertoj nje kasolle me derrasa mbi lumin e vendit tim,nen gurgellimen e tij te shtyj ca dite nga ky segmenti im i ngelur. :)

Pastaj te ngjitem shpatit si Zarathustra. :D
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
E ka marre ferra uraten kesaj bote, e ketij shpati o Passion
po mjere kujt i bie.... :(
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Dhe nje nder shkataret me kryesore eshte ndotja e atmosferes me rreze radioaktive.
Gjithesesi qendron qe cdo produkt fast foode eshte i demshem.
Te ushqehemi shendetshem tashme eshte nje domosdoshmeri per nje jete te shendetshme.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Nuk eshte fast food apo ushqimi
shkaktari kryesor eshte stresi!
Te tjerat jane pjese perberese te te teres!
 

Hera

Banned
Ka shume faktore ....por nje nder kryesoret eshte qe udhwimet nuk jane me origjinale as nuk e dime se cfare futen neper to ....
 
Top