Shkaqet e abortit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
KEQFORMIME KROMOZOMIKE

Me teper se 50% e aborteve spontane, veçanerisht ato qe ndodhin ne tremujorin e pare, ndodhin si pasoje e anomalive kromozomike. Kromozomet jane trupeza te vegjel qe gjenden tek te gjitha qelizat, ne te cilet jane te permbledhura te gjitha karakteristikat e nje individi (qe nga ngjyra e flokeve deri tek seksi), pra trashegimia gjenetike.
Difekte te mundshme kromozomike prezente ne qelizat e para qe formohen nga veza e fekonduar ne shumicen e rasteve shoqerohen nga nje abort spontan: praktikisht keqformimet kromozomike jane te tilla qe nuk lejojne nje zhvillim normal te embrionit, keshtu ne menyre te natyrshme embrionit i behen e pamundur te rritet dhe te formohet nje femije. Ne rastet kur aborti perseritet (te pakten dy here njeri pas tjetrit) shkaqet kerkohen ne anomali kromozomike te trasheguara nga prinderit.

اfare duhet bere ne te tilla raste

Per te vertetuar nese eshte ky problemi apo jo duhet qe te dy bashkeshortet, si burri ashtu edhe gruaja te bejne analizat kromozomike. Per kete mjafton te merret gjak nga prinderit, pasi aty gjenden qeliza me analizen e te cilave arrihet te nxirret nje infrormacion mbi trashegimine gjenetike te prinderve. Nese mosha e prinderve nuk eshte teper e madhe (pasi rreziku i anomalive kromozomike rritet ne proporcion me moshen) nuk ka zgjidhje tjeter veçse te kerkohet me ngulm e besim nga ana e prinderve per te pasur nje femije.

Keqformime te mitres

Nje tjeter shkak i nderprerjes spontane te shtatzanise mund te linde si pasoje e disa karakteristikave te mitres:

Mitra eshte e vogel

Ne terma mjekesore behet fjale per "Ipoplasia", i cili eshte nje difekt qe vjen si pasoje e prodhimit ne pakice te hormoneve e verifikuar ne moshen e zhvillimit. Abortet qe ndodhin si pasoje e ketij difekti, zakonisht manifestohen ne tremujorin e pare.


Mitra e membranizuar

Ne kete rast ne miter gjendet nje membrane, ose e thene ndryshe mitra eshte e ndare ne te gjithe kavitetin e saj ose vetem nje pjese. Ne rastin e pare, fetusi nuk gjen hapesiren e nevojshme per tu zhvilluar. Kjo eshte nje anomali e lindur.

Dobesi e qafes se mitres

Pjesa fundore e mitres ka nje muskulature teper te dobet. Qafa e mitres nuk mund te qendroje e mbyllur deri ne fund te shtatzanise dhe tenton te hapet shume heret. Ky eshte nje nga shkaqet e aborteve qe ndodhin ne tremujorin e dyte te shtazanise

اfare duhet bere ne te tilla raste

Ne rastet kur mitra eshte e vogel (ipoplasia) nuk ka zgjidhje, pasi nje miter e vogel nuk mund te ndryshohet. Nje nderhyrje e thjeshte kirurgjike mund te zgjidhe problemin e mitres se membranizuar, duke e larguar kete membrane.
Ne rastin e "dobesise se qafes se mitres" duhet te behet nje nderhyrje (nuk e di se si perkthehet ne shqip kjo fjale) qe duhet te behet rreth javes se trembedhjete. Me kete nderhyrje gjinekologu vendos nje "tampon" ne qafen e mitres, me pas e shtrengon per te reduktuar zgjerimin e kanalit qe lidh mitren me vaginen. Eshte nje operacion i thjeshte qe behet me anestezi totale.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nena vuan nga diabeti

Frekuenca e aborteve spontane eshte shume me e madhe tek grate te cilat vuajne nga diabiti (ne keto raste perqindja e aborteve spontane eshte rreth 30%). Diabeti eshte nje difekt trupor ne perdorjen e sheqernave qe grumbullohen ne gjak me pasoja te demshme per zhvillimin e embrionit dhe te placentes: kjo e fundit behet e paafte per te transmetuar substancat ushqyese tek femija. Ne disa raste diabeti eshte i "fshehte", pra shfaqet ne forma te lehta pa shume shqetesime: sidoqofte edhe ne kete rast ai mund te vere ne rrezik formimin e qelizave te para duke shkaktuar abortin spontan.

اfare duhet te bejme:

Gruaja diabetike, te pakten dy muaj perpara se te planifikoje nje shtatzani duhet te filloje te mbaje nen mbikqyrje te rrepte nivelin e sheqerit ne gjak (glicemia)nen kontrollin e mjekut gjinekolog. Menyra me e thjeshte per te ulur nivelin e glicemise ne gjak eshte rritja e dozave te insulines (hormon i prodhuar nga pankreasi qe sherben per te ulur nivelin e sheqerit ne gjak).
Nese dyshohet per diabet "te fshehte" eshte e nevojshme qe gjinekologu te bazohet ne rezultatet e nje sere analizave te gjakut te bera pas pirjes nga ana e femres shtatzane e nje gote me sherbet. Keshtu arrihet te evidentohet nese sheqeri asimilohet nga trupi ne menyre korrekte: nese nje gje e tille nuk ndodh atehere kemi te bejme me nje diabet te fshehte. Sapo te problemi te identifikohet curimi eshte i njejte si i mesipermi.

Organizmi nuk njeh vezen.

Sistemi imunitar (bashkesia e mbrojtjeve qe prodhon çdo organizem kunder elementeve te jashtem te cilet mund te jene bartes semundjesh)perben nje rrezik te mundshem per te voglin.
Qeliza veze e fekonduar nga spermatozoidi, mund te kuptohet si nje trup i huaj duke i dhene keshtu reagime refuzuese (te ngjashme me rastet kur kemi transplant organesh), duke provokuar flakjen e fetusit. Behet fjale per raste te rralla dhe te veshtire per tu identifikuar.

ا'duhet bere:

Ne kete rast veprohet mbi sistemin mbrojtes duke perdorur kura mjekesore te cilat kane si qellim te ndalojne sulmet e sistemit mbrojtes kunder fetusit i cili trajtohet si nje trup i huaj.

Pakice hormonesh

Gjithashtu aborti mund te shkaktohet nga nje çekuiliber hormonal, i cili shkaktohet si pasoje e keqfunksionimit te tiroideve (gjenjra qe rregullojne zhvillimin) ose si pasoje e prodhimit ne pakice e progesteronit.

ا'duhet bere:

Gjinekologu pershkruan nje kure per teroidet dhe nje baze progesteroni nese ai eshte me pakice. Kura me kete te fundit zgjat nga 2-3 muaj dhe niset ne fillim te shtatzanise. Eshte e mundur ti nenshtrohesh nje kure para se te mbesesh shtatzene.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Semundjet infektive

اdo semundje infektive sidomos e shkaktuar nga ndonje virus (behet fjale per semundjet varicella, rosolia dhe citomegalovirus [nese dikush mund ti perktheje ne shqip na ben nder) mund te shkaktojne nje abort spontan ne rastet kur nena infektohet pre saj ne javet e para te shtatezanise. Ne fakt virusi jeton duke shkaterruar qelizat qe prek. Ne kete rast rrezikohet embrioni i cili eshte i perbere nga pak qeliza te cilat nese demtohen nuk mund te mbijetojne.

ا’duhet bere
Duhet te perpiqesh te paraprish rrezikun e abortit duke evituar plotesisht kontaktin me personat e infektuar gjate te gjithe shtatezanise. Ne rastin e rosalise mund te behet vaksine paraprake.

اfare sinjalizojne sekrecionet

Prezenca e sekrecioneve gjate periudhes se shtatezanise e shqeteson shume nenen e ardhshme e cila menjehere shqetesohet per shendetin e saj e mbi te gjitha per ate te femijes. Dhe pse nje gje e tille mund te jete sinjal i ndonje problemi, keshillohet te mbahet qetesia E ti drejtohet gjinekologut: nderhyrja e mjekut do te lejoje zgjidhjen e çeshtjes.
Le te shohim tani se nga se shkaktohen sekrecionet e bardha ose te kuqe gjate shtatezanise dhe menyren se si duhet te sillemi ne nje situate te tille.

Kur sekrecionet jane te bardha.

Jane sekrecione me nje ngjyre te ndryshueshme, nga e tejdukshme ne te bardhe, pak a shume te lengshme. Mund te shfaqen ne çdo moment te shtatezanise dhe zakonisht jane sinjal i ndonje infeksioni te shkaktuar nga mikroorganizma (baktere apo kerpudha).

Ja mikroorganizmat me te zakonshem:

Candida: eshte nje kerpudhe. Sekrecionet ne kete rast jane te bardha dhe pak a shume te qendrueshme (ngjajne me kokrizat e gjizes) dhe zakonisht shoqerohen me kruarje dhe enjtje te gjenitaleve.

Trichomonas: eshte nje bakter qe provokon shfaqjen e sekrecioneve transparente e mjaft te ujshme, te cilat shoqerohen me skuqjen e qafes se mitres (gje e cila verifikohet vetem nga mjeku).

Streptococco beta-emolitico: Eshte nje bakter, prezenca e te cilit manifestohet me sekrecione me pamje te ndryshme: ndonjehere mund te marrin edhe ngjyre te gjelbert.

Gardnerella: eshte nje bakter qe i jep origjinen sekrecioneve te ujshme te bardha ne te verdhe.

اfare duhet bere

Nese shfaqen sekrecione te bardha, ne cilindo moment te shtatzanise duhet te kontaktohet mjeku. Nje infeksion i mundshem mund ti transmetohet femijes, ne momentin e lindjes (psh. ne rastin e kerpudhes "candida" e cila eshte prezente tek nena mund te pasohet tek femija me nje infeksion (myku ne gojen e femijes) i cili shkaktohet nga i njejti mikroorganizem.
Disa infeksione te cilat lihen pa u kuruar mund te favorizojne nje lindje te parakohshme: psh, rastet e infeksioneve te shkaktuara nga streptococco beta-emolitico: ky bakter mund te infektoje membranen e plaçentes dhe si pasoje mund te shkaktoje kontraksione te parakohshme ose vuajtje te fetusit i cili me pas detyron kryerjen e lindjes me operacion. Diagnoza duhet te percaktohet nga specialisti nepermjet nje analize: tamponi vaginal (praktikisht, me ane te nje kunji te veshur me pambuk merren sekrecione vaginale te cilat analizohen ne laborator). Ne vazhdim mjeku specialist pershkruan receten perkatese.
Kur sekrecionet jane te kuqe

Sekrecionet e kuqe ose te kafta mund te shfaqen gjate te gjithe shtatezanise dhe kane domethenie te ndryshme ne varesi te tremujorit ne te cilin shfaqen. Gjithsesi i duhet kushtuar vemendje nga ana e gruas. Si gjate tremujorit te pare te shtatzanise po ashtu edhe gjate te dytit ato sinjalizojne nje kercenim per nje abort te mundshem. Ne kete rast sekrecionet shoqerohen nga dhimbje qe lokalizohen ne fund te barkut. Ndersa shfaqja e tyre ne tremujorine fundit mund te sinjalizoje probleme te plaçentes (mund te behet fjale per nje shkeputje te pjesshme te plaçentes nga muret e mitres ku eshte vendosur ose per ndonje keqpozicionim te saj perpara qafes se mitres: ne te dy rastet, sekrecionet jan si pasoje e çarjes se eneve te gjakut).
Sekrecionet e kuqe, gjithashtu mund te lajmerojne dhe afrimin e lindjes se parakohshme; ne fakt te tilla sekrecione sinjalizojne çarjen e kapilareve te qafes se mitres dhe fillimin e hapjes te saj.

اfare duhet bere?

Nese gjate shtatzanise vihen re sekrecione te tilla eshte e nevojshme te paraqitesh menjehere tek mjeku gjinekolog ose tek ndihma e shpejte (urgjenca). Specialisti viziton menjeher nenen e ardhshme dhe i ben nje ekografi ne menyre qe te percaktoje me saktesi se si vazhdon shtatezania, gjithashtu ne çfare gjendje shendetesore ndodhet nena dhe femija.
Me pas duke u bazuar ne problemin e hasur ai vendos per nderhyrjen me te pershtatshme per te zgjidhur situaten.
Shtatezania mund te shoqerohet me disa sekrecione qe shpesh jane normale.

Sekrecionet e bardha

Ne disa raste sekrecionet e bardha jane normale dhe kane si origjine ndryshimet qe ndodhin gjate shtatezanise. Nje rritje e prodhimit te hormoneve femerore mund te shkaktoje sekrecione ne sasi me te madhe se normalisht duke rritur keshtu sasine e sekrecioneve te bardha, te cilat ne kete rast jane shume te ujshme dhe te tejdukshme. Gjithsesi eshte e veshtire te dallohen keto sekrecione nga ato te cilat jane shenje e infeksionit prandaj eshte e keshillueshme te kontaktohet mjeku per te percaktuar diagnozen e sakte

Sekrecionet e kuqe

Gjate tremujorit te pare dhe te dyte kapilaret e gjakut te qafes se mitres jane teper delikate. Keshtu nje vizite e thjeshte gjinekologjike apo marredheniet seksuale mund te shkaktojne çarjen e eneve te tilla delikate duke shkaktuar sekrecione hemoragjike. E njejta gje ndodh nese shtatzena ka teper delikate membranen e jashtme qe vesh qafen e mitres. Ne te tilla raste "hemoragjia" eshte e paket, nuk shoqerohet me dhimbje dhe nuk zgjat me teper se 24 ore. Gjithsesi edhe ne kete rast eshte e nevojshme te kontaktohet menjehere mjeku.ZeriYt
 
Top