Shkencëtari krijon një algoritëm që mund të vërtetojë se 'realiteti është stimulim'

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
-785-0-603f547e09bb8.jpg

Algoritmi i Hong Qin mund të vërë në pikëpyetje gjithçka që dimë për realitetin, dhe nëse gjithçka është një stimulim apo jo.

Ka teori të vazhdueshme që flasin rreth stimulimit artificial që argumentojnë se ajo që ne përjetojmë si realitet është në të vërtetë një stimulim gjigant kompjuterik i krijuar nga një inteligjencë më e sofistikuar.

Hong, nga Laboratori i Fizikës në Princeton, SHBA, shpiku një algoritëm për të parashikuar orbitat e planetëve dhe e zbatoi atë në orbitat e Merkurit, Venusit, Tokës, Marsit dhe Jupiterit. Ai tani po zhvillon Inteligjencë Artificiale në mënyrë që të mund të parashikojë dhe të kontrollojë potencialisht sjelljet e tjera.

Fizikani shpjegon:

"Zakonisht në fizikë, ju bëni vëzhgime, krijoni një teori të bazuar në ato vëzhgime dhe më pas e përdorni atë teori për të parashikuar vëzhgime të reja. Ajo që unë po bëj është zëvendësimi i këtij procesi me një lloj kutie të zezë që mund të prodhojë parashikime të sakta pa përdorur një teori ose ligj tradicional. Në thelb unë anashkalova të gjithë përbërësit themelorë të fizikës dhe shkova direkt nga disa të dhëna te disa të tjera. "
Hong i mësoi një programi parimin themelor të përdorur nga natyra për të përcaktuar dinamikën e çdo sistemi fizik. Shpërblimi është se rrjeti mëson ligjet e lëvizjes planetare pasi ka parë shumë pak shembuj të trajnimit. Me fjalë të tjera, kodi i tij vërtet "mëson" ligjet e fizikës. Ai tani po përpiqet ta përshtasë algoritmin për të parashikuar fenomene të tjera natyrore.

-785-0-603f547e30b4a.jpg

Profesori thuhet se u frymëzua pjesërisht nga eksperimenti i mendimit filozofik i Nick Bostrom, filozofit të Oxford, i cili argumenton se universi mund të jetë një stimulim artificial.

"Cili është algoritmi që funksionon në laptopin e universit? Nëse një algoritëm i tillë ekziston, unë do të argumentoja se ai duhet të ishte një algoritëm i thjeshtë i përcaktuar në rrjetën diskrete të hapësirës kohore. Kompleksiteti dhe pasuria e universit vijnë nga madhësia e madhe e kujtesës dhe fuqia e CPU-së së laptopit, por vetë algoritmi mund të jetë i thjeshtë."
Mbeten ende shumë pikëpyetje dhe zbulime të tjera për t'u bërë, por Hong është i bindur se gjetja të tjera priten në të ardhmen.

Nëse i ndiqni teoritë e stimuleve, kjo video mund t'ju interesojë:


 
Top