Shkolla dhe jeta.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Nga Hyllin:
Mund te thuhet se nevoja per te parandaluar mashtrimin eshte bere e rendesishme, thuajse jetike.

Provoj te imagjinoj nje gjimnazist qe flet per uzukapionin apo uzufruktin, qe jane koncepte elementare te se drejtes private, e sinqerisht nuk ja da dal dot, ashtu si nuk imagjinoj dot nje gjimnazist qe flet me kompetence per llogaritjen e TAN e TAEG, te cilat gjenden ne cdo ‘mutuo’(kredi) te madhe apo te vogel.

Cdo studenti shqiptar ne Itali i ka ardhur per te qeshur me injorancen e frikshme matematikore qe kane studentet italiane , te cilet kane mbaruar liceun klasik(lende shoqerore). Keta jo vetem derivate e integrale qe nuk dine cjane, po as limite e logaritme e lere pastaj konceptet e fizikes, kimise etj. Entropia per ta duhet te jete emer femre, ndersa Entalpia me siguri motra e Entropise.

Mendoj se nevoja per superspecializim bie ndesh me nevojen per te parandaluar mashtrimin ose ndodhen ne lufte te pashpallur.

Sodit, te zgjedhesh dijet e duhura per formimin e individit eshte bere thuajse beme herkuliane. Perendimi psh duhet te kishte pak a shume nje sistem te njehsuar shkollor , meqe individi perendimor perballet me problematika te ngjashme, mirepo kjo me duket se eshte shume larg te qenit realitet. Biles ne Itali brenda te njejtit fakultet, per shkak te programeve te ndryshme qe kane profesoret e kanaleve(sipas mbiemrave caktohen kanalet), dalin 2 studente me pergatitje te ndryshme apo te pakten jouniform.

Baza e palekundshme ne kohe e ne hapesire , ngelet vullneti i individit dhe perkujdesja prinderore.
Im ate i lindur pasi fatkeqesia komuniste u be realitet, per shkak te grabitjes komuniste te asaj pak mireqenie qe i kishin garantuar paraardhesit me punen e tyre, detyrohej te bente ne kembe 6-7 kilometra vajtje e po aq kilometra ardhje, cdo dite pavaresisht motit,lluces e 2 kodrave per te kaptuar, per te ndjekur shkollen e mesme, detyrim qe i vinte nga gjyshi i cili kishte kuptuar njekohesisht edhe vullnetin tek im ate, perndryshe sdo e kish detyruar te masakrohej perdite si me qene ushtar e jo adoleshent.

Ka pasur shume si im ate ne mbare Shqiperine ,biles nga ata qe kane bere edhe dyfishin e kilometrave per te shkuar ne shkolle apo ne pune, e mendoj se me teper sesa programet shkollore, eshte forca e individit dhe e familjes qe ben diferencen mes njerezve.

Te dish te vuash e per cfare te vuash, kjo eshte ndoshta gjeja me e vyer qe ka humbur ne kohet e sotme, ku te gjithe i duan gjerat gati e duan vetem te hapin gojen per ti pasur, perndryshe dalin ne proteste se po shkelet ‘dinjiteti’ njerezor, a thu se kane vertet dinjitet njerez te tille.

Nejse se u futa prape tek ideologjia e djathte, por thjesht doja te perforcoja se ne kete lume informacioni e njekohesisht problematikash qe vershojne mbi individin, me teper se programet e goditura shkollore, jane perseri individe te caktuar energjike e me fat qe do perbejne shtresen me eficente te shoqerise.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shkolla dhe jeta.

Frytet dhe konkluzjonet me te mira vijne gjithmone nga kryqezimi i te gjithe faktoreve te mundshmem!:)
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shkolla dhe jeta.

Mendoj vertete qe prinderit shqiptare jane vertete heronj, qe sakrifikojne buken e gojes per ti dhene femijes se tyre arsimin.

E duam arsimin ne shqiptaret, e duam zhvillimin, ndoshta kjo eshte arsyeja perse arsimi pas 90'es ne Shqiperi eshte degraduar ne kete mase. Mases, se ciles i intereson erresira dhe padije e ka ndjere kete rrezik dhe i ka "marre masat' goxha mire.
 

mirela

DODONA hajmali
Titulli: Shkolla dhe jeta.

Mendoj vertete qe prinderit shqiptare jane vertete heronj, qe sakrifikojne buken e gojes per ti dhene femijes se tyre arsimin.

E duam arsimin ne shqiptaret, e duam zhvillimin, ndoshta kjo eshte arsyeja perse arsimi pas 90'es ne Shqiperi eshte degraduar ne kete mase. Mases, se ciles i intereson erresira dhe padije e ka ndjere kete rrezik dhe i ka "marre masat' goxha mire.
Mbase gjyshi i artikull shkruesit , apo gjysherit tane e kane lene amanetin jo te forte , se po te ishte ashtu nostra kesaj mase qe i intereson erresira s'do kishte shanc ti "merrte masat "goxha mire
Se di pse e paskam kapur me ty sot te te "kundervihem" :kokes:
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shkolla dhe jeta.

E pranoj edhe kete kendveshtrim, s'ke shanc te jesh kundra meje :D
 
Top