Shorti i Botërorit 2014, një mashtrim?!

cent

...Lontano
Thjesht një rastësi apo mashtrim?! E gjithë Amerika e Jugut po zien nga llogaria fantazmë në Twitter që u shfaq pak orë para shortit të Kampionatit Botëror, duke dhënë një parashikim tepër të saktë. Në fakt është bërë e zakonshme që sa herë që hidhet një short për një kompeticion të madh futbollistik, në ditët në vijim të ketë dyshime për manipulim, me gogla të futura më parë në akull, të ngrohta apo me magnet. Hijet e manipulimit shfaqen sërish, këtë herë me anë të një profili tepër misterioz në rrjetin social Twitter, që disa orë para shortit publikoi në një nga statuset, të plotë Grupin F me Argjentinën, Nigerinë, Bosnjën dhe Iranin.
10fozlv.jpg

Në profilin “Brasil 2014 Fraude” para se të mbërrihet te zbardhja e Grupit F, postohen disa mesazhe të njëpasnjëshme:

“Edhe njëherë përmes kësaj faqeje do të bëjmë publik grupin e Argjentinës për Botërorin e ardhshëm. Na vjen keq që një sport kaq i pastër është njollosur nga një institucion ndërkombëtar, që vepron sipas interesave ekonomike. Nuk kemi ndërmend të ndalim emocionet dhe euforinë për Botërorin. Pa dyshim, nëse ky menaxhim i korruptuar do të vazhdojë, do të jemi të detyruar të publikojmë fituesin e kompeticionit, i dirigjuar nga Zvicra prej Blatter e kompani. Nuk është qëllimi jonë të shkatërrojmë pritshmëritë e shortit, prandaj do të publikojmë vetëm grupin ku ndodhet Argjentina”.

Këto janë të gjitha mesazhet misterioze, por që gjithsesi mund të bëhet fjalë edhe për një vepër të hakerave, që mund të kenë modifikuar kohën kur janë bërë postimet. Ka edhe një variant tjetër që mund të shpjegojë parashikimin e saktë. Në Twitter, mund të jenë publikuar të 384 kombinimet e mundshme dhe pas shortit, janë fshirë të gabuarat dhe është lënë vetëm i sakti.
/S.Sport
 
Top