Shorti i Uefa Champion League për sezonin 2013/14

cent

...Lontano
32 skuadra nga 18 shtete u shortuan në 8 grupet e UEFA Champions League. Nga principata e Montecarlos mori jetë evenimenti më i rëndësishëm europian i klubeve që do të finalizohet me finalen e madhe të Lisbonës në muajin maj të vitit të ardhshëm.
oaau6c.jpg
Kampionët në fuqi të Bayernit të Mynihut u listuan në grupin D duke peshkuar CSKA-në e Moskës, Manchester City-n dhe Viktoria Plzen, ndërsa për të tretin vit rresht, Milani dhe Barcelona e gjejnë veten në të njëjtin grup ku rreshtohet edhe Ajax e Celtic që e bëjnë këtë grup më të pasurin, me 16 trofe të Champions League.

Grup interesant është edhe ai mes Juventusit, Realit të Madridit dhe Gallatasaray-t, ndërsa Manchester United, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen dhe Real Sociedad do të liajnë shanset për dy vendet e para të grupit A. Finalistja e sezonit të fundit, Borussia Dortmund edhe pse në vazon e tretë, arriti të evitonte skuadrat më të forta të mundshme, duke u rreshtuar në grupin F bashkë me Marseille, Arsenal dhe Napolin. Gjithçka është gati, evenimenti kampion nis rrugëtimin e grupeve në ekranin kampion. Supersport hap dyert e UEFA Champions League.
/S.Sport
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Shorti i Uefa Champion League për sezonin 2013/14

Ec aty MILAN
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Shorti i Uefa Champion League për sezonin 2013/14

Barcelona 1
 

Delirium

No description ...
Titulli: Shorti i Uefa Champion League për sezonin 2013/14

Hala Real Madrid :)
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Shorti i Uefa Champion League për sezonin 2013/14

Do ju pershendesim si Levanten delirium edhe nje gol ka me jav rras VALDEZI
 
Top