Shpallet kampione olimpike atletja e abuzuar seksualisht nga trajneri

Love

βeℓℓe â๓e
Amerikania Kayla Harrison ka befasuar botën duke fituar medaljen e artë në xhudo.
SHBA fituan për herë të parë një medalje të artë në këtë sport, por ajo që ka më shumë rëndësi është se sportistja tejkaloi traumat e abuzimit seksual nga trajneri i saj për tu bërë kampione olimpike.

xhudistja.jpg

22 vjeçarja arriti me dëshminë e saj rrëqethëse të rrasë në burg trajnerin e saj në vitin 2007, që abuzonte seksualisht me minorenen.

“Ishte një reflektim për jetën time dhe për gjithçka kam bërë për të mbërritur deri këtu,” tha ajo pas fitores.

Harrison u abuzua seksualisht nga trajneri i saj nga mosha 14 deri në 16 vjeç. Daniel Doyle e stërviste vajzën në shkollën e xhudos, në pronësi të babait të tij.

Doyle, që ishte 16 vjet më i madh se ajo, kishte shumë miqësi me familjen e vajzës dhe shkonte edhe me ta në pushime.

Harrison tha se asaj i ishte bërë lavash truri. Ajo dëshironte të kënaqte trajnerin e saj, ndaj kishin nisur një marrëdhënie seksuale.

Ajo besonte se do martohej me trajnerin kur të mbushte 18 vjeç. Sekretin e saj ia besoi një mikeshe, por ajo menjëherë i tregoi nënës së Harrison, e cila kontaktoi policinë.

Ai u gjet fajtor dhe pranoi se në një rast madje e kishte regjistruar në kasetë marrëdhënien e tyre seksuale.

Ajo dëshmoi kundër tij dhe tani ai është dënuar me 10 vite burg.
Burimi: lajmetvip
 
Top