Shpërthen bombola e gazit, 20 të plagosur në ëmbëltore

cent

...Lontano
Rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi 15-litërshe, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në zonën e “Don Boskos”, ku një dyqan ëmbëlsirash dhe akulloresh është shkatërruar plotësisht dhe po kështu ka pësuar dëmtime serioze edhe një biznes tjetër që ka qenë ngjitur më të. Shumica e të plagosurve kanë qenë kalimtarë të rastit, të cilët kanë mbetur të lënduar nga ciflat e xhamit, por edhe nga objektet e tjera që kanë qenë brenda në ëmbëltore. Pronarët e ëmbëltores Abdulla Dervishi dhe Paqësie Dervishi kanë mbetur gjithashtu të lënduar dhe morën mjekim në reaminacionin e Spitalit të Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se, zhurma ka qenë shumë e fuqishme, ndërsa më pas kanë shpërthyer edhe flakët e zjarrit, duke krijuar edhe panik në radhët e tyre. Fillimisht, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, sepse edhe vendndodhja e tij është shumë pranë vendit të shpërthimit. Duke parë se gjendja e disa prej të plagosurve ishte shumë serioze, 3 nga të lënduarit janë dërguar për një mjekim më të specializuar në QSUT, pranë repartit të djegieve. Shtetasit iu nënshtruan një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ishin shumë rëndë, si pasojë e djegieve që kanë marrë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas mjekëve, u raportua se, njëri prej të plagosurve Kujtim Cani ndodhej deri në mesnatë në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar djegie në trup dhe është goditur nga një send i fortë në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës ora 18:30 në ëmbëltore, “Kamelia”, në një kohë kur kjo zonë popullohet shumë për shkak edhe të lokaleve të shumta që ka. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka shkatërruar gjithçka, duke filluar nga muret, vetratat dhe mobiljet e ëmbëltores. Dy automjete zjarrëfikëse janë dashur për të vënë në kontroll flakët, ndërsa blutë e Tiranës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shumë kalimtarë kanë mbetur të plagosur dhe pjesë më madhe e tyre kanë qenë nga ana tjetër e trotuarit, çka tregon se rrezja e shpërthimit ka qenë afërsisht 30 metra.

Dëshmitari: Ndihmova 5 vetë, të dy ishin pa ndjenja. “Në momentin që u dëgjua shpërthimi, unë isha duke blerë bukë përballë ëmbëltores”. Kështu shprehet për gazetën “Shekulli”, Elton Koçi. Sapo u ktheva nga plazhi dhe ora shënonte 18:30 dhe po shkoja në shtëpi, ndërsa rreth 7 metra larg nga unë ndodhej edhe mamaja ime. “U tmerrova krejtësisht, shpërthimi ishte shumë i fortë dhe në moment shkova të shikoja nënën time, por kur e pashë që ajo ishte mirë, ndihmova disa persona që ishin të mbuluar në gjak”.

Më tej ai shton se, ishin dy vajza të reja, që kërkon ndihmë por ambulanca akoma nuk po vinte. “Në ato momente, dukej sikur kishte rënë një bombë dhe, të gjithë kërkonin ambulancën dhe njërës nga ato dy vajzat i ra të fikët. Fillimisht afrohet një makinë e policisë dhe ato 2 të parat ashtu u dërguan në Spitalin e Traumës. Nga ana tjetër e trotuarit kishte vetëm njerëz të mbuluar me gjak dhe nuk dija kë të ndihmoja më parë. Një grua ishte djegur plotësisht në fytyrë dhe atë e ndihmuan disa persona të tjetër, duke ja fikur zjarrin me bluze. Shumë njerëz u dëmtuan nga xhamat e vetratës, por edhe nga objektet që ndodheshin brenda ëmbëltores. Unë vetë kam dërguar 3 persona të lënduar me ambulance dhe 2 të tjerë me makinë policie. Pastaj u mblodhën shumë njerëz dhe gjendja u bë shumë kautike”, shprehet i riu Koçi.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, vizite te Spitali i Traumës


Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme,¬ Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar të plagosurit e shpërthimit në “Don Bosko”, teksa pjesa më e madhe e tyre ndodhen në ambientet e ¬spitalit të traumës. Drejt QSUT-¬së, në repartin e Djegies janë transportuar 4 të plagosurit, ku vetëm Kujtim Cani, ndodhet në gjendje të rëndë. Ministri Beqaj nuk ka dhënë deklaratë përpara medieve, por thjesht ka vizituar të plagosurit, duke i kërkuar angazhim maksimal nga bluzat e bardha për të përballuar këtë situata të vështirë.

Emrat e Personave të plagosur

Emrat e 20 personave të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në zonën e “Don Boskos”. Të plagosurit kanë pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vetëm shtetasi Kujtim Cani është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sipas mjekëve, ka djegie të shumta në trup dhe është goditur në kokë nga një send i fortë metali. Një pjesë e mirë e të dëmtuarve kanë lënë Spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme pas mjekim të marrë në urgjencë. Të plagosurit u transportuan me urgjencë fillimisht në Spitalin e Traumës, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe forcat e policisë.
20 të plagosurit

1-Klaudjo Marashi, 18 vjeç

2 -Enrik Hima, 27 vjeç

3 -Sabri Baruni, 60 vjeç

4 -Dhori Qirjo

5 -Mateo Zoto, 30 vjeç

6 -Xheladbie Kulla, 67 vjeç

7 -Alfred Shani, 67 vjeç

8 -Fadil Tuzi

9 -Edvin Liko, 30 vjeç

10 -Kujtim Cani, 50 vjeç

11 -Xhemile Shani, 60 vjeç

12 -Edlira Shima, 20 vjeç

13 -Evgjeni Bregu, 48 vjeç

14 -Kristi Koreci, 20 vjeç

15 -Krenar Bega, 38 vjeç

16 -Olsi Beqiri, 30 vjeç

17 -Endrit Marku, 27 vjeç

18 -Nebile Muhedini, 67 vjeç

19 -Abdulla Dervishi

20 -Paqësie Dervishi

Policia merr në pyetje pronarin e lokalit

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për shpërthimin e fuqishëm ka qenë rrjedhja e gazit në pajisjen e lidhur me bombolën. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për pronarin e dyqanit për shkelje të kushteve teknike. Bombola e shpërthyer fatmirësisht nuk ka shënuar viktima, ndërsa pas shpërthimit të ndodhur në zonën e “Don Boskos”, është marrë në pyetje edhe pronari i ëmbëltore, “Kamelia”, Abdulla Dervishi. Menjëherë policia përjashtoi mundësin që shpërthimi të ishte i qëllimshëm. Në dëshminë e pronarit të ëmbëltores, i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore thuhet se, bombola ka shpërthyer në momentin që ai ka dashur ta hapë me forcë. “Ka qënë gruaja që ka tentuar të hapë bombolën në pjesën e kuzhinës por ishte shumë e fortë”, thekson ai. Më tej Dervishi shton se, gruaja më ka kërkuar ndihmë, pasi nuk po e mbyllte dot rubinetin e gazit. “Mora një çelës për ta mbyllur dhe në ato momente kam ndjerë veten të pafuqishëm për të bërë diçka. Më pas nuk mbaj mend asgjë, vetëm një shpërthim të fortë dhe e gjej vetën të flakur në rrugë disa metra nga dyqani im” mbyll rrëfimin Abdullai.

20 raste në spitalin e Traumës, mjeku: Jashtë rrezikut për jetën

Mjeku i shërbimit të Urgjencës në spitalin e Traumës Dritan اela, theksoi se, janë 20 personat e paraqitur pranë këtij spitali për ndihmë shëndetësore mbrëmjen e djeshme. Sipas mjekut, 6 persona kanë marrë plagë të rënda, ndërsa në gjendje më kritike ndodhet një 45¬vjeçar i identifikuar si Kujtim Cani. “18 raste u paraqitën në Urgjencë me plagë e fraktura, 6 ishin në gjendje më të rëndë, i kemi transferuar në disa reparte. 2 persona ndodhen në repartin e Ortopedisë, 5 persona ndodhen në repartin e Plastikës, 1 person ndodhet në repartin e Kirurgjisë”, tha Dritan Cela. Sipas tij, “një person me mbiemrin Cani është në gjendje më kritike pasi ka dëmtime në kokë dhe në qafë’, shtoi ai. “Evgjeni Bregu është jashtë rrezikut për jetën”,¬ shtoi mjeku. Po sipas tij, asnjë prej personave nuk ka nevojë për një ndihmë më të specializuar jashtë vendit, pasi i gjithë stafi është në gatishmëri.

Shekulli
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shpërthen bombola e gazit, 20 të plagosur në ëmbëltore

Shyqyr qe paskan shpetuar .. Shume I perdorin bombolat andej e nuk I kontrollon njeri , une kam Frike ti perdor.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Shpërthen bombola e gazit, 20 të plagosur në ëmbëltore

Do kujdes shume gazi, se shpesh eshte vdekjeprures. Shyqyr që qe me kaq.
 
Top