Shporta më e vjetër në botë

Lauri

Anunnak
Shporta më e vjetër në botë
FB_IMG_1616050555256.jpg
IKEA do të bënte mirë të merrte parasysh zanatin e treguar në një shportë mahnitëse, të endur që daton nga rreth 10,500 vjet më parë, pra rreth 1000 vjet, para enëve të para të qeramikës, datim i cili u vlerësua nga Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit si "më e pashembullta në të gjithë botën".
Enë masive 90-100 litra (24-26 gallon) vëllimi u zbuluan nga vullnetarë të rinj, nga akademia e udhëheqjes paraushtarake Nofei Prat.
FB_IMG_1616050559922.jpg
Zbulimi emocionues ndodhi në një nga Shpellat Muraba'at, të cilat më parë kanë ofruar depo të letrave të epokës Romake dhe mbetjeve të Revoltës së Bar Kochba, të cilat gjenden në Rezervatin Nahal Darga.
Shporta është duke u studiuar nga Dr. Naama Sukenik i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, Dr. Ianir Milevski dhe u datua duke përdorur karbon-14.
Për shkak të klimës së thatë të rajonit, shporta e madhe e periudhës neolitike, Para-Qeramikës, e thurur në një stil unik nga material bimor, u ruajt e tërë. "Me sa dimë, kjo është shporta më e vjetër në botë që është gjetur tërësisht e paprekur dhe rëndësia e saj është e madhe për këtë arsye ", shtoi në komunikimin zyrtar Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
FB_IMG_1616050563695.jpg
Fatkeqësisht, shporta u zbulua bosh. "Vetëm kërkimi në të ardhmen i një sasie të vogël dheu që ka mbetur brenda saj, do të na ndihmojë të zbulojmë se për çfarë është përdorur dhe çfarë është vendosur në të," citon burimi.

www.timesofisrael.com
Albert Vataj
 

Lauri

Anunnak
"Sipas kalendarit aktual hebre, krijimi i botës u bë në vjeshtën e vitit 1, më 25 të muajit të Elulit, dhe krijimi i Adamit u bë në ditën e gjashtë, ndodhja e së cilës festohet me festa e Vitit të Ri Hebre (dita e Rosh Hashanës). Prandaj Adami do të lindte në ditën 1 nga viti 2. 5 ditët e para të krijimit do të korrespondonin me vitin e fundit të vitit 1 të kalendarit hebraik. Viti i krijimit, pra, do të ishte 3760 pes, edhe pse viti 1 i kalendarit hebre fillon fiktivisht me Vitin e Ri teorik në 6 tetor 3761."

Biblikisht të flasim, Adami, njeriu i parë mbi tokë, u krijuan rreth 6'000 vjet më parë. Kush do thuri shportën 4'500 vjet para Adamit ???
 
Top