Shqiperia e para ne grup

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kemi pike te barabarta me Suedine dhe Danimarken, por me golaverazh me te mire se nordiket

SHQIPERI MALTE 3 : 0

Shenues: Bogdani 46', K.Duro 84', Dallku 90'

SHQIPERIA: Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, K.Duro (B.Berisha 86'), E.Bulku (E.Beqiri 55'), Hyka, Skela, Lala, Bogdani (Salihi 72'). TRAJNER: Ari Han

MALTA: Haber, Xuereb, Bajada, Dinech, Agius, Bifa (Rendo 46') Misfut, Samut, Shembri, Pace. TRAJNER: Dusan Fitzel

GJYQTARE: R.Schoergenhofer, E.Breuter, R.Buch (Austri)

Kartone te verdhe: Dallku, E.Beqiri, Cana, / Bajada

Minute pas minute

3'Kuqezinjte e kane nisur ne sulm. Hyka ne krahun e majte te sulmit tone furnizohet me topa te gjate nga mbrotja dhe mesfusha e Shqiperise.

5'Rast i arte per gol nga ana e Shqiperise. Bogdani ul me gjoks nje top per Klodian Duron, qe, i vetem me portierin maltez, gabon rende, e dergon topin jashte kuadratit kundershtar.

10'Goditja e pare nga kendi per maltezet, qe vizitojne po per here te pare porten kuqezi. Zona kuqezi spastrohet me koke nga Lorik Cana.

16'Nje top i gjate per Dallkun ne krahun e djathte te mesfushes kuqezi, por miqte e bllokojne mbrojtesin ne inkursionin e tij. Megjithate, Skela ben nje sllaom, duke futur nje top ne zonen mike, ku topi endet per gati 2 minuta, por nuk konkludojme dot.

20'Maltezet shohin me shume drejt portes sone. Mundohen me topa te larte, por mbrotja kuqezi eshte ne lartesine e duhur, duke larguar cdo rrezik per Beqajn.

22'Kundersulm i maltezeve, qe gjen te papergatitur mbrojtjen kuqezi. Vetem dalja e portierit Beqaj, ne kohen e duhur, shmang nje gol te sigurte per miqte.

29'Bogdani vepron bukur ne zonen mike, duke e mbrojtur topin, aty i nderhyjne ne menyre te dyshimte mbrojtesit malteze, por gjyqtari austriak nuk eshte i mendimit per penallti. Loja vazhdon.

35'Krahu i majte i mesfushes sone nuk funksionon si duhet. Agolli nuk perparon ne ndihme te sulmit, keshtu qe loja e taneve eshte e zbehte dhe pa rrezikshmeri.

37'Gjuajtje predhe e Skeles nga rreth 20 metra largesi, pret ne pozicion portieri maltez.

40' 43'Tri goditje kendi radhazi per tanet. Gjithcka mbyllet me nje gjuajtje per t'u harruar nga Duro, perballe portierit mik. 44'Ervin Bulku vepron bukur ne te djathte te sulmit kuqezi, fut nje top te arte ne zonen mike per Bogdanin, i cili shtrihet tokazi per ta goditur "sferen", por nuk e arrin dot.

45+1'1 0. Goool Bogdani! Shqiperia kalon ne avantazh. Krosimi i Klodian Duros goditet bukur me koke nga "Er Bomber", qe gjen rrjeten e portes malteze. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e Shqiperise 1-0.

47' 54'Tanet luajne disi te terhequr, nderkohe qe miqte shohin me shume drejt portes se Beqajt, si duket per te barazuar. Sidoqofte, ata mbeten larg zonen se rreptesise kuqezi, pasi tanet jane ne lartesine e duhur.

55'Del nga loja Ervin Bulku, futet ne fushe ne vend te tij Elvin Beqiri. Kjo levizje nxjerr perpara, ne mesfushe, Lorik Canen.

57'Rast i arte per golin e dyte kuqezi. Dallku fut bukur nje top ne zonen mike, ku Hyka, i vetem me portierin maltez, ben te pamunduren, gjuan jashte kuadratit, ne te njejtin pozicion ku shenoi ndaj Lihtenshteinit.

62'Bogdani ben gjithcka bukur ne zonen e maltezeve. Vallezon me topin mes mbrojtesve miq, gjuan, por fatkeqesisht jo sakte, ngjitur me shtyllen pingule te portes se Maltes.

65'Karton i verdhe per Beqirin, per nderhyrje te gabuar, te verdhe edhe per Canen, per proteste.

72'Nderhyrje e gabuar e maltezeve ndaj Bogdanit, i cili e ka te pamundur te vazhdoje me tej lojen. Ne vend te tij hyn Hamdi Salihi.

78'Duro vepron bukur ne zonen malteze, zbulohet i vetem me portierin mik, gjuan fort, por goli evitohet nga portieri maltez, i gjendur ne pozicion.

82 83'Dritheria ne porten tone. Dy raste tejet te rrezikshme ne porten e Beqajt, por ky i fundit tregon vlerat e tij te larta si portier, duke evituar gola te sigurte.

84'Gooool, 2 0! Kundersulmi i taneve. Hyka fut nje top te zgjuar ne zonen malteze, ku Klodian Duro, duke shfrytezuar nje dalje huq te mbrojtesit mik, gjuan tokazi dhe shenon golin e dyte per Shqiperine.

89'Berisha gjuan fort drejt portes mike, por grushton mrekullisht portieri maltez.

90'Gooool, 3 0! Goditje kendi per Shqiperine. Ekzekuton Skela, topi gjen koken e Dallkut, qe shenon golin e trete, duke mbyllur ndeshjen me fitore 3 0 per kuqezinjte tane, qe renditen te paret ne grupin tone kualifikues, me pike te barabarta me Suedine dhe Danimarken, por me golaverazh me te mire se nordiket.

----------------------------------------------------------------


Trajneri kuqezi ka thene se ekipi nuk do te zhvilloje me Suedine nje loje shume ndryshe nga e kaluara

Hani, "gjurmeve" te Baricit per Suedine

Per trajnerin e kombetares, Ari Han, Shqiperia ka shume pune per te bere. Koha e pakte qe ka pasur ne dispozicion dhe zhvillimi i vetem dy miqesoreve, ka bere qe filozofia e Hanit per lojen te jete e veshtire per t'u zbatuar nga kuqezinjte. Me Suedine, edhe pse holandezi mendon se ndeshja duhet fituar, loja pritet te mos kete ndryshime nga ndeshjet e kaluara, kur ishte epoka e kroatit Oto Baric. Keto dhe pershtypjet e tij te para pas tri dite stervitjesh, trajneri Ari Han i shprehu dje nga kompleksi "Skender Halili", ku kuqezinjte po kryejne pergatitjet anti-Suedi. "Jam i kenaqur nga keto tri dite stervitje, por kemi shume pune per te bere, pasi filozofia ime ndryshon me menyren se si ka luajtur futboll Shqiperia deri me tani. Kjo do te thote qe une per momentin duhet te pershtatem, sepse natyrisht me mungon edhe koha per te vene ne "jete" kete filozofi,"- tha fillimisht trajneri kuqezi.

"Loja me Suedine, pak ndryshime nga e kaluara"

Me pas, holandezi flet rreth pergatitjeve, kundershtarit, si dhe per Shqiperine qe do te shihet te shtunen ne "Qemal Stafa".

"Ajo cfare une po perpiqem te bej ne kete moment, eshte qe cdo futbollist nga ana individuale duhet te permiresoje pozicionin ku ai luan. Pa harruar qe ndeshjen me Suedine ne duhet ta fitojme. Dua te theksoj se Shqiperia nuk do te luaje me Suedine shume ndryshe, nga cfare ka luajtur ne te kaluaren, sepse me mungon edhe koha. Natyrisht, Suedia nuk eshte kundershtari i pare me i forte, pasi ne grupin tone ka edhe te tjere. Jemi te ndergjegjshem qe kemi nje grup shume te veshtire, por do te bejme maksimumin qe ndeshjen e pare ta perfundojme ne avantazhin tone,"- u shpreh trajneri Han, i cili vlereson angazhimin e lojtareve dhe kushtet e stervitjes.

"Lojtaret po sterviten ashtu si duhet dhe kane nje angazhim te madh. Ata po e perballojne stervitjen, por nga ana tjeter duhet te rriten me shume. Tani kemi edhe dy dite kohe per te rregulluar disa gjera. Kete here duhet te theksojme se kushtet e fushes jane te mira. Kemi pasur veshtiresi ne kete aspekt, pasi, sic dihet, ne prag te miqesores se fundit, zhvilluam vetem nje seance."

"Mbulimi i Ibres? Nuk shenon vetem ai"

Duke qene se te kombetarja e Suedise ne sulm luan nje lojtar si Zlatan Ibrahimovic, i gjithe opinioni eshte fokusuar tek ai. Megjithate, per Hanin nuk duhet menduar se kush do ta mbaje shtatlartin e nordikeve, pasi nuk shenon vetem ai. Holandezi thote se "ylli" i Interit eshte nje lojtar i eliminueshem.

"Ne e dime qe Ibrahimovici eshte me i rrezikshmi, por nuk mund te them tani se kush do ta mbaje ate. Te Suedia nuk shenon gola vetem Ibrahimovici, por edhe sulmuesi me eksperience Larson. Bindja ime eshte qe keta dy lojtare jane te eliminueshem. Ajo qe duhet ta mendojme mire eshte se Suedia ne ndeshjet e fundit ka praktikuar nje sistem te ri loje, me variantin 3 5 2. Eshte kjo pika ku ne duhet te pershtatemi." Edhe gjate provave ne stervitje, Ari Han ka lene te kuptoje se qendra e mbrojtjes kuqezi pritet te perbehet nga lojtare shtatlarte si Curri, Teli apo Beqiri, te cilet mund te mbulojne sulmuesin e njohur te Suedise.

"Nuk po shenojme, kjo po me shqeteson"

Shenimi i golit eshte nje problem tjeter per trajnerin kuqezi. Ai e ka vene re kete aspekt edhe gjate stervitjes se kuqezinjve. Keta te fundit tregohen te mefshte para portes, duke humbur raste te pastra per shenim. I pyetur nga "Sporti shqiptar", trajneri Han sqaroi: "Natyrisht qe mungesa e golave me shqeteson. Jane disa gjera, te cilat duhen llogaritur, sepse per te luajtur ashtu sic duam, me karakter sulmues, ne nuk arrijme te shenoje dhe gola. Kjo do te thote qe duhet te jemi shume te kujdesshem, sidomos kur kemi te drejten e goditjeve te lira. Une mendoj se nga keto te fundit mund te arrijme te shenojme. Duhen shfrytezuar shume edhe goditjet nga kendi. Megjithate, se pari ne duhet te kemi nje skuader dhe pastaj te rregullojme keto gjera."

"Loja e Berishes, jashte filozofise sime"

Duke folur per ata qe do te jene ne fushe te shtunen, holandezi i kombetares theksoi se loja e Besart Berishes nuk eshte ne filozofine e tij. Ndersa lidhur me Erion Bogdanin, trajneri nuk pranoi te komentonte. "Eshte pak heret te bej nje gjykim per Berishen. Kam zhvilluar nje bisede te gjate me te. Personalisht me duhet edhe pak kohe per ta vleresuar sa me mire. Ia kam bere te qarte se cfare pres prej tij. Gjithsesi, mund te them qe Berisha eshte dicka ndryshe nga cfare luhet futbolli i sotem. Ai luan ne nje menyre, qe s'i perket filozofise sime. Per kete qellim kam folur gjate me te. Bogdani? Nuk dua te pergjigjem per lojtare te vecante, pasi duhet te presim pak." Per sa i perket formacionit, njeshi i stolit shqiptar deklaroi se 90% te atyre qe do te jene nga minuta e pare e ka te qarte.



Gazeta Shekulli
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Eshte e sigurt qe edhe per nje muaj do jemi te paret.

Shume gje e bukur te shohesh Shqiperine ne renditje si ne vend te pare. Lexova madje qe pas ndeshjes me Malten na shohin edhe ekipet e tjera te grupit me me seriozitet. :)

Pres supriza ne Budapest :)
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Braziljanja,komentet rreth dhe per kombetares mund ti beje edhe tek ndeshja Shqiperi Suedi ku eshte edhe tabela e detajizuar.
Herave te tjera te pakten per kombetaren nese ke dicka me pyet te tregoj ku duhet te posotosh :)
 

agrodolce

Anëtar i Respektuar
Ehuuu ka koh per te bertitur "fitore" ,por dhe keto dy rezulatet pozitive qe kemi ,sigurisht japin nje shtytje te mir per me ecur me tej ,gjithmon duke shpresuar mos te fillojn e te bohen menjemedhenj :D
 

Devil

Anëtar i Nderuar
Ishalla po arrim te futemi megjithse premisat deri tani te mira i kemi pastaj te jesh ne vend te pare ne group sdo te thote asgje sepse dy her me humb ne ndeshjet e radhes dhe shkon ne fund :D
 
Top