“Shqipëria marshon drejt Kryeministrisë”/ Sot protesta e madhe kombëtare kundër rritjes së çmimeve

Ditën e sotme është paralajmëruar një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve në vend. Tubimi është njoftuar në rrjete sociale dhe do të nisë në orën 11:00.

protestatirane.jpg


Sipas thirrjes, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe do të marshojnë drejt kryeministrisë. Kjo është protesta e katërt kombëtare teksa pritet që të marrin pjesë qytetarë nga i gjithë vendi.

Rritja e çmimit të karburantit dhe ajo e produkteve ushqimore ka sjellë reagimin qytetar që prej së mërkurës (8 mars) ku qytetarë të shumtë u mblodhën përpara kryemministrisë.

Një numër i madh forcash policie është planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.

Gjatë tubimeve, protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin e makinave. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar shumë persona.

panorama.al
 
Top