Shqipëria në krah të SHBA, do të shton trupat në Afganistan

redi-

Anëtar i Respektuar
Shqipëria do të rreshtohet në krah të vendeve aleate, duke dërguar trupa shtesë në Afganistan. Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Presidentit Obama për të rritur numrin e ushtarëve shqiptarë që do të kryejnë shërbimin e tyre në Afganistan. Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp ka deklaruar se
“Duke përshëndetur këtë vendim të Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Obama, qeveria shqiptare, si vend anëtar i NATO-s, mik e aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe mik i kombit afgan dhe Afganistanit, vendos t’i përgjigjet kësaj nisme të re të Presidentit Obama me një shtim të ri të forcave tona në Afganistan, duke dërguar, përveç dy kompanive që veprojnë në Herat, edhe 85 trupa shtesë. Nga këto, rreth 35 do të jenë trupa luftimi, sigurisht, e vetëkuptueshme që ne do të ndajmë rrezikun me aleatët tanë, 25 do të jenë oficerë për stërvitjen e ushtrisë afgane dhe 20 të tjerë do të jenë ekip mjekësor, mjek e infermierë. Me këtë kontingjent, mendoj se Shqipëria jep kontributin edhe mbi proporcionin e saj në këtë çështje të madhe të paqes botërore, siç është paqja, stabiliteti dhe siguria e Afganistanit.
 
Top