Shqipëria s’u jep pasaporta gjithë shqiptarëve

legjenda

Tetova
Shqipëria nuk ka “shuar etjen” e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të shtetit amë për t’iu dhënë atyre pasaportën shqiptare, ndonëse Parlamenti i Shqipërisë për këtë çështje kishte nxjerrë dhe aprovuar një ligj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë për “Zërin” se ka interesim të madh për ta pasur një pasaportë të Shqipërisë nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Por, ndonëse është aprovuar ligji që mundëson këtë gjë, ambasadori Minxhozi ka thënë se është e pamundur që pasaporta dhe shtetësia shqiptare t’u jepet të gjithëve.

“E rëndësishme është që ne duhet të marrim pasaportën e shqiptarizmit, në kuptimin që të jemi njerëz të dinjitetshëm, si andej kufirit ashtu edhe këndej të kontribuojmë në anëtarësimin në familjen evropiane”, ka thënë Minxhozi.

I pyetur se sa ka pasur kërkesa nga kosovarët në Ambasadën e Shqipërisë për të marrë shtetësinë dhe sa prej tyre u është dhënë shtetësia, ambasadori Minxhozi ka konfirmuar se është një numër i madh.

“Ka shumë, numri nuk ka ndonjë interes të veçantë, por ka shumë që kanë kërkuar”, ka thënë ambasadori shqiptar në Kosovë, duke bërë me dije se rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare janë të vendosura me ligj dhe nuk mund të shkelet ligji, shkruan “Zëri”.
pasaport.jpg
 
Top