Shqiperia! Të rrish apo te ikësh?

Odeon

Relax
SHQIPERIA TE RRISH APO TE IKESH?

Eshte fakt qe shume njerez nga Shqiperia tashme kane ikur, njekohesisht shume te tjere shprehin deshiren per te ikur, madje disa te tjere e kerkojne deshperimisht largimin. Po pse?

Mos valle varferia? Apo me tej akoma ku nje i shkolluar ne vende si italia, gjermania, anglia, kur rikthehen ne kete vend zhgenjehen rende sepse ne mos ngelshin pa pune fare, thjesht mund te kete fatin e mire te punesohen jashte profilit ne nje pozicion bile edhe degradues per titullin e diplomes qe mbajne.
A ka vertet nje pesimizem te theksuar ne rinine e sotme e cila pa tarafe apo interesa nuk kane asnje shans punesimi, dhe per kete i fajesojne se sjane te zote ta gjejne punen, po shteti a egziston me politika te mirefillta zhvillimi?
Disa te tjere shprehin deshiren per tu larguar per te ardhmen e femijeve te tyre, dhe kur i pyet te thone direkt pa ja bere syri terr se ketu ska asnje siguri, ketu sheh vrasesin pas disa ditesh te shetise i lire, shikon dhunuesin, hajdutin, mashtruesin, te bejne karshillek ne vend qe ti shohesh brenda.
Me keq akoma eshte te pyesesh masen e gjere ku te thone me mijera halle qe nuk gjejne zgjidhje ne çdo hallke te shtetit, dhe qe kane humbur çdo besim tek pushtetaret.

Pra si thoni? Me mire te ikesh apo te rrish?
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
E keqia e vendit tone eshte pikerisht emigracioni.
Shqipes sone ju kane larguar si % intelektuale dhe ajo puntore apo krahu i thjeshte i punes ne kuota shume te larta.
Cdo shtet ku emigrimi eshte ne nje shkall te larte ka gjithnje nje regres popullsie njehere dhe jo vetem.
Tani ku eshte me mire jashte apo brenda vendit tone?
Praktikisht shumica qe largohen, largohen se nuk shikojne drite brenda vendit tyre.
Ka dhe nga ata qe jane mire ne Shqiperi por jashte munde te gjejne me mire dhe largohen.
Ashtu sic per arsye ekonomike ka e shume te tjere qe lene stausin intelektual e social te fituar, me dije e djerese ne shqiperi per tu perballur me nje faze ne nivele me te uleta sociale jashte vendit tyre.

Per mendimin tim rinia dhe qytetari shqiptar, si ai bujku, fashtatari dhe intelektuali,duhet te ndergjegjsohen perfundimisht qe si ndertimi i vendit tend s"ka.
Qofte investimi i mendjes dijes apo krahut te punes.
Por qe kjo te ndodh instantat e shtetit ,ingranazhet sociale dhe politika ne vecanti ,duhet ti ktheje popullit te saj besimin tek e nesermja,tek e drejta dhe tek perspektiva per pune dhe me shume mireqenie dhe siguri.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Une e dua vendin tim. Me mendje dhe zemer jam atje. Eshte sh interesant fakti sesa me shume perpiqem te kthehem aq me shume me dalin mundesira jasht e me mbajne peng. ?
 

jana80

Super Moderator
une them te rrish por te ikesh :) naten mundesisht!
 

Zana1

Braveheart
Vendi nuk ndertohet me ato qe jane andej ... perkundrazi, vendi ndertohet vetem nese kthehen k'to qe kane shume vite qe jane larguar qe aty . Por shteti Shqiptar nuk e don dicka te tille, pasi ju kane dhene me shume mundesi te huajve qe te vijne e te hapin biznese ne Albania e ta shfrytezojne vendin me gjithe punetore ( shume firma te huaja te medhaja i kane marre punetoret me vete ...budallek me brire ) se sa nje Shqiptari emigrant , ku deshiron qe te kthehet ne vendin e tij e te shfrytezoje te ardhurat ne nje biznes.

Ne teresi ... Me humbje dalin nga te dyja anet, zgjedhja ngelet personale.
 

Aver

VIP
Per qejf s’do te ikte askush por po na imponohet per shkak te cilesise se jeteses.

Do te qendroj sa te mundem por kam frike se mund te vjen koha t’ia bej bam edhe une, edhe pse s’do te doja.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Me deshire sigurisht qe te gjithe do donin te rrinin dhe te ndertonin te ardhmen ketu, por mundesite ne keto 27 vite jane pothuajse ende minimaliste.
Ne nje sondazh te fundit qe u krye rezultoi se te jetosh ne Tirane (po marr Tiranen si metropol ku standarti dhe ekonomia jane me te larta) , kushtonte rreth 82.900 te reja per 4 persona . Kaq per te jetuar ne kushtet minimaliste , pra mbijetese, duke mos perfshire as qejfet e deshirat familjes ...

Qe ketu kuptohet se me cfare standarti duhet te cajme rrugen e historise ne dore.

A do ndryshoje ky vend ne menyre te tille qe te joshi edhe ata qe jane jashte e te vijne te investojne ketu? bhoooo
 

Zana1

Braveheart
Studjo pak edhe statistikat e Kryeqyteteve te botes .. ( perfshi k'tu edhe London ) ku ora e punes minimale akoma paguhet £7.50 nderkohe qe per te jetuar nje jete komode duhet te jete te pakten £15 e lart.

Ne baze te statistikave i bien qe mos te largohen... duke marre parasysh edhe faktin se qysh largohen ne forme ilegale e leket qe do te harxhojne per k'te rruge.... e plus nuk ka garanci qe do te stabilizohen apo do te arrijne ate qe kane ne mendje. Ne rruge ilegale nuk ke te drejte studimi e as pune.

Ps... Ka shume njerez qe jane gati qe te kthehen ne vendin e tyre, por Shteti k'tu ka dore... e per k;te arsye hezitojne.
 
Redaktimi i fundit:

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Personalisht nuk do largohesha as ne menyre ilegale , po aq edhe legale.

Arsyet jane sa personale po aq profesionale.

Edhe pse mund te bej research per nje kontrate pune ne profesionin tim , dhe mund edhe ta gjej ,mbetet ceshtja personale e pazgjidhur.
Megjithate nuk mund te ankohem kur mendoj se ka njerez qe jetojne me asistence.
 

Zana1

Braveheart
Kontradiktore ... ky eshte thelbi i prb ne pergjithesi me Shqiptaret neper rrjete sociale, I japin pergjigjet ne baze te imagjinates e jo realitetit .

Qe te plotesosh/sigurosh nje kontrate pune nga Albania , shancet I ke pothuajse zero duke marre parasysh vizen e shtetin se nga ku aplikon . ( perjashto rastet diplomatike ,ku luan miku I forte)

Asistenca nuk konsiderohet si dicka e turpshme... perkundrazi shteti I mire/forte aty dallohet.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Kontradiktore ... ky eshte thelbi i prb ne pergjithesi me Shqiptaret neper rrjete sociale, I japin pergjigjet ne baze te imagjinates e jo realitetit .

Qe te plotesosh/sigurosh nje kontrate pune nga Albania , shancet I ke pothuajse zero duke marre parasysh vizen e shtetin se nga ku aplikon . ( perjashto rastet diplomatike ,ku luan miku I forte)

Asistenca nuk konsiderohet si dicka e turpshme... perkundrazi shteti I mire/forte aty dallohet.

E para nese do realisht te flasesh , beje sic duhet se as po te referohem e as po te diskutoj budalliqet e tua!

1. Kontrate pune , e ke shume gabim , por aq di aq thua. jo vetem ne shtetet europiane gjen , por edhe me gjere .
kriteret i plotesoj te gjitha , dhe ke mundesi aplikimi online sa te duash. Edhe intervista e pare behet online , me pas udheton drejt vendit nese perzgjidhesh per te dakortesuar mbi kontraten dhe kushtet. ( ti i referohesh vetem Anglise se aq njeh lumadhe)

2. Asistenca (dhe po flas per Shqiperine) eshte tek 2000 te reja....dhe sigurisht qe eshte nje shume qe as buke nuk blen dot!
Nuk fola per turpe, por per vleren mizerabel...po me ke flas thuaj

Ca ka ketu per kontradiktore se se kuptova?
 

Zana1

Braveheart
Meqe I ploteson ik nje here qofte edhe per eksperience... sepse ne raste te tilla nuk ke humbje si nga hapja e syve edhe nga ajo e karrieres.

Por pak rendesi ka nese I ploteson ti online apo jo , rendesi ka viza ne k’te rast , ku duke marre parasysh shtetin nga ku Aplikon edhe nje here shanci eshte pothuajse zero ( perjashto ndonje rast dipllomatik apo ku luan miku I forte ).

Kontradiktore postimi i jot I pare me te dytin... nuk perputhen.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Meqe I ploteson ik nje here qofte edhe per eksperience... sepse ne raste te tilla nuk ke humbje si nga hapja e syve edhe nga ajo e karrieres.

Por pak rendesi ka nese I ploteson ti online apo jo , rendesi ka viza ne k’te rast , ku duke marre parasysh shtetin nga ku Aplikon edhe nje here shanci eshte pothuajse zero ( perjashto ndonje rast dipllomatik apo ku luan miku I forte ).

Kontradiktore postimi i jot I pare me te dytin... nuk perputhen.

Nese do lexoje me kujdes do shikoje se e kam sqaruar totalisht arsyen pse nuk mund te shkoj! Nuk me mungon deshira!
Jane arsye personale , e skam ndermend te te bej me dije ty si dhe cfare.

Atehere po te kap Gjermanine meqe aty kam gjetur shume mundesira persa i takon profilit tim.
Pasi aplikon sigurisht qe i ben me dije , vendin e origjines.
Dergon pervec CV , master, referenca nga eproret , por edhe letter motivimi.
Intervista e pare behet nepermjet Skype, me pas nese ata binden se ti e kalon fazen e pare , te vendosin daten e intervistes se dyte dhe sigurisht qe do fluturosh tek ata.

Vendet e europes (pervec anglise) kane nje ligj ku cdo kompani ka te ndare numrin e punonjesve qe duhet marre nga vendi i tyre, brenda BE dhe ekstrakomunitar.
Dhe sidomos kur ne profile te ndryshme ka mungesa , ata marrin nga vende te tjera.
vetem infermier e doktore sa ke qe kane shkruar jashte pikerisht fale ketij fakti , duke aplikuar online.

Gjithsesi po ta ritheksoj - Arsyet e mia jane teper PERSONALE, qe me ndalojne te shkoj diku gjetke , larg Tiranes

Te lutem lexo dhe shiko jashte kutickes tende prej dijetare .
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Paragjykime, parazitizem, atakime, padituri, pa-informim... kete po thot kjo Zonja.
Nese do nje shtet me baza e rrenje te forta duhet te investosh ne Industri si shtet, te rrisesh eksportin e prodhimit.
Intelektuale te mirfillt numerohen me gishtat e 1 dore ne Shqiperi, ato qe jan jasht nuk jan asgje me shume se ato qe jetojn atje ne skamje, ose me sakte sherbetor te nje shteti te huaj qe na jep nje jetese me te mire se Shqiperia. Te jemi koherent disa grimca shteti jan bere keto 4 vitet e fundit. (Vjedhja energjis, ujit, policia e korruptuar, institucione te krimbura etj.)
Reformat duhen, mbeshtetja e neve qe jemi rritur/emigruar ne Europe duhet dhene me rikthimin per te kontribuar ne ngritjen e nje Shteti te Denje me nje pasuri natyrore te madhe.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Ah se harrova , per pjesen e vizes , nese merr kontraten e punes , fillimisht pajisesh me nje vize 3 mujore , e me pas me leje qendrimi dhe nuk eshte e veshtire fare.
Ka raste kur kjo merret persiper nga punedhenesi, por po aq ka raste kur nuk merret dhe te duhet te merresh vete.
Keto jane kushte qe i vendos paraprakisht
 

Zana1

Braveheart
E qysh fluturon ti tek ato ? Apo me vizen e hapur tre mujore ? se na cudite.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
E qysh fluturon ti tek ato ? Apo me vizen e hapur tre mujore ? se na cudite.

mos u cudit se e ke pergjigjen brenda pyetjes.
Per europen po, per vendet e tjera po je e interesuar mund te pyes keta miqte qe i kam te shperndare neper bote dhe qe kane ikur pikerisht keshtu.
 

Zana1

Braveheart
Me vizat tre mujore nuk te lejohet qe te punosh , packa qe njerezit punojne ne te zeze.

Tani qysh e siguron ti k’te kontrate pune... pa vize pune ? Ku jane dy gjera te ndryshme.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Me vizat tre mujore nuk te lejohet qe te punosh , packa qe njerezit punojne ne te zeze.

Sinqerisht ti ose je shume e trashe ose e ke marre persiper si rol dhe e ben ne menyre fantastike.

Une them shkon jep intervisten e me pas behet dokumentacioni mi goc....nejse...vazhdo se je ok!
 

Zana1

Braveheart
Po te them qe nje kontrate pune nuk te siguron me domosdo nje vize pune. E nuk ka kompani qe humb kohe me njerez te tille.

Se kush eshte e trashe k’tu... k’tu nuk mund te te mund une,sepse eshte opinioni i jot. Loool
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Po te them qe nje kontrate pune nuk te siguron me domosdo nje vize pune. E nuk ka kompani qe humb kohe me njerez te tille.

Se kush eshte e trashe k’tu... k’tu nuk mund te te mund une,sepse eshte opinioni i jot. Loool

Shiko se nuk dua ta personalizoj temen me me the te thashe.
Ta sqarova me siper , ceshtja se humb kohe nje kompani a jo , eshte opinioni yt! Se ke provuar kshuqe smund te thuash me bindje dicka qe se ke provuar!
Me provo te kunderten dhe hajt se folim .
Mos rri te hapesh vetem forume, hap ndonjehere edhe ndonje faqe nese ke nevoje te eksplorosh dhe investosh tek vetja!

Shnet tashi...
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Shikoni per mendimin tim, ka nje kontradit te madhe mes pjeses qe rrine(jetojne) ne Shqiperi dhe asaj qe jetojne jashte.
Ne qe jetojme jashte duke qene qe kemi kohe tashme te socializuar sipas mundesive ne parametrat e nje shteti tjeter nuk mund te jemi ne ecje me hapat e vendit tone.
Dua te dale ne pike qe; Dhe ne shqiperi ka nje nje klase te mirefillt intelektuale qe neper pune aktivitete dhe me cfare munden po investojne ne vendin e tyre.
Shume te shkolluar neper Evrope e bote ,kthehen me krenari ne vendin e tyre,te punsuar dhe me pagese shume te mire,jetojne dhe ndertojne jeten e tyre ne vendin e tyre.Duke ndertuar she shqiperine ne kete forme.
Se keshtu shabllon sic flasim ne e bejme Shqiperin si vend jevgjish,jo shqiperia ka bere hapa,bene hapa,por une e shikoj pak problemin tek shkrirja pak si shume e shtreses se mesme ekonomike.
Ne fakt kjo e fundit po peson regres e shkrirje ne mbare Evropen faktqesisht.

Ama te thuashe njemije e njeqind te zeza dhe s"paska asnje te bardhe shprese ne shqiperi,kjo nuk qendron.
Ne shqiperi ka njerez te ndershem qe me pune,dije dhe vullnet kane ndertuar jetet e tyre shume shume mire dhe me nje shakalle te larte standarit jetese.
 

Zana1

Braveheart
Sqarimet e tua nuk perputhen me realitetin... prandaj sic thashe edhe me lart ,ju andej nga Albania jepni pergjigje ne baze te supozimit apo imagjinates. Ky eshte edhe prb i perplasjes.

Ndersa ne lidhje me mua , e bredh boten rreth e perqark ... jo vetem qe e zoteroj informacionin por edhe mund ta aplikoj pa supozime.

Kshuqe take a break sometimes ..: sepse leximi I tepert shpeshhere te ben edhe kontradiktore si pasoje e asaj qe nuk I kupton dot qarte ato qe lexon. lool
 

Zana1

Braveheart
Shikoni per mendimin tim, ka nje kontradit te madhe mes pjeses qe rrine(jetojne) ne Shqiperi dhe asaj qe jetojne jashte.
Ne qe jetojme jashte duke qene qe kemi kohe tashme te socializuar sipas mundesive ne parametrat e nje shteti tjeter nuk mund te jemi ne ecje me hapat e vendit tone.
Dua te dale ne pike qe; Dhe ne shqiperi ka nje nje klase te mirefillt intelektuale qe neper pune aktivitete dhe me cfare munden po investojne ne vendin e tyre.
Shume te shkolluar neper Evrope e bote ,kthehen me krenari ne vendin e tyre,te punsuar dhe me pagese shume te mire,jetojne dhe ndertojne jeten e tyre ne vendin e tyre.Duke ndertuar she shqiperine ne kete forme.
Se keshtu shabllon sic flasim ne e bejme Shqiperin si vend jevgjish,jo shqiperia ka bere hapa,bene hapa,por une e shikoj pak problemin tek shkrirja pak si shume e shtreses se mesme ekonomike.
Ne fakt kjo e fundit po peson regres e shkrirje ne mbare Evropen faktqesisht.

Ama te thuashe njemije e njeqind te zeza dhe s"paska asnje te bardhe shprese ne shqiperi,kjo nuk qendron.
Ne shqiperi ka njerez te ndershem qe me pune,dije dhe vullnet kane ndertuar jetet e tyre shume shume mire dhe me nje shakalle te larte standarit jetese.

Kjo qe thuan ti Nev... vlen vetem per nje pjese te vogel. Pasi vlen per te tera palet , ne te kundert i bien qe edhe ti nuk do te jetoje dot ne Greqi apo tjetri tjetra neper bote . Njerezit ambientohen .. thelle e thelle I tere njerezimi nje parim kane dhe eshte e mundur qe te ambientohet per mire apo per keq.

Shqiperia eshte e bukur... I ka te tera.

Duhet kuptuar qe thelle e thelle nuk te duhet shkollim jashte Shqiperise ,per te te siguruar nje te ardhme me te mire apo ky fakt do te rregulloje vendin... shkollat njelloj jane ne tere boten, nje aplikim I tille per k’te arsye ka lidhje me korrupsionin ( pasi dihet qe jo te tereve ju jepet hapur kjo mundesi... kjo vlen vetem per shtresen e larte te korruptuar) .

Shqiperia ndertohet vetem nese kthehen k’to qe kane kohe qe kane ikur e I kane arritur gjerat ... ne djersen e tyre, e nuk ju intereson me miku .
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Hajt po e bej edhe nje sforco te fundit , per te pare nivelin e larte te inteligjences.

Edhe njehere me zyshen ketu....ktu mendjen Zana

Skenari 1. Kur Kompania nuk merr persiper ceshtjen e dokumentacionit.

1. Aplikon online per pozicionin e interesuar
2. Kryen intervisten online
3. Jep edhe intervisten dhe nenshkruan kontraten (ki parasysh qe kontratat kudo jane me nje afat kohor qe variojne nga 3 - 6 muaj, me pas me kohe me te gjate)
4. Pasi merr kontraten e neshkruar, si dhe referencen se je pranuar nga x apo y kompani KTHEHESH ne SHQIPERI
5. Shkon ne ambasaden e vendit (tek Gjermania psh) , dorezon te gjitha dokumentat
6. Ata kryejne verifikimet e tyre dhe te japin leje qendrimi apo vize pune quje ti si te duash
7. Merr avionin pasi ke vendosur me punedhenesin se kur staton...dhe bye bye Albania.


Skenari 2. Kur kompani merr persiper pajisjen me vizen e punes.

1. Pasi nenshkruhet kontrata
2. Ata (kompania) gjithe dokumentat e tua i dergojne ne bashki apo zyre pune
3. kryhen verifikime mbi personin
4. jepet aprovimi dhe punedhenesi te komunikon se kur duhet te paraqitesh ne pune.


Hajt per hajer ishalla
 

Zana1

Braveheart
Oh po ti sikur the qe i permbush te tera kushtet per pune ( e ke menduar qe nje kontrate pune te siguron edhe vizen e punes ) ... tani na doli kur kompania merr persiper vizen e punes.

Provoje .... por k'to kompani kane limite te llahtarshme kur behet fjale per Albania, kshuqe prape se prape shancet i ke pothuajse zero. ( perjashto rastet e mikut te forte )

Nuk na the ndonje gje te re... pervecse te ka ngelur metri ne dore duke matur trashesite lart e poshte. loool

Te ishte kshu te tere benin aplikime te tilla... gjer tek ti them qe do te ja dilnin mbare. loool
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
O zana miku qendron dhe perpilohet rendeshem ne te tera shoqerite e botes.
Harroje qe s"ka mik, korrupsion , klane ekonomike ,biznesi ke ne cdo lloj rendi,shoqerie politike e ekonomike.
Thjesht ne vendet me zhvillim me te larte, ngaqe biznesi privat eshte me i fuqishem, konikurenca me paster.ligji pak me i eger , keto te fundit evidentohen dhe kapen me shpejt per tu eliminua, te pakten ne siperfaqen sociale per masen vizive apo akustike te mendiave.
Dhe ne shqiperi ka kohe qe kush meson dhe mbaron me 10,merr buresen e iken shkollohet jashte apo neper deget me te mira ne Shqiperi.
Binezi privat tashme, te punsuarit si merr me mik, por me konkurenc te paster dije dhe prefesionalizmi.
Pse? Sepse privatit i intereson zotesia dhe produktivitetit ne pune.
Dhe ne instantat shtetrore me duke tashme ka nje ligj ku punojsit nuk mund te hiqen me nderrimin e partive politike sic i leviznin me pare.
Tani pak nga pak behen gjerat.
Dhe jam totalisht kundra qe shqiperia u beka me kthimin e refugjateve.
Kjo per dy arsye;
E para jo te gjithe refugjatet kane statusin e nje indeksi te caktuar shkollimi,cka i ben automatikisht keta te fundit krah pune.(sigurisht qe trishtimi i emigrimit eshte kur nje vendi i iken truri intelektual,fatekeqesisht shqipes sone i kane ikur shume e ne ket rrang)
E dyta vertet shqiperia ka ikje ,por ama ka sa te duash qe tua leshoh Evropen nuk levizin nga shqiperia.
Shqiperia ka te gjithe parametrat qe i duhen per te ecur perpara.
Ka nje rini te pasur me ide,shkollim dhe besim ne vetvete.
vuan pak nga nje ngerrc politik por me kohen edhe kjo do kaloje.
Qytet e medha ne shqiperi jetojne me nje standart krejtesisht Evropjan,tani probleme ka, por jo aq sterr e te pakalueshme sic shihen me nje sy meskin dhe te erret.
 
Top