Shqipërisë po i ikin intelektualët, raporti i OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njërëzve të aftë.

Vala e re e emigracionit po përfshin jo vetëm familjet por edhe shtresën e aftë të popullsisë.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.

Për periudhën në fjalë, rritja e normës së emigrimit së personave me aftësi të larta është 14.6 pikë përqindje (pp), pas Liberisë (27.9) dhe Butanin (15.4) dhe në të njëjtin nivel me Moldavinë. Pas Shqipërisë renditet Rumania, me rritje 11.8pp.

Në përgjithësi, gjithë Ballkanit i kanë ikur intelektualët. Për Bosnjën rritja është 11.5pp, për Maqedoninë e Veriut 10pp.
Shqipëria renditet edhe ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, duke e pasur këtë tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve.
Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e te cilit nuk po njeh zbutje, por ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante.

Emigracioni është një fenomen që prek vendet më të ardhura të ulta dhe të gjitha shtresat e popullsisë, por te arsimuarit kanë prirje për të emigruar më shumë.

Sipas raportit, në Europë, vendet e Ballkanit janë ndër burimet më të mëdha të migrantëve.
Për shembull, Shqipëria ka një normë totale emigrimi prej 29%, Bosnja dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia Veriore prej 18%.
Në përgjithësi, nivelet e emigracionit të personave me arsim të lartë janë pothuajse gjithmonë më të larta se nivelet totale të emigracionit.

Kjo përzgjedhje pozitive e migrantëve është e lidhur me disa faktorë: jo vetëm individët me arsim të lartë zakonisht kanë më shumë mundësi financiare për t’u angazhuar në migracionin ndër-shtetëror sesa kolegët me kulifikim më të ulët, por gjithashtu shumë vende të OECD kanë miratuar politika më të favorshme migrimi për personat me aftësi të larta.

BoldNews
 
Une nuk mbroj institucione por ide dhe une skam qene kundra prishjes
Sjam intelektuale , jam individ qe pergjigjem per veten

Meqe une nuk shkova ne mbrotje , me thuaj ti sa here ke qene per te pare sikur nje shfaqje ne te

leri kto aman
4 here kam qene me modestine time.
 
Se harrove kryesoren

Ngritja ne piedestal e atij target grupi te ashtuquajtur "intelektual" mbi te cilet ne kumtojme fort!
kur ne te vertet jane nje tufe alabakesh profesionistash me blerje diplomash.
Mjaft ti degjosh te famshmit analist (pergjithesim kjo) , te cilet ne nje moment acarimi apo atakimi nxjerin nga vetja "intelektualizmin" e tyre te fshehur
Ky degradim i shoqerise sone ka filluar ne vitet 95- e sot!
Sot filozofia - Ji i paedukuar , shitet per drejteperdrejtesi
Me fal se me kapi syri vitin 95.. si degradim i shoqerise .
Kam ca njerez ne fb qe po kujtojne vitet e shkolles nga 70 deri ne 90 ... u shastisa nga dhuna fizike se psiqike po se po qe mesuesit ( intelektuale) e perdornin aso kohe ne menyre shtazarake !
Pra brezi qe u edukua ne ato vite ishte e ardhmja.
 
Pastaj fakti qe teatri u shemb ne ate menyre na bene me faj te gjitheve.
Ku ishim neve kur u zhduk kinema 17-nentori, kinema republika, pallati pionereve, hapesirat e gjelberta tek parku i liqenit, stadiumi me minare, sheshi skenderbej pa trotuare eme zift, etj etj etj?
Me perjashtim te ca njerzve te ndjeshem e qe e duan qytetin, te tjeret ishin ne gjume ose tu pi kafe..
 
Me fal se me kapi syri vitin 95.. si degradim i shoqerise .
Kam ca njerez ne fb qe po kujtojne vitet e shkolles nga 70 deri ne 90 ... u shastisa nga dhuna fizike se psiqike po se po qe mesuesit ( intelektuale) e perdornin aso kohe ne menyre shtazarake !
Pra brezi qe u edukua ne ato vite ishte e ardhmja.
Se di se kam qene shume e vogel
ishte diktat ne ato vite
Fjala e mesuesit ishte ligj , ishte respekt , ishte frike , ishte shume cka
Ama dolen breza te mire edukuar

Liria sot?
Kur nje femije ne 8-vjecare ngrihet dhe i thote mesuesit fjale te ndyra ne klase , eshte liri sipas teje?
 
Different, sa mire qe nuk ke qene me pare ne kete forum te lexoje se si e mendonin mbrotjen intelektuale qe ju be teatrit.
Se ve ne dyshim, me mire te besh nje thes me pleshta bashke se dy shqiptare thoshte Gjergj Fishta😛
Ndarje mendimsh ka, prandaj jemi te gjith ndryshe, por mbi te gjitha respekti.
 
Se di se kam qene shume e vogel
ishte diktat ne ato vite
Fjala e mesuesit ishte ligj , ishte respekt , ishte frike , ishte shume cka
Ama dolen breza te mire edukuar

Liria sot?
Kur nje femije ne 8-vjecare ngrihet dhe i thote mesuesit fjale te ndyra ne klase , eshte liri sipas teje?
Ishte frik .. kjo 90%.. pra me frike nuk mire edukohet asnje shoqeri. Flm
 
Po sot cfare eshte?
Derivati i dhunes dhe i frikes..nese nuk bejme pune qe nga familja qe me dhune ska zgjidhje asgje sso mund te korrigjoje shkolla.
Por ne nje shtet ku te dhunon qeveria ..ai qe duhet te te mbroj ..keto skena dhe kto breza do rriten.
 
ja foli e intelektuali tjeter lool lool

Ti i dashur ngaterron idete apo menyren si shihen gjerat me intelektualet
Nese ti sheh intelektualin te Alfred Lela e Clirim Peka , qofsh ti qe je lool
Protesta dy vjeçare e artisteve, ishte nder kauzat më me vlere ne gjithe keto 30 vite tranzicion. Sigurisht edhe aty pati perçarje me artiste si Robert Ndrenika e te tjere qe ishte gati te shtrihej barkazi nese do prekej teatri dhe mbas pazareve me Veliajn firmosen per prishjen e ketij objekti qe iu ngjante si kotec pulash.
Por pertej ketyre ishte nje proteste artistesh qe nuk u shiten eqe luftuan me shume qytetari, kulture e argumenta historike se perse kjo ndertese duhej ruajtur. Madje vajten deri aty sa nepermjet Europa Nostras, gjeten edhe fondet per rikonstruktimin e 70% te ketij objekti.
Mirepo artistet u lane vetem @Moonlight, paten praktikisht zero mbeshtetje qytetare, ndonese folen ne mbeshtetje te tyre intelektual me zë si Lubonja, Plasari, Velo, Fuga etj.
Me nje popull te fjetur, Rama mbylli shpejt e shpejt kaparet qe kishte marre nga Fusha apo kush dreqin fshihej mbas tyre dhe vazhdoj mjeshterisht me shume gjakftohtesi planin e shembjes se nji nga godinat e pakta me trashegimi qe i kishte mbetur Tiranes.
 
Derivati i dhunes dhe i frikes..nese nuk bejme pune qe nga familja qe me dhune ska zgjidhje asgje sso mund te korrigjoje shkolla.
Por ne nje shtet ku te dhunon qeveria ..ai qe duhet te te mbroj ..keto skena dhe kto breza do rriten.
Derivat i dhunes dhe frikes ? Nga kush ?
i diktatures?
Dmth sa shekuj duhet te kalojne qe ky derivat te mos ekzistoj me?
 
Protesta dy vjeçare e artisteve, ishte nder kauzat më me vlere ne gjithe keto 30 vite tranzicion. Sigurisht edhe aty pati perçarje me artiste si Robert Ndrenika e te tjere qe ishte gati te shtrihej barkazi nese do prekej teatri dhe mbas pazareve me Veliajn firmosen per prishjen e ketij objekti qe iu ngjante si kotec pulash.
Por pertej ketyre ishte nje proteste artistesh qe nuk u shiten eqe luftuan me shume qytetari, kulture e argumenta historike se perse kjo ndertese duhej ruajtur. Madje vajten deri aty sa nepermjet Europa Nostras, gjeten edhe fondet per rikonstruktimin e 70% te ketij objekti.
Mirepo artistet u lane vetem @Moonlight, paten praktikisht zero mbeshtetje qytetare, ndonese folen ne mbeshtetje te tyre intelektual me zë si Lubonja, Plasari, Velo, Fuga etj.
Me nje popull te fjetur, Rama mbylli shpejt e shpejt kaparet qe kishte marre nga Fusha apo kush dreqin fshihej mbas tyre dhe vazhdoj mjeshterisht me shume gjakftohtesi planin e shembjes se nji nga godinat e pakta me trashegimi qe i kishte mbetur Tiranes.
Une e kuptoj qe ti do te besh debat shterp duke u kapur neper ato citime qe i lexojme neper portale
Une kam hequr dore nga diskutime te tilla

Une jam qytetare e qytetit tim dhe mendimin tim e riperseris..meqe se ke lexuar me heret
Si frekuentuese teper e rregullt e Teatrit Kombetar, isha 100% dakort qe ajo te prishej, rikonstruktohej, apo cfaredo te behej
Por dicka duhej bere se sben
Personalisht sme ben fare problem nese ndertohet nje kulle apo 100 kulla , mjaft te ndertohet Teatri me kushtet per te mirepritur artdashesit e saj (mua perfshire)
Skam bere politike dhe as me intereson politika , per dicka qe e kam per zemer

Jo me kot te pyeta ...sa shfaqje ke pare ti ne ate teater?
 
Ashtu ka ndodhur m cfaredolloj proteste, eshte shuar. Njelloj ndodhi edh me studentet, protesta me e pakontestushme ishte ne fillim per mendimin tim. Hyri politika dh i percau. Edh me teatrin, hyri basha me monen, me marrevshje paraprake, dhe e shkerrmoqen gjithe kuzen. Sot nje nga vellezeri budina reciton ne presidence. Ndoshta gjerat jan shume ndryshenga brenda, por kjo eshte ajo qe perceptoht nga jashte
 
Kjo eshte pyetja 1 milionshe.. ngopet djalli me shpirtra njerezish..eshte nje fjale e urte.
Dmth sipas kesaj qe ti thua , une duhet te mendoj se cdo lider , cdo qeveri , cdo drejtues deri tani e ne vazhdim do jete nen ndikimin e dhunes dhe frikes , te cilen na e percon e ne
interesante
 
Une e kuptoj qe ti do te besh debat shterp duke u kapur neper ato citime qe i lexojme neper portale
Une kam hequr dore nga diskutime te tilla

Une jam qytetare e qytetit tim dhe mendimin tim e riperseris..meqe se ke lexuar me heret
Si frekuentuese teper e rregullt e Teatrit Kombetar, isha 100% dakort qe ajo te prishej, rikonstruktohej, apo cfaredo te behej
Por dicka duhej bere se sben
Personalisht sme ben fare problem nese ndertohet nje kulle apo 100 kulla , mjaft te ndertohet Teatri me kushtet per te mirepritur artdashesit e saj (mua perfshire)
Skam bere politike dhe as me intereson politika , per dicka qe e kam per zemer

Jo me kot te pyeta ...sa shfaqje ke pare ti ne ate teater?
Kur ti akoma nuk tregon ndjeshmeri per ate çka u prish, eshte e kote.
 
Dmth sipas kesaj qe ti thua , une duhet te mendoj se cdo lider , cdo qeveri , cdo drejtues deri tani e ne vazhdim do jete nen ndikimin e dhunes dhe frikes , te cilen na e percon e ne
interesante
Mos e bej kaq tragjike😛
Kane mjaft mnyra kontrolli, frika e humbjes se punes, frika e mos rritjs se rroges. Kshtu qe mos u var nga shteti😂
 
Ashtu ka ndodhur m cfaredolloj proteste, eshte shuar. Njelloj ndodhi edh me studentet, protesta me e pakontestushme ishte ne fillim per mendimin tim. Hyri politika dh i percau. Edh me teatrin, hyri basha me monen, me marrevshje paraprake, dhe e shkerrmoqen gjithe kuzen. Sot nje nga vellezeri budina reciton ne presidence. Ndoshta gjerat jan shume ndryshenga brenda, por kjo eshte ajo qe perceptoht nga jashte
Sepse jane bukur aq sa politika nuk fut hundet...

me kujtohet qe per punen e teatrit kam bere nje debat me Aktorin Lico
Goxha interesant zoteria "intelektual" , edhe pse pyetjeve te mia si dha nje pergjigje , edhe pse nuk ishte i zoti te mbronte gjoja kauzen e tij aspak politike (sipas tij) , ne fund edhe me ofendoi dhe me beri block lool
 
Dmth sipas kesaj qe ti thua , une duhet te mendoj se cdo lider , cdo qeveri , cdo drejtues deri tani e ne vazhdim do jete nen ndikimin e dhunes dhe frikes , te cilen na e percon e ne
interesante
Jo sipas meje po sipas llogjikes.. koha tregoi qe Shqiperia po ata qe ishin ne pushtet lane pasardhes te denje.. te dhunuarit ather e sot ikin nga syte kembet. Gjeja me e shtrenjte e nje kushtetute demokratike eshte dinjiteti i njeriut.
Ne Shqiperi eshte shkelur dhe vazhdon te shkelet... nuk kemi nga ta mesojme ndryshe perderisa akoma te bijte e Diktatures vazhdojne te jene e te sundojne... une besoj ne mrekulli..mbase del ndonje Kastriot
 
Une kam provuar dicka mbi veten
nje e persekutuar , e cila ishte ne pozicion drejtues dhe na bente terror psikologjik
Kur shkonim ne pune shikonim si e kishte kapelen drejtorlesha ...

aty kuptova se persekutuesi me i keq eshte i persekutuari

qofsha gabim...

Sprove ishte ajo eksperience
 
Vertetove qe dhuna sjell dhune!
 
Sepse jane bukur aq sa politika nuk fut hundet...

me kujtohet qe per punen e teatrit kam bere nje debat me Aktorin Lico
Goxha interesant zoteria "intelektual" , edhe pse pyetjeve te mia si dha nje pergjigje , edhe pse nuk ishte i zoti te mbronte gjoja kauzen e tij aspak politike (sipas tij) , ne fund edhe me ofendoi dhe me beri block lool
E paske vene ne veshtiresi, ska ditur nga tia mbaje. Por gjithsesi, ai nuk perfaqeson as teatrin, as kauzen.
Per menimin tim, vlera e vetme e teatrit, ishte ruajtja e identitetit, aq sa mund te perfaqesonte dicka. Me mire pak se aspak.Ndjshmerine e @Darius as une sekam, ndoshta ngaqe sjam tironsw, apo se frekuentoja. gjithsesi e vjetra duhet ruajtur. Ka vleren e vet dhe nuk besoj se prihte imazhin e tiranes
 
Jo vertetova qe sindroma e stokholmit nuk ishte thjesht nje mit
Nese ky rast ishte sporadik.. se ve bast qe me gishta jane te persekutuarit ne pozita .. per vete faktin se skane pase mundesi te studimeve te larta e pa to ske mundesi per me shume.
Dhuna ne kohen e diktatures ishte mjet propogante dhe e perditshme.. pra pasardhesit e tyre vetem do gjejn justifikimet per ta ushtruar.
 
E paske vene ne veshtiresi, ska ditur nga tia mbaje. Por gjithsesi, ai nuk perfaqeson as teatrin, as kauzen.
Per menimin tim, vlera e vetme e teatrit, ishte ruajtja e identitetit, aq sa mund te perfaqesonte dicka. Me mire pak se aspak.Ndjshmerine e @Darius as une sekam, ndoshta ngaqe sjam tironsw, apo se frekuentoja. gjithsesi e vjetra duhet ruajtur. Ka vleren e vet dhe nuk besoj se prihte imazhin e tiranes
Trumbetimi qe ju be nje vepre qe nuk ishte me e zonja te mbante veten e saj , ishte e tera kauze politike
dhe kjo u vertetua.
Sic e thashe ,skam dashuri e as ndjeshmeri per godina , por per ate cfare ato perfaqesojne
e nese sdo ekzistonte me , ath po ..ndjeshmeria ime do rritej,por per aq kohe sa do ndertohet dhe kontemporane per gjithe brezat ....jam ok
Darius e ka festen mbi krye te keqen , pordh syfyri i ka kto lool
 
Top