Shqipërisë po i ikin intelektualët, raporti i OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njërëzve të aftë.

Emigrant-emigrant-emigracioni.jpg
Vala e re e emigracionit po përfshin jo vetëm familjet por edhe shtresën e aftë të popullsisë.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.

Për periudhën në fjalë, rritja e normës së emigrimit së personave me aftësi të larta është 14.6 pikë përqindje (pp), pas Liberisë (27.9) dhe Butanin (15.4) dhe në të njëjtin nivel me Moldavinë. Pas Shqipërisë renditet Rumania, me rritje 11.8pp.

Në përgjithësi, gjithë Ballkanit i kanë ikur intelektualët. Për Bosnjën rritja është 11.5pp, për Maqedoninë e Veriut 10pp.
Shqipëria renditet edhe ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, duke e pasur këtë tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve.
Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e te cilit nuk po njeh zbutje, por ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante.

Emigracioni është një fenomen që prek vendet më të ardhura të ulta dhe të gjitha shtresat e popullsisë, por te arsimuarit kanë prirje për të emigruar më shumë.

Sipas raportit, në Europë, vendet e Ballkanit janë ndër burimet më të mëdha të migrantëve.
Për shembull, Shqipëria ka një normë totale emigrimi prej 29%, Bosnja dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia Veriore prej 18%.
Në përgjithësi, nivelet e emigracionit të personave me arsim të lartë janë pothuajse gjithmonë më të larta se nivelet totale të emigracionit.

Kjo përzgjedhje pozitive e migrantëve është e lidhur me disa faktorë: jo vetëm individët me arsim të lartë zakonisht kanë më shumë mundësi financiare për t’u angazhuar në migracionin ndër-shtetëror sesa kolegët me kulifikim më të ulët, por gjithashtu shumë vende të OECD kanë miratuar politika më të favorshme migrimi për personat me aftësi të larta.

BoldNews
 

Attachments

  • Emigrant-emigrant-emigracioni.jpg
    Emigrant-emigrant-emigracioni.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
  • Emigrant-emigrant-emigracioni.jpg
    Emigrant-emigrant-emigracioni.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
me vjen me qesh,kemi filluar zeme vendet e para ne cdo gje, ahhahahaha
te paret per ikje ne rrang krah pune,te paret ne ikje per intelektualeishenn. :p
Te paret ne droge,te paret ne krime?!
C`dreqin duam me shume ne?! :p
 
me vjen me qesh,kemi filluar zeme vendet e para ne cdo gje, ahhahahaha
te paret per ikje ne rrang krah pune,te paret ne ikje per intelektualeishenn. :p
Te paret ne droge,te paret ne krime?!
C`dreqin duam me shume ne?! :p
Nje amaro lucano lool


amaro-lucano-1-litro-324x518.jpg
 

Attachments

  • amaro-lucano-1-litro-324x518.jpg
    amaro-lucano-1-litro-324x518.jpg
    19.5 KB · Shikime: 0
  • amaro-lucano-1-litro-324x518.jpg
    amaro-lucano-1-litro-324x518.jpg
    19.5 KB · Shikime: 0
Le te ikin...
Universitetet tona private dhe publike me pedagoge te shkelqyer ? kane nxjerre breza mjaftueshem te diplomuar per ti zevendesuar te gjithe intelektualet qe largohen.

7x7=42 na e diplomuan Hollandezt, ne skena probleme te tilla. Ashu tkeqen.
Ka qen duke i ber Kompliment gazetares. Po se ke kap ti kte ?
 
Top