Shqiptarët e Maqedonisë – mbështetës të politikës gomarizuese!

Ç’bëjmë ne që fatin e fëmijëve tanë e kemi lënë në duart e leninistëve që nuk e kanë lexuar deri në fund as abetaren, ne që shtiremi se nuk e dimë që përfaqësuesit tanë politik janë pasqyra ku shihet portreti ynë kolektiv?
3162766-2-700x375.jpg

Shkruan Kim Mehmeti


Kryetari i BDI-së i paska shpallë të pafajshëm ministrat shqiptarë të arsimit lidhur me librat shkollor ku nxënësve maqedonas u thuhet se shqiptarët kanë origjinë maqedono-rome-turke dhe se ata e paskan okupuar Maqedoninë?!
Kryebëdë-isti paska thënë se ministrat e tij nuk janë redaktorë që të merren me libra!?
Por të jemi të drejtë ndaj cilitdo: ai aq dinë dhe aq bënë. Dhe neve kush na e ka fajin që ende nuk e kemi kuptuar se ministrat e BDi-së merren me punë më madhore – si për shembull, me dhënien e tenderave!
Andaj pyetja që duhet shtruar është: ç’bëjmë ne që fatin e fëmijëve tanë e kemi lënë në duart e leninistëve që nuk e kanë lexuar deri në fund as abetaren, ne që shtiremi se nuk e dimë që përfaqësuesit tanë politik janë pasqyra ku shihet portreti ynë kolektiv?
E sa i përket portretit tonë të sotëm grupor, në librat e ardhshëm të historisë, nga të cilët do mësojnë nxënësit shqiptarë , ai do jetë i përfshirë në kapitullin me titull: ‘Ata që ishin mbështetës të politikës gomarizuese të BDI-së!”

Pamfleti.net
 
Portret i trishtë kolektiv. Kim Mehmeti që lexoi shumë më shumë se një abetare, e harron faktorin tjetër me shumë rëndësi. Të jesh komb pa identitet të plotë kombëtar. Shumë të lehtë e ka qeveria sllavo-maqedonase të bëjë përçarje ndërkombëtare. Në këtë rast, duke i dhënë mbështetje të plotë politikës gomarizuese.
 
Top