• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptarët ikin jashtë dhe harrojnë të kthehen


Që pas vitit 2011, kur u hoqën vizat për të udhëtuar në vendet e Schengen, shqiptarët ikin dhe “harrojnë” të kthehen, duke arritur rekordin e moskthimit në 2015-n. Nga të dhënat e daljeve të shtetasve shqiptarë dhe hyrjeve të tyre në viti, rezulton se në vitin 2011, daljet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në rreth 4.1 milionë, me një rritje prej 20% në raport me vitin e mëparshëm, raporton Monitor. Heqja e vizave me vendet e Schengen ishte arsyeja kryesore që nxiti shtetasit shqiptarë të vizitonin të afërmit emigrantë apo dhe të lëviznin për pushime.

Por, ndonëse lëvizja pa viza parashikon që shtetasit shqiptarë mund të rrinë deri në 90 ditë, që nga viti 2011 ka një rritje të dukshme të diferencës mes shtetasve që dalin dhe atyre që kthehen. Në vitin 2011 kjo diferencë u rrit në 370 mijë, nga 280 mijë që kishte qenë në vitin e mëparshëm, duke treguar për një tendencë të shtetasve për të qëndruar edhe më gjatë se afat 90 ditor. Ndërsa në vitet e mëpasshme u shënuar një rënie e kësaj diference (daljeve dhe hyrjeve), në 2015-n ky indikator u rrit ndjeshëm. Nga 4.5 milionë që ishin daljet, kthimet ishin rreth 4 milionë, me një diferencë rekord prej 405 mijë personash.

Viti 2015 përkon me periudhën kur u shënuar një valë e re emigracioni në vend. Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat arritën në 67 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që kishte qenë vitin e mëparshëm, duke qenë shteti i dytë, pas Sirisë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azilkërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 67 mijë. Gjermania është shteti më i preferuar për të kërkuar azil.

Në vitin 2016, kërkesat për azil ranë, si rrjedhojë e normës së lartë të refuzimeve, teksa Shqipëria u rendit në listën e vendeve të sigurta dhe iu dha prioritet emigrantëve që iknin nga vende konfliktuale dhe në luftë (si psh Siria, Afganistani etj). Sipas të dhënave të EUROSTAT, 28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE në vitin 2016. Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se ka një ngushtim të diferencës mes daljeve dhe hyrjeve të shtetasve shqiptarë në 2016-n. Rritja e numrit të të ikurve vitet e fundit pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi, duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri.

Rruga kryesore nga dalin shqiptarët është përmes tokës, me 78% të udhëtarëve në 2015-n, të ndjekur nga ajri me 13% dhe deti me 9%.

Dritare net
 
Top