Shqiptarët populli që nuk përballon dot faturat e përditshme, nuk ngroh dot shtëpinë

auto_tirana-nga-lart1502433437.jpg

Barometri i Ballkanit, i publikuar ditën e djeshme nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (Rا) ka anketuar publikun në 6 vende të Ballkanit (Shqipëria, Serbia, Mali I Zi, Kosova, Bosnja, kroacia, Maqedonia) edhe lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme.

Nga anketimi rezulton, siç theksohet edhe në raport, se nga pesë pyetje të bëra lidhur me përballueshmërinë e nevojave të përditshme, Shqipëra rezulton me një përqindje të lartë të atyre që shprehen se nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha elementët që përfshihen në pyetje.

Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk ishin në gjendje të paguanin faturat e dritave, ujit, dhe të paktën 43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohtë, përqindje këto shumë më të larta sesa vendet e tjera (shih grafikun).
auto_barometer-11507625151.png

30% deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon.

30% e familjarëve deklaruan se nuk ishin në gjendje të përballojë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë. Shteti i dytë pas Shqipërisë me përqindjen më të lartë të këtij treguesi është Serbia me 19%, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit përgjithësisht shprehen se arrijnë të përballojnë blerjen e ushqimeve dhe veshjeve.
auto_barometer-21507625150.png

Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%.

ثshtë interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.

Në një tjetër pyetje të sondazhit, 25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshme, sërish përqindja më e lartë në rajon. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se një u njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit.
auto_barometer-31507625150.png

Pyetjes se sa njerëz në familjen tuaj që janë në gjendje të punojnë janë të papunë, 70% e të anketuarve shqiptarë I janë përgjigjur të paktën një ose më shumë, përqindja e dytë më e lartë në rajon pas Kosovës.

86% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi. Në këtë pyetje rekordin e mban Kroacia, me 94%.

auto_Capture-31507625149.png

Syri net
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Epo tani kur I lepin Faqen politikes domosdo qe nuk do paguash dot faturat.... ne vend te ankoheni dilni dhe kerkoni ate qe ju takon, dhe jo merrni 50 euro per zgjedhje dhe ju rrjepin per miliona per 4 vjet rresht.
 

Zana1

Braveheart
Nuk e di se kur do te mbushet me mend ky popull .... 28 grade sot perjashta ( mesi I Tetorit ) , Brenda ne shtepi ftohte ....lere pastaj ngrohen me korent,sepse drute nuk Jane Estetike... pastaj ankohen per faturat nderkohe qe kafenete plot, nuk e heqin dot kafene nga 3 here ne dite te perditshme .
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
keto statsitika duhet drejtuar politikaneve si udheheqes shteti, dhe avokatëve si mbrojtes shteti....

Ata le ta shohin ku ndodhet qendrushmeria e popullates aktualisht...
 

sensuu

sweet
Nje e vertet e hidhur, ne Shqiperi shtepite jane shume te ftohta...
 
Top