Shqiptarët, të fundit në Europë për kujdesin oral.

Love

βeℓℓe â๓e
Shqiptarët, të fundit në Europë për kujdesin oral. E ndërrojnë furçën e dhëmbëve 1 herë në 3 vjet

tooth-enamel-300x180.jpg


Shqiptarët janë të fundit në Europë sa i përket kujdesit për dhëmbët. Kështu thuhet në një studim të realizuar nga Euromonitor International, publikuar nga Panorama.

Në studim thuhet se edhe pse furça e dhëmbëve duhet ndryshuar njëherë në tre muaj, ka shqiptarë që e ndryshojnë njëherë në tre vjet.

Shqiptarët shpenzojnë vetëm 1.5 euro në vit për kujdesin oral, kurse në Perëndim kjo shifër shkon deri në 14.9 euro.

Madje edhe në Kosovë janë përpara, pasi shpenzojnë 1.9 euro.

Në Shqipëri konsumohet 75 ml/vit pastë dhëmbësh, që i korrespondon një paste dhëmbësh në vit. Në Kosovë konsumojnë 100 ml/vit, kurse në vende si Italia konsumohet deri në 417 ml/vit.

Dentistët thonë se problem është se 60 përqind e shqiptarëve kanë dhëmbë të prishur në gojë, por i drejtohen mjekut vetëm kur janë në gradë të fundit.

Shqiptarët kanë tre herë më shumë dhëmbë të prishur se në BE. Kështu, në Shqipëri një person ka 4 dhëmbë të prishur mesatarisht, kurse në BE 1.2 dhëmbë.

Vetëm 7 përqind e fëmijëve bëjnë kontroll të rregullt dentar, ndërkohë që mbi gjysma e tyre konsumojnë shumë ëmbëlsira, armiku kryesor i dhëmbëve.
Burimi: tema
 
Titulli: Shqiptarët, të fundit në Europë për kujdesin oral.

A edhe per dhembet te fundit a !

Une personalisht kujdesem shume per dhemb , e jame i sigurt se 4-5 brusha i shtjerri deri ne nje vit .
Pastrimin e dhembeve e kam si parim fetar te fituar , qe e ve ne praktik athere kur marr abdes - i pastroi edhe dhembet .
 

iLirjam

Antar i fv.al
Titulli: Shqiptarët, të fundit në Europë për kujdesin oral.

Per sa kohe Shqiptarve do tu mbesin gabelt neper dhembe,,,skan nevoj per furrce fare,,sepse ka gabel ne shqiptari sa te duash,e bejne popullin shqiptar te klasifikohet i pa lare dhe i fundit ne europe,,dhe i fundit ne bote! sepse ata i duken si qyrrat ne manget e trikos se nje femije!
 
Top