• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Në gjithë globin, për shkak të situatës kritike që po shfaqet, po marrin vrull imponues dy fenomene:
  1. Nacjonalizmi
  2. Feja
E para ka tё bёjё me çёshtjen kombёtare, ndёrsa e dyta me sferёn shpirtёrore e mistike.
Sic tregon historia apo përvoja, ideologjitë gjejnë vatrën më të përshtatshme për tu përhapur gjatë perjudhave tё errëta.
Për t'i bërë ballë gjëndjes së mjerë dhe për ti dhënë kurajo popullit që të reagojë sa më mirë, partitë politike dhe entet fetare gjejnë mbështetje tek heronjtë, mitet dhe historia e tyre.


Në Shqipëri, çuditërisht por jo rastësisht, ndodh fenomeni i kundërt!
  • Përbalten Heronjtë
  • Vriten Mitet
  • Mohoet Historia
Kjo ndodh pёr shkak tё sundimeve (dhe jo pushtimeve) tё shumta tё tё cilave rra preh trualli ynё dhe pёr shkak tё pёrcarjeve qё ato i dhanё popullit shqiptar.
“Nё çёshtjet fetare kombi yne thuajse i provoi tё tёra: paganizmin, krishtёrimin, muslimanizmin, ateizmin shtetёror, konvertimet, varёsinё dhe autoqefalinё”- shprehet Abdi Baleta - “Mbajti respektin pёr profetёt dhe ruajti dyshimin pёr ata qё sollёn fjalёn e tyre. Sot mund tё flitet me krenari pёr “sintezёn shqiptare” tё feve monoteiste, e cila duhet ruajtur jo vetёm si vlerё shqiptare por edhe si vlerё europiane e botёrore.”
Por cila ёshtё vallё kjo “sintezё shqiptare” pёr tё cilёn flet me kaq zell Z. Baleta?
Pёr mendimin tim ёshtё padyshim SHQIPTARIA. Por para se tё flasim pёr Shqiptarinё do ishte mё e udhёs tё nxirrnim nё pah SHQIPTARIZMIN, ose me saktё tё gjitha ato vlera, sjellje apo koncepte qё i kanё dhёnё jetё idesё sё SHQIPTARISE.

Cili ёshtё vallё guri i parё i themeleve qё lidh ngushtё shpirtin e moralit kombёtar (Shqiptarizmit) me atё tё moralit fetar (Shqiptarisё)?
Unё mendoj se ёshtё Besa, e cila nuk ёshtё tjetёr gjё pёrveçse njё “miks-i” interesant midis koncepteve si:
a. Besnikёria – trajtё e karakterit human e cila tregon lidhjen e njёkohёshme tё ndershmёrisё, idealeve, mirёsjelljes dhe korrektёsisё.
b. Besimi – besnikёri ndaj njё apo disa enteve superiore (Zoti, Perёnditё, Idhujt)
c. Beslidhja
Besa dhe gjithё konceptet qё e pёrbёjnё sjellin DASHURINE, dhe kjo e fundit sjell NDIHMEN NDAJ NJERI TJETRIT.
Tani lind pyetja:
Nga lindin NACIONALIZMI dhe FEJA?
Nacjonalizmi lind nga nevoja pёr tё mbrojtur vlerat, idealet, integritetin e kombit.
Feja lind nga nevoja pёr tё arritur mirёqёnien shpirtёrore individuale dhe kolektive.
Tё dyja konceptet pra, lindin nga nevoja pёr tё ruajtur dhe arritur mirёqёnien humane, mirёpo eksperienca na ka treguar qё si nacjonalizmi si feja kanё patur arritje dёshtake dhe tragjike.


Atёherё, duke konsideruar tezat e mёsipёrme:

  • duke konsideruar qё Shqipёria nuk ka bёrё kurrё luftra ofensive por luftra mbrojtёse.
  • duke konsideruar qё kemi respektuar gjithmonё te huajt dhe njihemi ne gjithё botёn pёr ngrohtёsinё tonё
  • duke konsideruar qё kemi besёn
  • duke konsideruar qё kemi heronjtё tanё (Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe Nёnё Tereza) qё i njeh gjithё bota.
  • duke konsideruar qё kemi mitet tona
  • duke konsideruar qё kemi historinё dhe historianёt tanё
  • duke konsideruar qё jemi pёrgjithёsisht atdhetarё dhe tё prirё ndaj Dashurisё
Pёrse duhet tё kerkojmё veten tonё nё Nacjonalizmin dhe Fetё qё na imponojnё te huajt?

Pёrse duhet tё logjikojme dhe besojmё si personat qё nuk i pёrkasin as historisё dhe as kulturёs tonё?

Pёrse mos nxjerrim nё pah Shqiptarizmin (dashurinё ndaj kombit) dhe Shqiptarinё (feja e shqiptarёve - dashuria ndaj njerёzve)?
 

mirela

DODONA hajmali
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

he perse .....? Briciolo
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Komebet e mire e percjellin percarjen jashte derse se shtepise se tyre.Kombet e mire kane bashkimin "mik" te perhershem.Shikoni dhe krahasoni vetem dy amerikat per te kuptuar qe ky eshte nje realitet historike.Po more njrene ane perfundon ne mizerje,ndersa po more anen e bashkimit shkon aty ku eshte Amerika dhe shume shtete te tjera.
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Kombet e mire e percjellin percarjen jashte deres se shtepise se tyre.Kombet e mire kane bashkimin "mik" te perhershem.Shikoni dhe krahasoni vetem dy Amerikat,veriore dhe latine, per te kuptuar qe ky eshte nje realitet historik.Po more njeren ane perfundon ne mizerje,ndersa po more anen e bashkimit shkon aty ku eshte sot Amerika dhe shume shtete te tjera.Energjine tone shketrruese duhet ta perdorim ne drejtim per jashte tokave dhe zones shqiptare,drejt atyre qe duan me te na percajne.Energjine tone nuk duhet ta perdorim perbrenda vetes per te sjelle me shume percarje e copezim.nese nuk e kuptojme kete,do te kemi vetem per pasoje "Amerike latine".
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Pёrse duhet tё kerkojmё veten tonё nё Nacjonalizmin dhe Fetё qё na imponojnё te huajt?

Pёrse duhet tё logjikojme dhe besojmё si personat qё nuk i pёrkasin as historisё dhe as kulturёs tonё?

Pёrse mos nxjerrim nё pah Shqiptarizmin (dashurinё ndaj kombit) dhe Shqiptarinё (feja e shqiptarёve - dashuria ndaj njerёzve)?
Sepse ne vuajme nga gjeja me e keqe e cila munde te vuaj nje qenje humane. Egoja. Si perfundim munde te them se me shume pak perjashtime ne vuajme nga egoizmi dhe jemi egoist. Mendimi im eshte se egoja eshte semundje kombtare nder Shqiptar. Per cudi kjo vazhdon edhe ne ditet e sotme. Problem e kam ta definoj se kur ka filluar kjo percudje e shqiptareve dhe fatkeqeisht them se kjo ka filluar shume heret ne lashtesi dhe tani eshte ngjizur aq shume tek ne sa me duket se ka edhe ndikime gjenetike. Po ti analizojme figurat tona te shquara ne kohe do shohim egon e tyre te semure me manifestime paraqitese dalldisese prej liderizmave dhe bajraktarizmave te rrejshem. Analizojeni ne mendjen tuaj Aleksandrin e Madhe, Akilin, Pirron, Agronin, Teuten, princa e bartes te principatave. Ne te gjithe ata do verejme egon se para tyre nuk ka egzistuar askush dhe ajo cfare kane bere ata duhet te shkaterrohet me ta sepse nuk do kete kush ti zavendesoj. Pra egoja i te qenurit i pazevendesueshem.
Dyshoj se edhe Skenderbeu kishte keso nuanca. Madje mu ne logun e bashkimit Shqiptar ai perze ne menyre te paskrupullt me ironin me te madhe disa princer te rendesishem vetem er nje arsye se ata nuk mendonin si AI.
Analizojini figurat tjera pasardhese: Mbretin, Xhaxhin, Nanon, Salon, pastaj ne Kosove: Bakallin, Rugoven, Thaçin,Haradinaj, Sejdiun. Analizoni edhe figurat tona te tjera te ndritura dhe do vereni se tek te gjithe verehen qartazi premisa provinciale, liderizem dhe bajraktarizem provincial te llojit: ''Unë jam me i miri. Para meje nuk ka bere askush asgje.Me mua ka filluar historia e besa edhe do perfundoj me mua''.

Dikur kisha shkruar diku se Shqiptari eshte nje qenje njerezore i cili ka premisa te nje individualisti ekstremisht te suksesshem por qe nuk rrezaton aspak ne koperim shoqerore, madje as me rrethin me te ngushte.
Si rezultat i kesaj rrjedhe se i vetmi mjerim me i madhe se te jetosh pa te ardhme eshte te jetosh pa te kaluar. Ne duhet te mesojme nga e kaluara. Duhet te kuptojme se historia dhe ceshtja e jone nuk fillon nga ne e as qe do perfundon me ne. :biciklete:
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Orakulli - si arrihet bashkimi sipas teje

Kitrra - nuk mendon se dicka mund te ndryshoje? Nese po, si?
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nje lutje moderatoreve, mund te vini copyright-in tim te ky postimi, se pastaj me akuzojne qe e kam vjedhur tutje...:)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Me vjen keq qe jane nenshtruar k'to pyetje , por kur vij ne Shqiperi njerezit sillen si ne telenovela c'do vit qe vij ka shume ndryshim, kjo vjen si pasoje e 1 zinxhiri te korruptuar mes popullit dhe politikaneve, politikanet mbulojne gjurmet duke genjyer popullin qe po kapin europen dhe qe ta kapin ate duhet te sillen ne menyre Europiane, nderkohe populli humb vlerat dhe traditat e kombit te tyre,

Pastaj shkollat jane prb kryesor qe ndikojne ne Historine dhe vlerat e Kombit, nderkohe qe shkollat sot ne Shqiperi perfaqesojne moralin dhe moden gjithashtu mos te perjashtojme edhe edukaten ndaj shoqerise me keqtrajtimin e cigares dhe alkolit,

Si perfundim ne Shqiptaret duhet te behemi realiste , per 1 fillim te ri duke kthyer koken pas, qe te dijme vlerat tona si komb dhe ti shfrytezojme ato,
 
Redaktimi i fundit:

seyfert

Antar Aktiv
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Problemet i dime sepse cdo njeri qe jeton ne shqiperi i ka prekur nga afer keto probleme. Ceshtja eshte cfare mund te bejme per keto probleme? Thjesht te flasim per to, apo te reagojme?
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Te jep pershtypjen qe ato qe jane andej s'jane te afte ti shohin k'to gjera qarte nga afer , se te ishte ashtu do reagonin me kembengulje :S
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqiptarizmi vs Shqiptaria

Zana, cfare po ben ti per kombin shqiptar dhe per shqiptaret?
 
Top