Shqiptarja shtatzënë në koma, amaneti i fundit i lë pa fjalë mjekët italianë

stentaa.jpg

Një vajzë 25 *vjeçare shqiptare ka përlotur mjekët në Itali, teksa shtatzënë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, e në gjendje shëndetësore pa asnjë shpresë për të jetuar, ka lënë amanetin e fundit, ta mbajnë në jetë deri sa të mundet të nxjerrë foshnjën e saj jashtë trupit, për t’i falur jetën. Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Torretes, të cilët ndodhet në koma të pakthyeshme. “Shqiptarja po mbahet në jetë me aparatura. Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë.

Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë deri sa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”,* thonë mjekët. Sipas tyre, kjo është një luftë e madhe që do një kujdes të jashtëzakonshëm. Ata thonë se ajo po monitorohet çdo sekondë. “Nëse shohim që ajo nuk merr më frymë, atëherë do t’i bëjmë cezarian, me shpresën që t’ia dalim”,* thonë mjekët. Dritare net
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
o Zot ndimoj .. kjo eshte se meriton emrin me te bukur ne Bot Nene..
 
Top