Shtatë shtete të BE-së pezullojnë Shengenin

Arfenilla

Themelues i Forumit


Schengen-620x330.jpg
Komisioni Evropian ka kumtuar sot se Austria ka vendosur që “për shkak të situatës që ka dalë jashtë kontrollit”, nga shkurti deri në shtator të zbatojë mbikëqyrjen e kufijve të brendshëm të Shengenit.
Me këtë, gjithsej shtatë shtete të Bashkimit Evropian kanë futur në përdorim këtë mbikëqyrje të përkohshme të hapësirës së Shengenit, ka deklaruar përfaqësuesja për shtyp e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud.
Medie në BE transmetojnë, përcjell Koha.net, edhe paralajmërimin e Qeverisë së Lubjanës se do të verifikojë pasaportën e udhëtarëve në kufijtë sllovenë.
Bertaud ka shtuar se për shkak të vlerësimit për situatën kërcënuese, gjë që është edhe në përputhje me rregullat e Shengenit, këto masa i kanë ndërmarrë Austria, Franca, Gjermania dhe Malta.
Më herët këtë hap e kishin ndërmarrë Danimarka dhe Suedia.b lajmi
 

legjenda

Tetova
Titulli: Shtatë shtete të BE-së pezullojnë Shengenin

po edhe italia suedia jan dakort vendosje kontroll kufitare
 
Top