Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Procesi dinamik me anë të të cilit zigota njerëzore njëqelizore bëhet një i rritur me 100 trilionë qeliza është ndoshta fenomeni më i mrekullueshëm në të gjithë natyrën.
Studiuesit tani e dinë se shumë prej funksioneve rutinë të përmbushura nga trupi i të rriturit themelohen gjatë shtatzënisë - shpesh shumë kohë para lindjes.

Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonë e më shumë si kohë e përgatitjes, gjatë së cilës njeriu në zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftësitë e shumta, që nevojiten për mbijetesë mbas lindjes.


Shtatzënia tek njerëzit zakonisht zgjat rreth 38 javë, që matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri në lindje.
Gjatë 8 javëve të para mbas fekondimit, njeriu në zhvillim quhet embrion, që do të thotë "duke u rritur brenda për brenda". Kjo kohë, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicës së sistemeve kryesore të trupit.
Mbas përfundimit të 8 javëve deri në fund të shtatzënisë, "njeriu në zhvillim quhet fetus", që do të thotë "pasardhës i palindur". Gjatë kësaj kohe, që quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnë të funksionojnë.
Të gjitha moshat embrionike dhe fetale në këtë program i referohen kohës mbas fekondimit.



Duke folur nga ana biologjike, "zhvillimi njerëzor fillon me fekondimin", kur një grua dhe një burrë kombinojnë secili 23 kromozone të tyre nëpërmjet bashkimit të qelizave riprodhuese të tyre.
Qeliza e riprodhimit e gruas zakonisht quhet "vezë" por termi i saktë është ovocit.
Në të njëjtën mënyrë, qeliza riprodhuese e burrit njihet gjerësisht si "sperm", por termi i preferuar është spermatozoid.
Menjëherë mbas shkëputjes të një ovociti nga vezorja e gruas, në një proces që quhet ovulacion, ovociti dhe spermatozoidi bashkohen brenda njërit prej tubave të mitrës, të cilat shpesh quhen tubat e Falopit.
Tubat e mitrës lidhin vezoret e gruas me mitrën e saj.
Embrioni rezultues një-qelizor quhet zigotë, që do të thotë "çiftëzuar ose bashkuar".


Menjëherë 24 deri në 48 orë mbas fillimit të fekondimit, shtatzënia mund të konfirmohet me anë të zbulimit të një hormoni të quajtur "faktor i hershëm i shtatzënisë" në gjakun e nënës
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Brenda 3 deri në 4 ditë mbas fekondimit, qelizat që ndahen të embrionit marrin një formë sferike dhe embrioni quhet morulë.
Brenda 4 deri në 5 ditë, formohet një zgavër brenda këtij lëmshi qelizash dhe atëherë embrioni quhet blastulë.
Qelizat brenda blastulës quhen masë qelizore e brendshme dhe krijojnë kokën, trupin dhe struktura të tjera, thelbësore për njeriun në zhvillim.
Qelizat brenda masës qelizore të brendshme quhen qeliza embrionike të origjinës pasi kanë aftësinë të formojnë secilën prej më shumë se 200 llojeve të qelizave që përmbahen në trupin e njeriut.
Brenda rreth 2,5 javëve, shtresa e jashtme embrionale ka formuar 3 inde të specializuara, ose shtresa fillestare, të quajtur ektodermë, endodermë dhe mezodermë.
Ektoderma krijon struktura të shumta, ku përfshihen truri, shtylla kurrizore, nervat, lëkura, thonjtë, dhe flokët.
Endoderma prodhon shtresën e brendshme të sistemit të frymëmarrjes dhe të gypit tretës, si dhe prodhon pjesë të organeve kryesore si p.sh. të mëlçisë dhe të pankreasit.
Mezoderma formon zemrën, veshkat, kockat, kërcet, muskujt, qelizat e gjakut dhe struktura të tjera.
Brenda 3 javëve truri ndahet në tri pjesë kryesore të quajtuara truri i përparmë, truri i mesëm dhe truri i prapëm.
Zhvillimi i sistemeve të frymëmarrjes dhe të tretjes ka filluar gjithashtu.
Gjatë kohës që qelizat e para të gjakut dalin në qesen e të verdhës së vezës, formohen enë gjaku nëpër të gjithë embrionin dhe fillon të shfaqet zemra në trajtë gypi.
Pothuajse menjëherë, zemra që rritet me shpejtësi paloset brenda vetes ndërsa dhomëzat e ndara fillojnë të zhvillohen.
Zemra fillon të rrahë 3 javë dhe 1 ditë mbas fekondimit.
Sistemi i qarkullimit është sistemi i parë i trupit, ose grupi i organeve që kanë lidhje me të, që arrijnë një gjendje funksionale.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Midis 3 dhe 4 javëve, shfaqet plani i trupit ndërsa truri, shtylla kurrizore dhe zemra e embrionit mund të identifikohen me lehtësi pranë qeses së të verdhës së vezës.
Rritja e shpejtë shkakton palosjen e embrionit relativisht të rrafshët. Ky proces përfshin pjesë të qeses së të verdhës së vezës në murin e brendshëm të sistemit të tretjes dhe formon zgavrat e kraharorit dhe të barkut të njeriut në zhvillim.


Brenda 4 javëve amnioni i tejdukshëm rrethon embrionin në një qese të mbushur me lëng. Ky lëng steril, i quajtur lëngu amniotik, i siguron embrionit mbrojtje prej lëndimeve.



Zemra zakonisht rreh rreth 113 herë në minutë.
Vini re se si zemra ndryshon ngjyrë kur gjaku hyn dhe del në dhomëzat e veta sa herë që rreh zemra.
Zemra do të rrahë afërsisht 54 milionë herë para lindjes dhe mbi 3,2 miliardë herë gjatë periudhës jetësore prej 80 vjetësh.


Rritja e shpejtë e trurit evidencohet nga ndryshimi i paraqitjes së trurit të përparmë, trurit të mesëm, dhe trurit të prapëm.


Zhvillimi i gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme fillon me daljen e sytheve të gjymtyrëve brenda javës 4.
Lëkura është e tejdukshme në këtë pikë, pasi është e trashë vetëm një qelizë.
Me trashjen e lëkurës, ajo do ta humbë tejdukshmërinë, që do të thotë që ne do të jemi në gjendje të shikojmë vetëm zhvillimin e organeve të brendshme për rreth një muaj tjetër.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Midis 4 dhe 5 javëve, truri vazhdon rritjen e tij të shpejtë dhe ndahet në 5 pjesë të dallueshme.
Koka përbën rreth 1/3 e madhësisë së përgjithshme të embrionit.

Shfaqen hemisferat trunore, duke u bërë gradualisht pjesët më të mëdha të trurit.
Funksionet që më vonë kontrollohen nga hemisferat trunore përfshijnë mendimin, të mësuarit, kujtesën, të folurit, të pamit, të dëgjuarit, lëvizjen e vullnetshme dhe zgjidhjen e problemeve.


Në sistemin e frymëmarrjes, janë të pranishme degët kryesore, të origjinës të bronkitit, e djathta dhe e majta, dhe përfundimisht ato do të lidhin trakenë ose skërfyellin me mushkëritë.


Vini re mëlçinë e madhe që mbush barkun pranë zemrës që rreh.
Veshkat e përhershme shfaqen brenda 5 javëve


Gjithashtu, brenda 5 javëve, embrioni zhvillon pllakat e duarve dhe fillon formimi i kërceve brenda 5,5 javëve.
Këtu shikojmë pllakën e dorës së majtë dhe kyçin e dorës në moshën 5 javë dhe 6 ditë.


Në periudhën 6 javore, pllakat e dorës krijojnë një rrafshim të lehtë.
Valët primitive të trurit janë regjistruar qysh mbas 6 javëve dhe 2 ditëve.



Brenda 6,5 javëve, dallohen bërrylat dhe gishtat e duarve fillojnë të ndahen, dhe mund të shihet lëvizja e dorës.
Formimi i kockës, i quajtur kockëzim, fillon brenda klavikulës, ose kularthit, dhe kockave të nofullës së sipërme dhe të poshtme.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Zemra me 4 dhomëza është kryesisht e kompletuar. Mesatarisht, zemra tani rreh rreth 167 herë në minutë.
Aktiviteti elektrik i zemrës i regjistruar në moshën 7,5 javësh zbulon një model valësh të ngjashëm me ato të një të rrituri.



Brenda 8 javëve, 75% e embrioneve shfaqin mbizotërimin e dorës së djathtë. Pjesa tjetër është e ndarë në mënyrë të barabartë midis mbizotërimit të dorës së majtë dhe mosshfaqjes së ndonjë preference. Kjo është evidenca më e fundit e sjelljes të mbizotërimit të dorës së djathtë apo të majtë.


Librat e pediatrisë përshkruajnë se aftësia për t'u "rrotulluar" shfaqet 10 deri në 20 javë mbas lindjes. Megjithatë, ky koordinim i rëndësishëm shfaqet shumë më herët në mjedisin me gravitet të ulët të qeses amniotike të mbushur me lëng. Vetëm mungesa e energjisë, e nevojshme për të mposhtur forcën më të lartë të gravitetit jashtë mitrës i pengon të porsalindurit nga rrotullimi.
Embrioni po bëhet fizikisht më aktiv gjatë kësaj kohe.
Lëvizjet mund të jenë të ngadalta ose të shpejta, të vetme ose të përsëritura, të vetvetishme apo të pavullnetshme.
Rrotullimi i kokës, zgjatja e qafës, dhe kontakti i dorës me fytyrën ndodhin më shpesh.
Prekja e embrionit shkakton një si vështrim të vëngër, lëvizje të nofullës, lëvizje sikur shtrëngon diçka dhe shtrirje të gishtave të këmbëve.


Kockat, kyçet, muskujt, nervat dhe enët e gjakut të gjymtyrëve u përngjajnë shumë atyre të të rriturve.
Brenda 8 javëve, epiderma, ose lëkura e jashtme, bëhet një membranë me shumë shtresa, duke e humbur shumicën e tejdukshmërisë.
Vetullat rriten, ndërsa shfaqen qime rreth e rrotull gojës.


Periudha tetë javore shënon përfundimin e periudhës embrionike.
Gjatë kësaj kohe, embrioni i njeriut është rritur nga një qelizë e vetme në pothuajse 1 miliardë qeliza të cilat formojnë mbi 4000 struktura anatomike të dallueshme qartë.
Embrioni tani zotëron më shumë se 90% të strukturave që gjenden tek të rriturit.

Periudha e fetusit vazhdon deri në lindje.
Brenda 9 javëve, fillon thithja e gishtit të madh të dorës dhe fetusi mund të gëlltisë lëng amniotik.
Fetusi gjithashtu mund të kapë një objekt, të lëvizë kokën përpara dhe mbrapa, të hapë dhe të mbyllë nofullën, të lëvizë gjuhën, të psherëtijë dhe të shtriqet.
Receptorët e nervave në fytyrë, në pëllëmbët e duarve, dhe në tabanet e këmbëve mund ta ndiejnë prekjen e lehtë.
"Në përgjigje të një prekjeje të lehtë të tabanit të këmbës", fetusi do të përkulë pjesën e ijes dhe gjurin dhe mund të mbledhë gishtat e këmbës.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Tani kapakët e syve janë plotësisht të mbyllur.
Në laring, shfaqja e ligamenteve zanore shënon fillimin e zhvillimit të kordës zanore.

Në fetuset femra, mund të identifikohet mitra dhe qeliza riprodhuese të paarrira, të quajtura oogonia, replikohen brenda për brenda vezores.
Organi gjenital i jashtëm fillon të dallohet nëse është mashkull apo femër.

Një hov i rritjes midis 9 dhe 10 javëve e rrit peshën e trupit me mbi 75%.
Brenda 10 javëve, stimulimi i kapakut të sipërm të syrit shkakton një ulje të poshtme të syrit.
Fetusit i hapet goja dhe shpesh hap dhe mbyll gojën.
Shumica e fetuseve thithin gishtin e madh të dorës së djathtë.
Pjesë të zorrës brenda litarthit të kërthizës kthehen në zgavrën e barkut.
Kockëzimi është në proces e sipër në shumicën e kockave.
Thonjtë e duarve dhe të këmbëve fillojnë të zhvillohen.
Gjurmat e veçanta të gishtave shfaqen 10 javë mbas fekondimit. Këto mostra mund të përdoren për identifikim gjatë gjithë jetës.


Brenda 11 javëve hunda dhe buzët janë të formuara plotësisht. Ashtu si me çdo pjesë tjetër të trupit, paraqitja e tyre do të ndryshojë në çdo fazë të jetës së njeriut.
Zorra fillon të thithë glukozë dhe ujë, të gëlltitura nga fetusi.
Edhe pse gjinia përcaktohet gjatë fekondimit, organi gjenital i jashtëm tani mund të dallohet nëse është mashkull apo femër.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Midis 11 dhe 12 javëve, pesha e fetusit rritet gati 60%.
Periudha dymbëdhjetë javore shënon përfundimin e një të tretës, ose tremujorit të parë të shtatzënisë.

Sythe të dallueshme të shijes tani mbulojnë pjesën e brendshme të gojës. Deri në lindje, sythet e shijes do të qëndrojnë vetëm në gjuhën dhe në pjesën e qiellzës së gojës.
Fetusi fillon ta bëjë nevojën qysh mbas 12 javëve dhe vazhdon për rreth 6 javë.
Materiali që nxirret në fillim nga zorra e trashë e fetusit dhe e të porsalindurit quhet mekonium. Përbëhet nga fermente tretëse, proteina dhe qeliza të vdekura, të lëshuara nga sistemi i tretjes.
Brenda 12 javëve, gjatësia e gjymtyrëve të sipërme ka arritur pothuajse raportin e saj përfundimtar në krahasim me gjatësinë e trupit. Gjymtyrët e poshtme zgjasin më shumë kohë për të arritur raportin e tyre përfundimtar.
Me përjashtim të pjesës së mbrapme dhe të sipërme të kokës, trupi i të gjithë fetusit tani reagon ndaj prekjes së lehtë.
Ndryshimet e zhvillimit në varësi të gjinisë shfaqen për herë të parë. Për shembull, fetuset femra paraqesin lëvizje të nofullës më shpesh se meshkujt.
Në kontrast me reagimin tërheqës të vënë re më parë, stimulimi pranë gojës tani shkakton kthim në drejtim të stimulit dhe hapje të gojës. Ky reagim quhet "refleksi rrënjësor" dhe vazhdon mbas lindjes, duke e ndihmuar të porsalindurin të gjejë thumbin e gjirit të nënës gjatë ushqimit me gji.
Fytyra vazhdon që të arrijë pjekurinë e saj kur depozitat e dhjamit fillojnë të mbushin faqet dhe fillon zhvillimi i dhëmbëve.
Brenda 15 javëve, qelizat e origjinës të formimit të gjakut arrijnë dhe shumëzohen në palcën e kockave. Shumica e formimit të qelizave të gjakut do të ndodhë këtu.
Edhe pse lëvizja fillon në embrionin 6-javësh, gruaja shtatzënë në fillim i ndjen lëvizjet e fetusit midis 14 dhe 18 javëve. Tradicionalisht, kjo ngjarje është quajtur gjallërim.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Brenda 16 javëve, procedurat që kanë të bëjnë me futjen e një gjilpëre në barkun e fetusit stimulojnë një përgjigje stresi hormonale që shkakton lëshimin e noradrenalinës, ose norepinefrinës në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Në sistemin e frymëmarrjes, pema bronkiale tani është pothuajse e kompletuar.

Një substancë e bardhë mbrojtëse, e quajtur verniks kaseoza mbulon fetusin tani. Verniksi mbron lëkurën nga efektet irrituese të lëngut amniotik.
Duke filluar në periudhën 19 javore, lëvizja e fetusit, aktiviteti i frymëmarrjes dhe ritmi i zemrës fillojnë të ndjekin ciklet ditore të quajtura ritme njëzet e katër orëshe.


Brenda 20 javëve, kërmilli i veshit, që është organ i dëgjimit, ka arritur madhësinë e atij të të rriturit brenda veshit të brendshëm të zhvilluar plotësisht. Që tani e më pas, fetusi do të reagojë ndaj një game në rritje të tingujve.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Flokët fillojnë të rriten në lëkurën e kokës.
Të gjitha shtresat dhe strukturat e lëkurës janë të pranishme, duke përfshirë folikulat e flokut dhe gjendrat.

Brenda 21 deri në 22 javë mbas fekondimit, mushkëritë fitojnë një farë aftësie të marrin frymë. Kjo konsiderohet mosha e jetësisë pasi mbijetesa jashtë mitrës bëhet e mundshme për disa fetuse.


Brenda 24 javëve kapakët e syve rihapen
dhe fetusi shfaq një reagim të trembur si kapsitje sysh. Ky reagim ndaj zhurmave të papritura dhe të larta zakonisht zhvillohet më herët tek fetusi femër.
Shumë studiuesë raportojnë se ekspozimi ndaj zhurmës së lartë mund të ndikojë për keq në shëndetin e fetusit. Pasoja të menjëhershme përfshijnë ritëm të shpejtuar për një kohë të gjatë të zemrës, gëlltitje të tepërt nga fetusi dhe ndryshime të menjëhershme të sjelljes. Pasoja afat-gjata të mundshme përfshijnë humbjen e dëgjimit.
Ritmi i frymëmarrjes së fetusit mund të rritet deri në 44 cikle frymëmarrje-frymënxjerrje për minutë.
Gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rritja e shpejtë e trurit harxhon më shumë se 50% të energjisë të përdorur nga fetusi. Pesha e trurit rritet midis 400 dhe 500%.
Brenda 26 javëve sytë prodhojnë lotë.
Bebja e syrit reagon ndaj dritës qysh mbas 27 javëve. Ky reagim rregullon sasinë e dritës që shkon në retinë gjatë gjithë jetës.
Të gjithë komponentët e detyrueshëm për ndjesinë funksionuese të nuhatjes janë në gjendje pune. Studimet e bebeve të lindura para kohe shfaqin aftësinë për të zbuluar aromat qysh 26 javë mbas fekondimit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Vendosja e një substance të ëmbël në lëngun amniotik shton ritmin e gëlltitjes nga fetusi. Në të kundërtën, gëlltitja në rënie nga fetusi vjen mbas përdorimit të një substance të hidhur. Këto ndiqen shpesh nga shprehje të ndryshuara të fytyrës.
Nëpërmjet një serie të lëvizjeve të këmbëve, të ngjashme me hapat, të njëllojta me të ecurin, fetusi kryen kapërdimje akrobatike.

Fetusi paraqitet më pak i rrudhosur me krijimin e depozitave të tjera të dhjamit nën lëkurë. Dhjami luan një rol jetësor në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe në ruajtjen e energjisë mbas lindjes.



Brenda 28 javëve, fetusi mund ta bëjë dallimin midis tingujve të lartë dhe të ulët.
Brenda 30 javëve, lëvizjet e frymëmarrjes janë më të zakonshme dhe ndodhin 30 deri në 40% të kohës tek një fetus i zakonshëm.
Gjatë 4 muajve të fundit të shtatzënisë, fetusi shfaq periudha të aktivitetit të koordinuar të ndërprera nga periudha pushimi. Këto mënyra sjelljeje reflektojnë kompleksitetin gjithmonë në rritje të sistemit nervor qendror.


Brenda rreth 32 javëve, alveolet e vërteta, ose "hojëzat" e ajrit, fillojnë të zhvillohen në mushkëri. Ato do të vazhdojnë të formohen deri në 8 vite mbas lindjes.
Kur është 35 javë, fetusi mund ta shtrëngojë dorën fort.
Ekspozimi i fetusit ndaj substancave të ndryshme duket se ndikon në preferencat e shijes mbas lindjes. Për shembull, fetuset, nënat e të cilëve përdorin anason, një substancë që ka shije si të uzos, treguan preferencë për anason mbas lindjes. Foshnjet që nuk ishin ekspozuar ndaj saj, nuk e pëlqyen anasonin.


Fetusi është ai që e nxit lindjen duke lëshuar sasi të mëdha të një hormoni të quajtur estrogjen dhe kështu fillon tranzicioni nga një fetus në të porsalindur.
Lindja shoqërohet me tkurrje të fuqishme të mitrës, që rezultojnë në lindjen e fëmijës.
Që nga fekondimi dhe deri në lindje dhe më pas, zhvillimi njerëzor është dinamik, i vazhdueshëm dhe kompleks. Zbulimet e reja rreth këtij procesi magjepës tregojnë gjithnjë e më shumë ndikimin jetik që luan zhvillimi i fetusit në shëndetin njeriut, gjatë gjithë jetës së tij.
Ndërsa kuptimi ynë për zhvillimin e hershëm njerëzor përparon, po kështu përparon aftësia jonë për të përmirësuar shëndetin - si përpara, ashtu edhe mbas lindjes.
FV
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Shtatzania, cfare ndodh me bebin dhe nenen ne muajt e shatzanise bazuar ne javet e shtatzanise.

Tremujori I pare

Java 3

Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet ta mbash mend. Veza eshte sa nji maje gjilpere dhe po merr rrugen per ne miter.

Java 4

Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni eshte tashme 2-3 mm lungime, rreth tij eshte formuar shtresa mbrojtese.

Menstruacionet te jane vonuar, megjithese ke shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje koke


Java 6

Tani fillon te ndjesh qe je shtatzene, dallon ndryshimet ne trup.
Shfaqet perzjerja-me shpesh ne mengjes ose kur ndjen ere gatimi.
Ndihesh e lodhur sepse metabolizmi jot eshte shpejtuar per te perballuar ndryshimet ne organizmin tend. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke I ulur volumin, keshtu qe ndjen nevojen per te shkuar ne tualet me shpesh.
Megjithese embrioni (bebi) eshte akoma I vogel, 4 dhomat e zemres se tij jane formuar, zemra I rreh me 180/min, gjithashtu eshte formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.


Java 7


Truri I bebit eshte ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka eshte shume e madhe ne krahasim me pjesen tjeter te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.
Ti ndihesh gjithmone e me keq (te perzjera ne mengjes, te vjella, te cilat mund te zgjatin gjithe diten).

Java 8


Ne kete moment , embrioni (bebi) eshte 2,5 cm I gjate. Dallohet fytyra, maja e hundes, goja dhe dy vija ne vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kane zene vendin e tyre.
Barku jot rritet ngadale dhe ti fillon te kesh neps, hormonet do te ulin tensionin e gjakut, do ndjesh marrje mendsh nese do ngihesh pernjehere nga krevati.

Java 9


Embrioni (bebi) rritet shpejt dhe ka permasat e nje “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen syte, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne perfundim te kesaj jave bebi do kete qepalla, dhe mushkeri. Melcia e bebit fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal.

Ti ndjen trashje ne mes. Mishrat e dhembeve behen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet Kur je shtatzene eshte shume e lehte te besh infeksion ne mishrat e dhembeve, prandaj duhet te shkosh tek stomatologu per kontroll.


Java 10


Mitra jote eshte sa nji portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashme eshte sa nje kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet.
Ty te eshte zmadhuar gjoksi dhe sigurisht ke nevoje per recipeta me numer me te madh.

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi jot do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate per zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndersa rreziku per te humbur shtatzanine eshte me I vogel.
Sasia e pergjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin tend eshte rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Per kete arsye floket tani kane me shume shkelqim dhe thonjte jane me te shendetshem.

Jave 12

Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila eshte zmadhuar shtyhet perpara. Tani mund te ndihet me mire nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bere ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra jote punon me shume sepse duhet te pompoje nje sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersitesh me shume dhe temperatura e trupit tend do rritet.

Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe eshte 6,5 cm I gjate. Gishtat e kembes I ka te ndara dhe fytyra eshte formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Tremujori i dyte


Java 13

Nuk e ndjen akoma, por bebi jot eshte I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.

Lajmi I mire per ty eshte qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me “daljen jashte” gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter uje pa gaz cdo dite.


Java 14

Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Placenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, keshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh me me energji.

Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi jot tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.

Ti ndihesh me mire! Lekura jote eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te kesh diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e tua..


Java 16


Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Tani mund te shkosh per kontrollin e dyte tek mjeku, gjate se cilit do te te behet ekografi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund te kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.

Bebi tani eshte me I rende sesa placenta; eshte I gjate I dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.


Java 18


Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjehere ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mire, keshtu qe kthehu ne nje ane, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale jane me te shumta tani.
Je plot energji dhe mund te mendodh per te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.

Bebi eshte 20 cm I gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)


Java 19


Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rruges. Mund te kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha.

Bebi leviz shume dhe mund te ndjesh goditjen e pare.


Java 20

Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.

Per shkak te zmadhimit te barkut, mund te kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihesh me mire.


Java 21

Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.

Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasesh sa me shume, sepse bebi tashme ta njeh zerin.

Ti do vesh re ne fytyre ene gjaku te zmadhuara ndersa mishrat e dhembeve jane te enjtur.


Java 23

Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.
Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund te kesh plsje te venave, ndonjehere ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten. Dhimbja kalon nese shplodhesh..


Java 24

Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.

Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.
Nese do ta lindje tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.


Java 25

Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmone e me shpesh.


Java 26


Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumten e rasteve ndodh atehere kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban uje.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoresh nje krem special per te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Ti mund te besh lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pish shume uje.
Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.


Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.
Mjeku jot do te therrase per kontroll cdo dy jave dhe do te mase me shume kujdes tensionin e gjakut. Mund te kesh nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.

Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Tremujori i trete


Java 29


Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram dhe eshte afersisht 40 cm I gjate.
Gjate gjithe kohes zgjatet dhe te godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te perseritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: eshte bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shume leng amniotik nga cduhet.

Per shkak te peshes te cilen mban, te dhembin kembet dhe mund te kesh probleme me ekuilibrin.


Java 30


Shumica e femijeve kthehen me koken poshte gjate kesaj jave, duke u pregatitur keshtu per lindjen.

Hapesira ne miter tani eshte e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit per levizje te teperta.

Tani lodhesh me lehte dhe ke dhimbje kurrizi. Eshte koha per te filluar ushtrimet per forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve


Java 31


Bebi rritet ne peshe, tashme ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.


Java 32


Bebi tani eshte I gjate 41 de cm.

Ti ke shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mire. Kthehu ne nji ane dhe mbeshtetu ne shume jasteke.


Java 33


Bebi eshte plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot.

Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.


Java 34


Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe eshte 44 cm I gjate. Truri dhe sistemi nervoz jane formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tend ndryshon..


Java 35


Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji bebi “gati per tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.

Mund te fillosh pregatitjet per ngjarjen madheshtore

Java 36

Bebi eshte 2750 gram dhe 49 cm I gjate. Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marresh fryme me lehte.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te humbasesh urine nese teshtin apo kollitesh.

Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jene javore


Java 37

Bebi mund te marre fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet cdo dite.


Java 38


Bebi jot eshte gati per te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise eshte 266 dite, dmth 38 jave qe nga momenti I krijimit.

Ti nuk do shendoshesh me teper se kaq. Bebi mund te marre fryme vetem, thonjte e tij ne duar edhe kembe forcohen cdo dite.


Java 39


Tani bebi jot do shtoj shume pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jete rreth 3500 gram.
Kockat e kokes jane gati per lindje, per te kaluar me lehte ne vagin.

Qafa eshte paksa e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.


Java 40


Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen.
Bebi tani eshte 50 cm I gjate dhe eshte I papritur momenti kur do dale ne drite.

Pas pak kohesh do ta mbash ne krah per here te pare.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Femija leviz!

Nje ngjarje e mrekullueshme e cila ndodh gjate javes se 18 dhe 22. Nje ngjarje qe asnje grua nuk mund ta harroje. Nje ndjenje e çuditshme qe te ben te dridhesh: nje rrahje e lehte krahesh ne brendine e saj, diçka e gjalle qe leviz. Eshte femija te cilit i jepet jete.
Ne te vertete levizjet fillojne shume me heret se nena te arrije ti evidentoje ato. Bebi fillon te levize rreth 5 jave nga ngjizja e tij: dhe me formimin e muskujve fillojne dhe levizjet e shtriqjeve dhe perkuljeve.
Ne javen e 12 struktura muskulare eshte tashme e plote: bebi mund te levize gishtat, mund te kape kemben e tij ose kordonin ombelikal. Por vetem kur permasat (dhe forca e tij) arrijne nje nivel te caktuar nena arrin ti ndjeje keto levizje.
Me ane te ekografise mund te arrihet te shikohet se çfare eshte duke bere bebi; po stervit gjymtyret, po kacavirret me kembe e duar mbi muret e mitres, po rrotullohet apo po ndryshon pozicion.
Nje nga gjerat me interesante eshte qe pas lindjes bebes do ti duhet te rimesoje keto veprime, pasi si pasoje e kalimit nga mjedisi ujor ne ate “tokesor” ai do te duhet te beje nje pershtatshmeri komandash ndaj muskulatures.
Ne kete moment nena e ndjen qe mbart brenda saj nje qenie tashme shume te zhvilluar nga te gjitha pikepamjet.
Ne periudhen kur nena fillon te ndjeje levizjet e para, fetusi eshte i gjate rreth 15 cm dhe i formuar plotesisht; tashme atij i duken thonjte, madje ne ballin e tij dallohen vetullat. Alternon gjendjen e gjumit me ate zgjuar dhe arrin te degjoje dhe tingujt.
Tashme ai eshte nje bebe ne miniature. Ne muajt e ardhshem qe e ndajne nga lindja do te ndodhin gjera te tjera teper te rendesishme por me e madhja tashme eshte bere. Pjesa me spektakolare e zhvillimit ka ndodhur.
Levizjet e para te lehta, forcohen çdo dite e me teper deri ne ate pike sa mund te shihen dhe me sy nepermjet lekures, njesoj sikur dikush te levizte doren nen çarçaf. Ky eshte nje nga momentet me te bukura per çiftin: duke vendosur doren mbi bark, babai ndjen drejt per se drejti levizjet e bebes se tij, dhe per te paren here e percepton kete jete te re jo me si nje ide abstrakte por si diçka reale dhe konkrete.
Maksimumin e tyre levizjet do ta arrijne midis javes se 27 dhe 32; ndersa me pas me zvogelimin e hapesires ne brendi te mitres intensiteti i levizjeve do te zvogelohet.

Sa leviz fetusi?

Kjo varet. Nese nena shtrihet ne krahun e saj te majte mund te numeroje levizjet. Mesatarja eshte rreth 10 levizje çdo dy ore. Ndonjeher nena mund te ndjeje ne brendesi te saj edhe “kercime” te vogla ritmike çdo 2-3 sekonda: ne kete rast bebushin e ha lemza! Asgje per tu shqetesuar!

Cilet jane momentet kur bebi leviz me teper?

Momentet kur bebi leviz me teper jane nga ora 22 deri ne mesnate. Jane bere regjistrime te vazhdueshme tek grate shtatezana dhe eshte arritur ne perfundimin qe ky eshte momenti ku levizjet arrijne pikun e tyre. Ndersa minimumin e arrijne rreth ores 4 te mengjesit. Levizjet e bebes jane nje nga shenjat qe tregojne qe çdo gje shkon ne rregull, dhe ato do ta shoqerojne zhvillimin e tij deri ne fund te shatezanise. Por levizja si rrahje krahesh; ndjesia si te kishe nje flutur ne brendesine tende do te mbeten ne kujtese si nje nga momentet me magjike dhe emocionuese gjate te gjithe rruges se gjate nente mujore.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Zhvillimi i fetusit neper muaj

Fundi i muajit të tretë. Fetusi është i gjatë 7.5 cm dhe peshon rreth 30 gram. Koka është sa një e treta e gjithë gjatësisë së trupit. Fetusi është tepër aktiv: hap e mbyll gojën, lëviz duart dhe këmbët. Tiparet e fytyrës janë të dallueshme. Janë shfaqur organet gjenitale të jashtme (dhe si pasojë e kësaj tani mund të dallohet seksi i fëmijës). Nëse nëna aborton në këtë periudhë, fetusi arrin të kryejë lëvizje primitive frymëmarrjeje dhe shfaq refleksin e thithjes, megjithatë nuk mbijeton dot. Megjithë këto zhvillime, nëna ende nuk e ndjen fëmijën në bark të saj.

Fundi i muajit të katërt.
Fetusi është rreth 14 cm i gjat dhe peshon rreth 110 gram. Tani organet e trupit janë shumë të diferencuara, kanë filluar të formohen kockat dhe pjesët e poshtme të trupit zhvillohen dukshëm. Fetusi gëlltit, tret dhe urinon. Në këtë periudhë, atë e krahasojnë me një astronaut në hapësirë: noton në lëngun amniotik, lëviz këmbët dhe duart. Reflekset janë më të forta. Nëna fillon të ndjejë lëvizjet e tij.

Fundi i muajit të pestë. Fetusi është rreth 25 cm i gjatë dhe peshon 450 gram. Rrahjet e zemrës së tij mund të dëgjohen me një stetoskop të zakonshëm. Janë formuar thonjtë e duarve dhe këmbëve. Qime të holla (push), që quhen lanugo fillojnë të rriten në pjesën më të madhe të trupit të fëmijës (Ky push ndodhet në trupin e fëmijës edhe në lindje). Tani fetusi është shumë aktiv: reagon, duke lëvizur shpejt ndaj zhurmave të larta, që vijnë nga jashtë barkut të nënës, thith gishtat e vet, kryen herë-pas-here lëvizje të çrregullta frymëmarrjeje (megjithëse ende e merr oksigjenin përmes placentës), fle dhe zgjohet, ashtu siç bën edhe fëmija i sapolindur dhe ka një pozicion të caktuar të preferuar në kohën, që është duke fjetur. Tani, nëna është plotësisht e vetëdijshme për qenien njerëzore, që bart në barkun e saj.
Fundi i muajit të gjashtë. Fetusi është i gjatë rreth 30 cm dhe peshon 620 gram. Truri shton dukshëm në peshë dhe maturohet. Kjo bën që frymëmarrja, refleksi i thithjes dhe gjumi i fetusit të maturohen. Nëse lind në këtë kohë fetusi ka, të paktën një farë mundësie për të mbijetuar në kushte speciale. Për këtë arsye,mosha 6 muajshe quhet mosha e mbijetesës. Nëse lind para 6 muajsh, fetusi nuk mbijeton.

Fundi i muajit të shtatë. Gjatësia e fetusit është rreth 38 cm dhe pesha rreth 1100 gram. Në këtë kohë shtohen dukshëm qelizat dhjamore dhe truri i fetusit maturohet dukshëm. Valët e trurit të tij janë të ngjashme me valët e trurit të një fëmije të sapolindur, që kalon disa herë gjatë ditës në ciklin gjumë-zgjim. Zhvillohet dukshëm sistemi i qarkullimit të gjakut dhe frymëmarrjes. Fetusi bëhet shumë aktiv. Për arsye të shtimit në peshë dhe të maturimit të mëtejshëm të trurit dhe sistemit të frymëmarrjes, mundësitë e mbijetesës, nëse lind në këtë periudhë, janë më të mëdha.

Fundi i muajit tetë. Fetusi është i gjatë rreth 41 cm dhe peshon rreth 1800 gram. Vazhdojnë të shtohen qelizat dhjamore nën lëkurë. Fillon mielinizimi i qelizave nervore të trurit. Zhvillohen më tej funksionet e mushkërive, sistemit të tretjes dhe jashtëqitjes. Po ashtu, zemra maturohet më tej me qëllim që të lejojë sistemin e qarkullimit të gjakut të fëmijës, që do të lindë, të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Muaji i nëntë. Mesatarja e gjatësisë dhe peshës së fetusit në këtë kohë është rreth 50 cm dhe rreth 3-3.2 kg. Siç duket, fetusi ka shtuar dukshëm në peshë. Tani qesja amniotike ku ai ndodhet, është ngushtuar shumë. Për pasojë, si ai, ashtu edhe nëna, nuk ndjehen rehat. Në fund të muajit të nëntë, fetusi kthehet, zakonisht, me kokë poshtë. Kjo do të thotë, se ai është në prag të lindjes.​
 

xxl

IT Professional
Femija.... Gjeja me e mrekullueshme, me hynore qe mund ti vije prindit !!!!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
اfare ndodh me bebin dhe nënën në muajt e shatzanisë

Tremujori I pare
Java 3
Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet te mbahet mend mend. Veza eshte sa nje maje gjilpere dhe po merr rrugen per ne miter.
Java 4
Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni eshte tashme 2-3 mm , rreth tij eshte formuar shtresa mbrojtese.Menstruacionet te nena jane vonuar, megjithese ka shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje koke.

Java 6
Dallon ndryshimet ne trup.Shfaqet perzierja-me shpesh ne mengjes ose kur ndjen ere gatimi.Ndihet e lodhur sepse metabolizmi i saj eshte shpejtuar per te perballuar ndryshimet ne organizmin e saj. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke i ulur volumin, keshtu qe ndjen nevojen per te shkuar ne tualet me shpesh.Megjithese embrioni eshte akoma I vogel, 4 dhomat e zemres se tij jane formuar, zemra I rreh me 180 rr/min, gjithashtu eshte formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.

Java 7

Truri i fetusit eshte ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka eshte shume e madhe ne krahasim me pjesen tjeter te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.Nena ndjehet gjithmone e me keq (te perzjera ne mengjes, te vjella, te cilat mund te zgjasin gjate gjithe dites).

Java 8

Ne kete moment , fetusi eshte 2,5 cm i gjate. Dallohet fytyra, maja e hundes, goja dhe dy vija ne vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kane zene vendin e tyre.Barku i nenes rritet ngadale dhe ajo fillon te kete neps, hormonet do te ulin tensionin e gjakut, do ndieje marrje mendsh nese do ngihet pernjehere nga krevati.
Java 9
Fetusi rritet shpejt dhe ka permasat e nje “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen syte, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne perfundim te kesaj jave do kete qepalla, dhe mushkeri. Melcia fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal.
Mishrat e dhembeve te nenes behen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet.Gjate shtatzanise eshte shume e lehte te krijohet infeksion ne mishrat e dhembeve.

Java 10
Mitra fillon te rritet sa nje portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashme eshte sa nje kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet..

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate per zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndersa rreziku per te humbur shtatzanine eshte me I vogel.Sasia e pergjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin e nenes eshte rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Per kete arsye floket tani kane me shume shkelqim dhe thonjte jane me te shendetshem.
Jave 12
Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila eshte zmadhuar shtyhet perpara. Tani mund te ndihet me mire nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bere ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra e nenes punon me shume sepse duhet te pompoje nje sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersije me shume dhe temperatura e trupit do rritet.Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe eshte 6,5 cm I gjate. Gishtat e kembes i ka te ndara dhe fytyra eshte formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.
Tremujori i dyte

Java 13

bebi ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nje njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.Nena shpeton nga te perzierat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me tretjen gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi i sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pihen 2 liter uje pa gaz cdo dite.
Java 14
Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Plaçenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve.Lekura e nenes erresohet dhe nje vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.
Java 15
Bebi tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.Lekura e nenes eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te ndiqet nje diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e nenes.
Java 16
Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Nena ka shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17
Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet i ka te zena dhe mund te kete rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.Bebi tani eshte me i rende sesa placenta; eshte i gjate i dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.
Java 18
Nena ka shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram nuk fle dot mire ne jasteke..Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.Bebi eshte 20 cm i gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)
Java 19
Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Mund te kete dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses.Bebi leviz shume dhe mund te ndieje goditjen e pare.
Java 20
Bebi rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.Per shkak te zmadhimit te barkut,nena mund te kete djegie te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te haje shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihet me mire.
Java 21
Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhet sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.
Java 22
Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme.
Java 23
Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.Nena ka shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet i ka te fryra, ndonjehere ndjen nje dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten.
Java 24
Fillon te ndiehen kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.Nese do ta lindte tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.
Java 25

Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nje top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj nena ka nevoje te urinoj gjithmone e me shpesh.


Java 26

Bebi rritet me ritm te shpejte godet fuqishem ne barkun e nenes,kycet e kembeve dhe fytyra e se ciles do te fryhen sepse trupi mban uje.Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoret nje krem special per te hidratuar lekuren.
Java 27
Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Nena mund te pesoje lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pije shume uje.
Mund te ndieje tension ne gjoks i cili mund ta bezdise.

Java 28
Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi I nenes do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.Mund te kete nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.

Java 29
Bebi peshon tani rreth 1100 gram dhe eshte afersisht 40 cm I gjate.Gjate gjithe kohes zgjatet dhe godet me fuqishem barkun e nenes e cila ndonjehere do ndieje kontraktime te perseritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ka pse shqetesohet: eshte bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shume leng amniotik nga cduhet.Per shkak te peshes te cilen mban,nenes i dhembin kembet dhe mund te kete probleme me ekuilibrin.
Java 30
Shumica e femijeve kthehen me koken poshte gjate kesaj jave, duke u pregatitur keshtu per lindjen.Hapesira ne miter tani eshte e pamjaftueshme, nuk i le vend bebit per levizje te teperta.Tani nena lodhet me lehte dhe ka dhimbje kurrizi. Eshte koha per te filluar ushtrimet per forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve
Java 31

Bebi rritet ne peshe, tashme ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Nena ka probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te beje disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.

Java 32
Bebi tani eshte I gjate 41 de cm.Nena ka shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mire. Duhet te kthehet ne nje ane dhe te mbeshtetet ne shume jasteke.

Java 33

Bebi eshte plot energji dhe godet fuqishem e barku i nenes vazhdon te rritet gjithmone e me shume .

Java 34

Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe eshte 44 cm I gjate. Truri dhe sistemi nervoz jane formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut te nenes ndryshon.

Java 35
Bebi i afrohet dimensioneve te nje bebi “gati per tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.

Java 36

Bebi eshte 2750 gram dhe 49 cm I gjate. Koka e tij I afrohet daljes dhe nena mund te marre fryme me lehte.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines.Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jene javore

Java 37
Bebi mund te marre fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Nena ndjehet gjithmone e me shume ne siklet.

Java 38
Bebi jot eshte gati per te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise eshte 266 dite, dmth 38 jave qe nga momenti I krijimit.
Bebi mund te marre fryme vetem, thonjte e tij ne duar edhe kembe forcohen cdo dite.

Java 39
Tani bebi do shtoj shume pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jete rreth 3500 gram.
Kockat e kokes jane gati per lindje, per te kaluar me lehte ne kanalin riprodhues.
Nena ka kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.

Java 40
Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen e mitres
Bebi tani eshte 50 cm i gjate.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Rritja dhe zhvillimi i femijes, 3 mujorshi i pare i shtatzanise – Muaji i pare

Rritja dhe zhvillimi i femijes tuaj gjate muajit te pare te shtatezanise
Pas fertilizimit te vezes, formohet nje qese rreth saj e cili mbushet gradualisht me leng. Kjo qese quhet Qesja Amniotike dhe e mbron embrionin gjate gjithe shtatezanise.
Gjithashtu ne kete pike te tremujorshit te pare formohet edhe placenta. Placenta eshte nje organ i sheshte, rumbullakte e cila trasferon ushqimet nga nena tek femija dhe transferon jashteqitjet nga femija.
Tek femija fomohet nje fytyre primitive me rrathe te medhenj, te erret tek vendi i syve. Eshte duke u formuar edhe goja, nofulla e poshtme dhe fyti. Gjithashtu jane duke o formuar dhe qelizat e gjakut dhe se shpejti do te filloje qarkullimi i tij.
Nga fundi i muajit te pare te zhtatezanise, femija eshte pak me i vogel se 1 cm.

baby.jpg
Femija ne fund te muajit te pare
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Rritja dhe zhvillimi i femijes, 3 mujorshi i pare i shtatzanise – Muaji i dyte

Muaji i Dyte i shtatezanise

Tiparet e fytyres se femijes vazhdojne te zhvillohen. Secili vesh nis si nje palosje e vogel e lekures anash kokes. Disa kokra te vogla anash trupit kane per te perfunduar si krahe dhe kembe. Gishtat e dores dhe te kembes fomohen gjithashtu ne muajin e dyte.
Sistemi nervor formohet plotesisht (truri, palca kurrizore, si dhe gjithe qelizat nervore te sistemit) Fillojne te formohen rruget e tretjes dhe shqisat ndjesore. Kockat fillojne te zevendesojne kercet. Embrioni fillon te levize megjithate nena nuk mund ta ndjeje akoma.
Ne fund te muajit te dyte femija tashme eshte fetus rreth 2.5 cm i gjate, peshon rreth 10 gr dhe pothuajse 1/3 e tij eshte koka.
muaji-i-dyte.jpg
Femija 6 javesh
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Rritja dhe zhvillimi i femijes, 3 mujorshi i pare i shtatzanise – Muaji i trete

Muaji i trete i shtatezanise

Ne fund te muajit te trete femija juaj eshte formuar plotesisht. Femija juaj ka krahe, duar, gishta, kembe dhe mund te hape dhe mbylle gojen dhe grushtat. Kane filluar te zhvillohen thonjte e gishtave dhe veshet e jashtem jane formuar. Ne goje jane duke u formuar dhembet. Organet seksuale kane filluar te zhvillohen por eshte e veshtire per te dalluar seksin ne ultrasound. Qarkullimi i gjakut dhe i urnines eshte funksional, melcia gjithashtu.
Ne fund te muajit te trete femija eshte 8-10cm i gjate dhe peshon rreth 30gr.
muaji-trete.jpg
Femija ne fund te muajit te trete te shtatezanise - i formuar plotesisht
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Nga ana ime je e mirpritur..
Une jam e fashinuar nga cikli embrional i femijes... eshte me te vertet nje mbrekulli si nga 2 qeliza zhvillohet nje jete e re:)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 4 e shtatëzanisë
java_4_4793.jpg
Tani jeni në javën e katërt të shtatëzanisë (ose në të pestën nëse preferoni t’i numëroni ashtu).
Topi me qeliza është i zhytur në mitrën tuaj, tani është një embrion, dhe ka madhësinë e një fare lulëkuqeje. Pesë javët e ardhshme janë veçanërisht kritike për zhvillimin e fëmijës tuaj. Placenta bazë dhe kordoni i kërthizës,i cili e dërgon ushqimin dhe oksigjenin e fëmijës, tashmë janë funksional.

Zhvillimi i fetusit - java e 4 e shtatëzanisë4_jave_5188.jpg
Topi me qeliza- i quajtur tash embrion - qe po rritet ne mitren tuaj tanj ka madhesine e nje fare lulekuqeje. ثshtë ndarë në tre shtresa, të cilat më vonë krijojnë organe dhe inde. Poshtë në anët e kokës janë dy pjesë të indeve të cilat më vonë do të bëhen veshë.

Tubi neutral - prej të cilit krijohet truri, shtylla kurizore, palca kurrizore dhe nervat - zhvillohet në shtresën e epërme. Zemra dhe sistemi i qarkullimit fillojnë të duken në shtresën e mesme. Shtresa e tretë fillon t’i krijojë veshkët, zorrët, dhe e fillon sistemin urinar. Njëkohësisht, versioni i parë i placentës dhe kordoni i kërthizës, të cilët dergojnë ushqim dhe oksigjen tek fëmija juaj, tashmë janë në funksion.
Nëse deri më tani nuk keni bërë një test shtatezanie në shtëpi, po e bëtë një tani do të konfirmojë shatëzaninë tuaj. Gjithashtu ka edhe disa shenja tjera që do të konfirmojnë që ju jeni shtatëzane. Shikoni kalkulatorin për të parë kur do të vijë fëmija juaj. Pasi të merreni ketë konfirmim, është koha të kontaktoni me gjinekologun tuaj dhe caktoni një takim. Kujdesi i mirë dhe i vazhdueshem i barkut kur aty është foshnja, është një nga mënyrat më të mira për të siguruar që gjatë shtatëzanisë ju dhe fëmiija të jeni të shëndetshëm.

Vërejtje: Ekspertët thonë që çdo fëmijë zhvillohet ndryshe - që nga mitra. Këto zhvillime të fetusit janë të disajnuara të japin një ide të përgjithshme se si një fetus rritet ne mitër.

Si po ndryshon jeta juaj
Nëse fëmija nuk ishte i planifikuar, ky do të jetë moment i parë kur ju mund të keni një ndjenjë jo të mirë që jeni shtatëzane. Mos u brengosni: qendra për burime të hershme të shtatzanisë i ka të gjitha informatat që ju nevojiten për të pasur kontroll mbi shtatëzaninë tuaj. Nëse testi juaj është negative ose jo vendimtar por periudha menstruale nuk ka ardhur ende, mund ta përsërisni prapë. Keni nevojë për lexim të mëtutjeshëm? Shikoni nëse viza e zbehur tek testi i shtatëzanisë, dmth ju jeni shtatëzëne.
Mund të ju duket një kohë e çuditshme por në fakt është një ide e mirë të filloni me një rutinë të ushtrimeve. Ushtrimet fizike ju ndihmojnë që të zhvilloni fuqinë dhe resiztencën e muskujve. Do të ju ndihmojë të kontrolloni peshën që do e fitoni (ose parandalojë fitimin e peshës nese veç jeni mbipeshë), ju bën gati për lindje - dhe e bën më të lehtë rikthimin e figurës suaj pas lindjes. Zgjidheni një menyrë të sigurt, mesatarisht të fuqishme, një aktivitet që ju do të kënaqeni; të ecurit apo noti janë aktivitete të duhura kur jeni shtatëzanë.

Ju mund të bëni edhe disa zgjatje joge të lehta, janë disa ushtrime veçanërisht të përshtatura për shtatëzëna. Sigurohuni që instuktorët e ushtrimeve janë të kualfikuara për ushtrime me shtatëzëna, dhe nëse nuk është një grup i posaçëm për shtatëzëna bëjani me dije instruktorit që jeni shtatëzëne. Dini kufijtë tuaj dhe sigurohuni që të mos e teproni me ushtrime nëse veç jeni e re në ushtrime.


Fakte për tu marrë në konsideratë
Caktojeni një takim me gjinekologun tuaj të diskutoni për shëndetin tuaj gjatë shtatezanisë dhe pyteni për FW8 formën tuaj, për përshkrime të medikamenteve (duke përfshirë acidin folik) dhe trajtimin e dhëmbëve.
A do të jeni në gjendje të punoni gjatë shtatëzanisë? Shikoni rreth sigurisë në punë, veçanërisht nëse punoni me rreze x, kemikate apo keni një punë të fuqishme.
A ju duhet të merrni ushqim të shtuar për barkun tuaj si pjesë e një diete të shëndetshme?
A eshte e sigurte te vraposh apo te ecesh gjate shtatezanise?
A po ndiheni e trullosur? Shikoni se çka mund të bëni rreth marramendjes dhe alivanosjes./Bebaime
 

Attachments

  • java_4_4793.jpg
    java_4_4793.jpg
    22.8 KB · Shikime: 0
  • 4_jave_5188.jpg
    4_jave_5188.jpg
    25.5 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 5 e shtatëzanisë
java_5_9171.jpg

Tani jeni pesë javë shtatëzënë (ose në javën tuaj të gjashtë nëse preferoni ti numëroni ashtu).
Ndoshta nuk po dukeni shtatëzëne ende ( ndoshta nuk keni simptoma ) por fëmija juaj po rritet shumë shpejt. Këtë javë zemra - jo më e madhe se farët e lulëkuqes - fillon të rrahë edhe pse në ketë kohë embrioni ende duket më shumë si një flutërz se sa një njeri. Shumica e organeve duke përfshirë veshkët dhe zemrën, kanë filluar të zhvillohen dhe kanali neural i cili lidh trurin me palcën e kurrizit, mbyllet.


Zhvillimi i fetusit – java e 5 e shtatëzanisë5_jave_4659.jpgJu mund te mos dukeni shtatezene ne kete moment por zemra e embrionit, seshte me e madhe se nje koker gruri, tashme ka filluar te rrahe dhe pompoje gjak.

Zemra po ndahet nëpër dhoma dhe do të gjejë një rritëm më të rregullt së shpejti. Embrioni është gjysmë centimetri i gjatë dhe duket më shumë si një flutërz se sa si njeri. Do të kalojë një zhvillim të hovshëm gjatë kësaj jave.

Organet kryesore, duke përfshirë veshkët dhe mëlçinë fillojnë të rriten. Kanali neural, i cili lidh trurin me palcën kurrizore, do të mbyllet gjatë kësaj jave. Sethet e gjymtyrëve të poshtme të embrionit fillojnë të dalin - këto do të formojnë duart dhe këmbët e fëmisë suaj. Zorrët po zhvillohen dhe pjesët tjera të organeve janë në vendin tyre.
Poshtë hapjes që më vonë do të formojë gojën e fëmijës suaj, pjesë të vogla ekzistojnë aty ku më vonë do të zhvillohet qafa dhe pjesa e poshtme e nofullës. Sa do herët që të jetë kjo javë, pjesët e fytyrës janë tashmë të formuara. Vrimat e hundës po bëhen të dallueshme dhe versioni i parë i retinës së syve po formhet.

Si po rritet fëmija juaj
Simptomet e shtatezanise do të vazhdojnë ose fillojnë gjatë kësaj jave. Nëse jeni si shumica e femrave, ju do të ndjeni te vjella ( dhe jo vetem ne mengjes), lodhje, jo rehati me gjoksin e tharë, dhe nevojë të urinosh më shpesh. Të gjitha janë normale, të gjitha janë të mërzitshme, por gjëja e mirë është së këto janë thjeshtë pjesë e të qenurit shtatëzënë dhe nuk do të zgjasin përgjithmonë. Disa gra kanë edhe kokëdhembje në tre mujorin e parë të shtatëzanisë, ndiqni instruksionet për vet ndihmë nëse jeni njëra prej tyre. Megjithatë, janë disa simptome të shtatëzanisë të cilat nuk duhen injoruar. Nëse keni ndonjërën nga këto shenja të rrezikut gjatë shtatëzanisë së hershme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Gjinekologu juaj, mamitë apo në një kontrollë në qendrën mjekësore do të ju ndihmonin në të tilla raste.
ثshtë shumë e rëndësishme të hani mirë gjatë çdo faze të shtatëzanisë, kështu që fëmija juaj merr të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten për t’u zhvilluar. Shujta të vogla të rregullta të ushqimit dhe pijeve do të parandalojnë mostretjen si dhe do të veprojnë kundër të vjellurave dhe lodhjes. Ju ndihmon veçanërisht të hani një llojllojshmëri ushqimesh, e sidomos nëse jeni vegjetarian.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Merrni vitamin C,veçanërisht tani kur rritja e qelizës embrionale është e shpejtë dhe e hovshme. Burime të shëndetshme përfshijnë: portokajë, speca të kuq, rrush i zi dhe kivi. Nëse mendoni që dieta juaj mund të shkojë më një ngritje, gjeni udhëzuesin për blerje të vitaminave shtesë.

Nëse jeni e punësuar, filloni menjëherë të shikoni për pushimin e lindjes, sa ju takon të merrni.
Nese jeni mbi 35 dhe jeni të brengosur për problem gjenetike, është mirë ti bëni disa analiza diagnostifikuese. Skanimet e zverkut, analizën CVS, që të dyja kontrollojnë abnormalitet dhe duhet të vërehen sa më herët.

Nëse keni pasur një deshtim paraprak , mund të keni vështirësi të kënaqeni me këtë shtatëzani- ndiqni udhëzimet tona që të vazhdoni me një frymë pozitive./Bebaime
 

Attachments

  • java_5_9171.jpg
    java_5_9171.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
  • 5_jave_4659.jpg
    5_jave_4659.jpg
    21.1 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 6 e shtatëzanisë
java_6_5014.jpg
Tani jeni gjashtë javë shtatëzënë (ose në javën e shtatë nëse preferoni t’i numëroni ashtu).
Nga fundi i kësaj jave, fëmija juaj e ka madhësinë e një kokërr boroniceje. Nëse do të mund të shihni brenda vetës suaj, ju do të shihni një kokë të madhe dhe disa shenja të zeza ku sytë dhe vrimat e hundëve kanë filluar të formohen. Veshët që po dalin tani vërehen, si dhe krahët dhe këmbët që duken si sythe të sapodalura. Duart dhe shputat kanë formën e lopatave, dhe gishtërinjtë tani kanë filluar të marrin formë. Zemra është ndarë në dhomat e djathta dhe ato të majta dhe po rrahë përafërsisht 150 herë në minutë - afërsisht sa dy herë të rrahurat e zemrës së një të rrituri.

Zhvillimi i fetusit – java e 6 e shtatëzanisë6_jave_941.jpg Embrioni ka madhesine e nje kokerr boroniceje.

Nëse do të mund të shihnit brenda vetës suaj, do të shihni që koka e fetusit është më e madhe në krahasim me pjesën tjetër të trupit. Pjesët e fytyrës së fetusit po formohen me disa hije të zeza që më vonë do të jenë sytë dhe vrimat e hundëve, gjithashtu edhe gropëzat ku do të formohen veshët.

Sythet e sapodalura që do të formojnë krahët dhe këmbët këtë javë janë edhe më të dallueshme. Duart dhe shputat e embrionit duken si lopata. Zhvillimi i mëtutjeshëm përfshinë hipofizën dhe fibrat e muskujve. Ende nuk mund ta dëgjoni por zemra (e cila tashmë është e ndarë në dhomën e djathtë dhe të majtë) po rrahë përafërsisht 150 rrahje në minutë - sa dy herë të rrahurat e juaja.
Nga gjysma e kësaj jave, embrioni do të bëje lëvizjet e para. Fatkeqsisht, juve do të ju duhet të prisni deri nga gjysma e tremujorshit të dytë për të ndjerë kënaqësinë e ushtrimeve të para të fëmijës suaj.

Si po ndryshon jeta juaj
Nga jashtë njerëzit nuk do të arrijnë të shohin ndonjë shenjë të zhvillimit qe po ndodhë brenda jush por lodhja dhe te perzierit mund të ju bëj të ndiheni e dobët, veçanërisht nëse nuk i keni treguar në punë askujt që jeni shtatëzëne. Për të kompensuar lodhjen, ç’lodhuni sa më shumë që të mundeni në shtëpi dhe përfshijeni partnerin tuaj njëkohësisht në shtatëzaninë tuaj. Provoni të bëni prioritet pushimin dhe të vizitoni gjinekologun.

Ndoshta keni menduar që netët e shqetësuara janë pasi që vjen fëmija, por shumë gra kanë gjumë jo të mirë që nga fillimet e shtatëzanisë. Ndonjherë shkaku është fizik - mitra juaj tanimë e rritur shkakton shtypje tek fshikëza duke e bërë më të shpeshtë nevojën për urinim dhe vizitat në WC. Apo ndoshta gjoksi i tharë nuk ju lë të rehatoheni, apo zgjoheni në mes të natës me nevojë për të ngrënë.



Fakte për tu marrë në konsideratë

Deshira per te ngrene! Mundohuni t’i përmbushni këto dëshira duke mos u ngulfatur me ushqim jo të shëndetshëm, por duke zgjdhur ushqim të shëndetshëm sikur selino, karrota, shalqi, dhe mango.
Po kërkoni ndonjë kurs për ushtrime? Pse te mos provoni ushtrime aerobike me ndikim te vogel, ose te provoni seanca per trajtimin e peshes.
Pse shumë gra shtatëzëna kanë kapsllëk gjatë shtatëzanisë, dhe si duhet shmangur.
Ju nevojiten recipeta më të mëdha për të mbajtur gjoksin tuaj që po zgjerohet shumë shpejtë? Shikoni pse është më mirë që të shmangni gjatë shtatëzanisë recipetat që kanë tel në pjesën e fundme.
A është i sigurt përdorimi i ilaçeve kundër insekteve dhe sprejit kundër pleshtave?
Shtatëzania ektopike - çfarë duhet të dimë?/Bebaime
 

Attachments

  • 6_jave_941.jpg
    6_jave_941.jpg
    24.5 KB · Shikime: 0
  • java_6_5014.jpg
    java_6_5014.jpg
    23.3 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 7 e shtatëzanisë
java_7_5520.jpg
Tani jeni shtatë javëshe shtatëzëne (ose në javën e tetë nëse preferoni t’i numëroni ashtu). Teorikisht, foshnja juaj është ende një embrion, sepse ende ka mbetjen e një bishti të vockël, i cili do të zhduket brenda pak javësh. Dhe kjo është e vetmja gjë që do të zvogëlohet. Zemra dhe truri po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, po i krijohet qepallat, tani i ka dalë maja e hundës dhe krahët tani i përthyhen tek bërrylat dhe lakohen lehtësisht mbi zemër.

Zhvillimi i fetusit - java e 7 e shtatëzanisë7_jave_22.jpg Embrioni tani eshte rreth 1 cm i gjate, me forme kokrre te fasules te bardhe dhe tek gishtat e duarve dhe te kembece ka dukshem rrjeta te holla. ثshtë si një fasule valltare, që lëviz papritmas dhe me forcë. Mëlçia ka filluar të prodhojë sasi të mëdha të qelizave të kuqe të gjakut deri sa të krijohet palca e kurrizit që ta marrë pastaj përsipër këtë rol.

Java e tetë shënon fillimin e një faze tepër të vrullshme zhvillimore. Duke nisur nga tani e deri në javën e 20-të, bebi yt do të rritet me shpejtësi dhe ato pjesë trupore që janë krijuar në javët e para të jetës (si zemra dhe truri) do të bëhen më të ndërlikuara dhe të specializuara. Tani, po i krijohen dhëmbët dhe qiellza, ndërsa veshët vazhdojnë të zhvillohen. Lëkura e fetusit është e hollë si letër dhe venat i duken fare qartë.
Jeni në kulmin e tremujorit të parë, kohë kur shumë gra ankohen për dhimbje dhe parehati të zakonshme të shtatëzanisë. Ndoshta e keni të pamundur të mos e nxirrni atë që hani, për shkak të mundimeve të mëngjesit, që pjesërisht shkaktohen nga hormonet e shtatëzanisë në trupin tënd. Ndoshta të duhet të urinosh më shpesh se zakonisht – kjo pasi uterusi yt që po rritet ushtron presion mbi fshikëzën e urinës dhe hormonet ndikojnë në balancën e lëngjeve në trup. Të gjitha këto do të vijnë duke u pakësuar gjatë përparimit të shtatzanisë. Te ben mire te ushtrosh. Shiko më shumë në pjesën e ushtrimeve për të gjetur se cilat lloje të tyre janë të sigurta gjatë shtatëzanisë.


Si po ndryshon jeta tuaj
Ndoshta nuk dukesh apo nuk ndjehesh shtatëzënë, mirëpo uterusi yt po zgjerohet për t’i krijuar vend bebes që po rritet. Para shtatëzanisë, uterusi është sa një grusht i shtrënguar; tani është sa një qitro. Mund të ndjesh disa shtrëngime apo prerje të lehta në bark për sa kohë që ai rritet.
Në fillimet e shtatëzanisë, shumë gra ndihen sikur emocionet e tyre kanë marrë kot – janë të lumtura që janë shtatëzane për një çast dhe vetëm një çast më vonë mbushen me lot nga ideja se shumë shpejt do të bëhen mama. Madje edhe gjërat më qesharake mund t’ju acarojnë mirë, ndaj ti dhe partneri yt duhet të qetësoheni kur ta kuptoni se është shumë normale që në këtë fazë të kesh ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale. Kombinimi i hormoneve të shtuara dhe shqetësimeve rreth shtatëzanisë dhe të qenit prind mund të shkaktojë përjetime të thella të ëndrrave apo pagjumesi. Përpiqu të qetësohesh dhe të gjesh kohë për relaksim – kjo do të jetë një praktikë e mirë edhe për muajt e ardhshëm. Këto ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale, edhe pse disi shqetësuese, mund të zgjasin gjatë të gjithë shtatëzanisë tuaj, madje edhe pasi të lindë bebi, kështu që duhet ta pranosh që herë pas herë do të ndjehesh e brishtë.

Gati dy në pesë shtatëzani nuk e kapërcejnë dot këtë fazë, pasi përfundojnë në abort spontan: zakonisht shenja e parë është gjakderdhja. Kjo mund t’ju shkatërrojë emocionalisht nëse je mësuar me idenë se je shtatëzënë. Mjeku mund të merret me aspektin fizik, mirëpo duhet të përpiqesh të flasësh edhe me partnerin, që gjithashtu preket nga kjo gjë, si dhe me gra të tjera – ke për t’u relaksuar kur të mësosh sa shumë prej tyre kanë pasur përvojë të njëjtë. Përpiqu të mësosh se përse ndodhin abortet spontane dhe fol me të tjera që e kanë përjetuar këtë.


Fakte për tu marrë në konsideratëSi thua të bësh një përmbledhje çdo dy muaj? Zbulo dhjetë hapat për një shtatëzani të shëndetshme.
Probleme me lëkurën – si të kujdesesh për lëkurën gjatë shtatëzanisë.
A e demton stressi foshnjen?/ Bebaime
 

Attachments

  • 7_jave_22.jpg
    7_jave_22.jpg
    18.2 KB · Shikime: 0
  • java_7_5520.jpg
    java_7_5520.jpg
    23.1 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 8 e shtatëzanisë
java_8_3948.jpg
Tani ti je tetë javësh shtatëzënë (ose në javën e nëntë nëse preferoni t’i numëroni ashtu). Bishti i vockël po zhduket dhe kanë ndodhur aq shumë ndryshime saqë bebja jote është shndërruar nga një embrion dhe tani zyrtarisht quhet fetus. Kjo është faza kritike kur formohen organet e bebit.

Zhvillimi i fetusit - java e 8 e shtatëzanisë8_jave_1578.jpg
Pergezime - tani embrioni yt quhet fetus, qe do te thote FEMIJE. Uterusi yt zmadhohet për t’i bërë vend banorit të ri që tani është afërsisht 1.6 centimetra. Këtë javë do të ndodhin shumë ndryshime – bishti embrionik është zhdukur dhe të gjitha organet, muskujt dhe nervat fillojnë të funksionojnë. Tani, duart përthyhen tek kyçet dhe këmbët nisin ta humbin pamjen si me rrjetë. Qepallat nisin të mbulojnë sytë.
Shtatëzania po ta ndrshon edhe trupin. Ndoshta të gjinjtë të janë rritur aq sa mund të të duhen reçipeta më të mëdha dhe me mbajtëse më të forta se të vjetrat. Mund të vëresh se po të zgjerohet edhe beli, kështu që mund të të duhet t’i ruash diku xhinset e dashura për vitin tjetër. Nëse pi mjaft ujë me fluor – tetë gota apo më shumë në ditë – me siguri që po merr fluor të mjaftueshëm në mënyrë që kalciumi dhe fosfori të lidhen mirë në dhëmbët dhe kockat që po i zhvillohen bebit.
Tani, bebi lëviz dhe ndryshon pozicion vazhdimisht, edhe pse mund të të duhen edhe disa javë për ta ndjerë. Krahët janë rritur dhe duart tani janë përthyer tek kyçet dhe takohen mbi zemër. Këmbët po i zgjaten dhe mund të takohen mbi trup. ثshtë ende herët për të kuptuar nëse do të kesh vajzë apo djalë, edhe pse mund të zbavitesh duke dëgjuar fjalët e plakave që parashikojnë gjininë.

Si po ndryshon jeta juaj
Edhe pse nuk ke shtuar në peshë, disa pjesë të trupit tënd po rriten me siguri, si për shembull gjinjtë. Rritja e sasisë së gjakut nuk shihet me sy, mirëpo nga fundi i shtatëzanisë do të kesh 45 deri në 50 për qind gjak më shumë nëpër damarët e tu që nevojitet për të plotësuar nevojat e bebit. Kjo kërkesë e shtuar për gjak në qarkullim mund të çojë drejt variçeve (venave) dhe krijimit të hemorroideve, kështu që lexoji sugjerimet tona për vetë-ndihmë që të parandalosh krijimin e problemeve.
http://bebaime.com/udhetimi/a-eshte...shime-ne-lartesi-te-larta-gjate-shtatezanise- Të jesh shtatëzanë mund të ndikojë tek zgjedhja jote. Të duhet të mendosh për sigurim shëndetësor, si do të udhëtosh dhe për vaksinim para se të vendosësh ku t’i kalosh pushimet. Nëse ke mundim ne mengjes, mund të shqetësohesh nga fakti se udhëtimi t’i shton mundimet ose gjendja mund të të keqësohet në lartësi apo temperatura të mëdha. Këtu ke ndihmë – ndiqi këshillat tona për udhëtare shtatëzane që të ndihmojnë të planifikosh një pushim të sigurtë, relaksues dhe të gëzuar.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Lajmi i mirë është se mund t’ia lejosh vetes të hash 300 kalori më shumë në ditë për të ndihmuar foshnjen. Lajmi i keq është se ndoshta ende nuk ke aq uri. Mos u shqetëso – mundimi i mëngjesit do të kalojë shpejt. Ndërkohë, përpiqu të marrës pak vitaminë B6 për lehtësim.
Rritja e nivelit të hormonit relaxin mund të nënkuptojë që të duhet të ndryshosh dietën që të përballesh me kapsllëkun.
Përpiqu të rrisësh nivelin e kalciumit. Je mërzitur nga qumështi? Provo lëng portokalli me kalcium të shtuar ose djathë me pak yndyrë.
Nëse shumë e sëmurë ose e lodhur, nuk të vjen të shoqërohesh me njerëz. Përpiqu të caktosh kohë për pushim nëse së shpejti do kesh ndonjë festë me rëndësi./ Bebaime
 

Attachments

  • java_8_3948.jpg
    java_8_3948.jpg
    22.8 KB · Shikime: 0
  • 8_jave_1578.jpg
    8_jave_1578.jpg
    34 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 9 e shtatëzanisë
java_9_5712.jpg
Ti tani je nëntë javë shtatëzanë (ose në javën e dhjetë nëse të pëlqen ta numërosh kështu). Foshnja juaj peshon nën 10 gramë, por është gati për zhvillim të shpejtë. Tani foshnja i ka të gjitha pjesët e trupit, përfshirë krahët, këmbët, sytë, organet gjenitale dhe organe të tjera, edhe pse nuk i janë formuar ende.

Zhvillimi i fetusit - java e 9 e shtatëzanisë9_jave_8518.jpg
Nga fundi i javës së dhjetë të shtatëzanisë, mund ta gjeni veten në një turbullire emocionale, një ditë ndjehesh e trishtuar, ditën tjetër plot gëzim, edhe pse kjo mund t’i shqetësojë disa gra që janë krenare për vetëkontrollin e tyre, kjo që po të ndodh është shumë normale dhe me siguri do të zgjasë gjatë të gjithë shtatëzanisë. Emocionet e ndryshueshme shkaktohen pjesërisht nga shpërthimi i hormoneve.
Nga fundi i javës, fetusi yt është gati 2.3 centimetra i gjatë. Si nga forma ashu dhe nga madhesia ai ngjan me nje kokerr rrushi dhe peshon gati 2 grame. Qepallat i ka të ngjitura dhe nuk i hapen deri nga java e 27. Kyçet e duarve i ka më të zhvilluara, i janë krijuar kyçet e këmbëve, gishtat e duarve dhe këmbëve nuk duken mirë. Krahët po i zgjaten dhe po i përthyhen tek bërrylat. Nga fundi i javës, pjesa e brendshme e veshëve është përfunduar. Edhe pse nuk mund ta identifikoni ende gjininë e fetusit me ultrazë, organet gjenitale kanë nisur të krijohen. Tani, placenta është zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar shumicën e punës me rëndësi për prodhimin e hormoneve.
Së shpejti do të të duhet të marrësh vendime për kontrolle të para-lindjes. Nëse keni më shumë se 35 vjet ose keni në historinë e familjes sëmundje gjenetike, do të ishte mirë të konsideroni mundësinë e testit chorionic villus (CVS), një test para-lindje që zakonisht bëhet mes javës së dhjetë dhe 12 që konrollon për difekte apo anomali të lindura.

[h=2]Si po ndryshon jeta tuaj[/h]Nga ana fizike mund edhe të mos dukesh shtatëzanë, nëse kjo është shtatëzania e parë, mirëpo mund të ndjehesh shumë e lodhur dhe e sëmurë – jo detyrimisht në mëngjes – ndaj merre veten me të mirë. Hormonet e shtatëzanisë shkaktojnë turbullira edhe në mënyra të tjera. Shumë gra vuajnë nga dhimbje të fworta koke dhe probleme me shpinën, si nervi shiatik dhe për fat të keq, këto hormone ndikojnë për të krijuar mjedisin e përkryer për infeksione vagjinale.http://bebaime.com/shendeti/parandaloni-infeksionet-vaginale اfarëdo mjekimesh të posaçme për shtatëzani të keni, mund të provoni dhe sugjerimet tona për mjekime natyrale.
Të jesh aktive do të thotë shtatëzani më e shëndetshme dhe shërim më i shpejtë pas lindjes. Mirëpo mos e tepro – zgjidh një program me ushtrime te sigurta te rekomaduara per te gjithe shtatezaninehttp://bebaime.com/fitnesi/sporti-ne-shtatezani-behuni-aktive-por-me-mase dhe bëj kujdes të mos nxehesh shumë.
Janë ditët e para, mirëpo mënyra si ulesh dhe aktivitetet që bën gjatë shtatëzanisë mund të ndikojnë shumë për të patur pozitën e mirë për lindje më vonë dhe do të thotë që të kesh forcën fizike për një lindje aktive. ثshtë ide e mirë të fillosh të mendosh për këto gjëra tani që mund të nisësh nga sjelljet e mira.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Tani është koha për kontroll për sindromen e Daunit ( SINDROMI DOWN )http://bebaime.com/foshnjat-me-sind...-te-foshneve-me-sindromin-daun-down-syndrome-, mirëpo mund të të duhet të udhëtosh në ndonjë qendër të specializuar ku mund të të duhet të paguash.
Nëse po bëni dhe testing zakonisht ndodh gjatë javës së ardhshme apo tjetrën.
Si të futësh më shumë fruta dhe perime në dietën tënde – edhe nëse nuk të pëlqejnë!
http://bebaime.com/shendeti/gjakderdhja-gjate-shtatezanise-Gjakrrjedhja dhe dhimbjet e barkut mund të jenë shenja të hershme të abortit spontan – si ta përballosh nëse të ndodh.
ثshtë e sigurt të marrësh Prozac gjatë shtatëzanisë?/ Bebaime
 

Attachments

  • java_9_5712.jpg
    java_9_5712.jpg
    21.5 KB · Shikime: 0
  • 9_jave_8518.jpg
    9_jave_8518.jpg
    15.5 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 10 e shtatëzanisë
java_10_9751.jpg
Tani je dhjetë javëshe shtatëzënë (ose në javën e njëmbëdhjetë nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Në tri javët e ardhshme foshnja juaj do e dyfishojë madhësinë. Tani, ai ose ajo gëlltitet dhe gjuam shkelma dhe të gjitha organet kryesore janë zhvilluar plotësisht.
Gjithashtu kanë nisur të duken edhe hollësi më të vogla, si thonjtë apo flokë si push pjeshke. Pjesa e jashtme e organeve seksuale do fillojnë të shfaqen dhe brenda pak javësh do të zhvillohen sa duhet për të treguar nëse pret vajzë apo djalë.

Zhvillimi i fetusit - java e 10 e shtatëzanisë10_jave_4476.jpg
Fetusi eshte vetem rreth 3.1 cm i gjate nga maja e kokes tek kerbishti dhe peshon me pak se 4 grame. Megjithatë, është i zënë duke u gëlltitur dhe gjuajtur shkelma. اdo ditë kanë filluar të shfaqen hollësi më të imta, si thonjtë dhe flokët si push.
Organet jetike - mëlçia, veshkat, zorrët, truri dhe mushkëritë – janë krijuar plotësisht dhe janë funksionale, ndërsa koka është gati sa gjysma e trupit. Për momentin, balli është i dalë përpara dhe lart në kokë, mirëpo më vonë do ndryshojë në formë më njerëzore.
Nëse mund ta shohësh foshnjen këtë javë do të jesh në gjendje të dallosh vijën e qartë të shtyllës kurrizore. Nervat spinale zgjaten nga shtylla.
Tani, mitra jote është sa një qitro. Me ndihmën e Doppler-it, një stetoskop që përdoret më dorë, mund të dëgjosh rrahjet e shpejta të zemrës – një nënë shtatëzënë e ka krahasuar këtë me zhurmën e trokut të kuajve.

Si po ndryshon jeta tuaj
Po i afrohesh fundit të tre muajve të parë të shtatëzënisë – tremujori yt i parë – dhe mitra jote është sa një qitro, mjaft e madhe për të ta mbushur pjesën e legenit. Mund të jesh madje në gjendje ta ndjesh mitrën sipër kockës pubike. Edhe pse mund të mos kesh nevojë të veshësh rroba më të mëdha edhe për ndonjë javë, mund të shohësh që beli po plotësohet.
Nëse do të ulësh sasine e kafeineshttp://bebaime.com/ushqimi-i-drejte...i-kafen-tuaj-te-mengjesit-gjate-shtatezanise-, mund të fillosh të pish caj bimor.http://bebaime.com/ushqimi-i-drejte-dhe-pesha/caji-i-bimeve-ne-shtatezani Ki kujdes që çajrat që zgjedh të jenë të sigurtë për shtatëzani. Limon dhe mjaltë në ujë të nxehtë mund të jetë një alternativë e mirë. Përpiqu të pish të paktën tetë gota në gota (çaj, kafe dhe koka kola nuk llogariten) mirëpo mos pi shumë para se të flesh në mënyrë që të mos kesh nevojë të shkosh shpesh në tualet gjatë natës.
Nëse bën gjumë të shqetësuar për arsye të tjera mund të tundohesh të pish ndonjë mjekim, mirëpo medikamenti nuk duhet të jetë rruga e parë gjatë shtatëzanisë. Provo vetësugjestionimin për pagjumesihttp://bebaime.com/gjumi/si-ta-mundni-pagjumesine- dhe mos ushtro para se të flesh. ثndrrat e çuditshme janë të shpeshta në shtatëzani dhe mund të ndikojnë në prishjen e gjumit.

Fakte për tu marrë në konsideratë
ثshtë e sigurtë të përdoret rripi i makinës gjatë shtatëzanisë, po makinat me air bags?
Kujtoja vetes pse është mrekulli të jesh shtatëzëne edhe kur ndjehesh e sëmurë, e lodhur ose me dhimbje koke.
Përse shtatëzania bën të të shkojë goja lëng./Bebaime
 

Attachments

  • 10_jave_4476.jpg
    10_jave_4476.jpg
    26.7 KB · Shikime: 0
  • java_10_9751.jpg
    java_10_9751.jpg
    22.4 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 11 e shtatëzanisë
java_11_1634.jpg
Ti tani je njëmbëdhjetë javësh shtatëzëne (ose në javën e dymbëdhjetë nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Foshnja jote tani është formuar plotësisht, nga dhëmbët deri te thonjtë dhe është sa gishti yt i madh. Gishtat e këmbëve dhe duarve janë ndarë dhe kockat kanë nisur të forcohen. Gjatë nëntë muajve të ardhshëm detyra kryesore e foshnjes do të jetë të bëhet më e madhe dhe më e fortë, e gatshme për të mbijetuar jashtë mitrës.

Zhvillimi i fetusit - java e 11 e shtatëzanisë11_jave_6705.jpg
Po i afrohesh fundit të tremujorit të parë. Shumë nga zhvillimet kyçe do të mbarojnë brenda disa javëve të ardhshme dhe mundësia për abort spontan zvogëlohet dukshëm.
Vetem 4 centimetra nga koka tek kerbishti, fetusi yt i ka te gjitha pjeset nga dhembet deri tek thonjte.
http://bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/147 Foshnja jote ka punë duke duajtur me shkelma dhe duke u zgjatur, lëvizjet i ka aq të shkathta sa duket si balet në ujë. Gishtat e duarve dhe këmbëve janë ndarë plotësisht. Tani detyra kryesore e fetusit gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të jetë të bëhet më e madhe dhe më e vogël që të mbijetojë vetë jashtë mitrës.
Një vijë vertikale me pigment të errët e quajtur linea nigra, mund të shfaqet mbi barkun tuaj. Mitra është ngritur mbi kockat e legenit dhe tani mamia mund ta ndjejë gjatë ekzaminimit të jashtëm.

Si po ndryshon jeta tuaj
Mund të merrni parasysh lindjen në shtëpi. Nëse mjeku juaj i përgjithshëm nuk mund të vijë në shtëpi të kujdeset për lindjen, mund të rregullosh të vijë ndonjë mami përmes mbikëqyrësit të mamive në spitalin e qytetit. Një tjetër alternativë që disa gra e konsiderojnë si lindje në mes të shtëpisë dhe spitalit është të bësh lindjen në një qendër lindjesh.
Një nga pjesët më të bukura të vizitave të para-lindjes është rrhja e zemrës së fëmjës e shumëfishuar nga stetoskopi Sonicaid që e përdorin shumë mami. اasti mund të jetë shumë dramatik dhe prekës kur dhoma mbusht me zhurmën që ngjan me atë të një kali që vrapon. Mos u shqetësoni nëse mamia nuk e gjen dot rrahjen e zemrës në këtë fazë (disa mami as që përpiqen ta gjejnë kaq herët pasi nuk duan të jenë shkak që t’ju mërzisin) – do të jetë më e lehtë në takimin e ardhshëm. Kur mamia juaj nuk e gjen rrahjen e zemrës, ajo mban shënim në kartelën tuaj ZFD (Zemra Fetale Dëgjohet) – ose përdorni udhëzuesin tonë për t’i kuptuar shënimet e maternitetit që të deshifroni shkurtesat.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Keni të drejtë për kohë të lirë të paguar nga puna për të gjitha vizitat dhe orët mësimore para-lindjes ndaj duhet ta vini në dijeni punëdhënësin për shtatëzaninë tuaj.
A e keni vendosur ku ta kryeni Testin e Alfa-Fetoproteinës? Si me çdo test tjetër, është mirë të jeni e informuar kur të bëni zgjedhjen, për ta bërë apo jo.
Nga fundi i kësaj jave mund ta ndërprisni marrjen e acidit folik, sepse tubëzat neurale të foshnjes janë formuar plotësisht, por është ende e rëndësishme të hani mirë në javët që vijnë.


Si po rritet fëmija juaj - Java e 12 e shtatëzanisë
java_12_1138.jpg
Ti tani je 12 javëshe shtatëzëne (ose në javën e 13 nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Fytyra e foshnjes po ndryshon. Sytë, që në fillim dolën në anë të kokës, tani janë afruar dhe veshët janë pothuajse në pozicionin normal. Në këtë kohë indet dhe organet që janë krijuar tashmë në trupin e tij rriten dhe formësohen shpejt. Zorrët e foshnjes që fillimisht dalin si fryrje të vogla në kordonin umbilikal do fillojnë të lëvizin drejt zbrazëtirës abdominale.

Zhvillimi i fetusit - java e 12 e shtatëzanisë12_jave_143.jpg
Fytyra e foshnjes nis te duket me njerezore, edhe pse eshte vetem rreth 5,4 cm e gjate nga maja e kokes tek kerkbishti dhe peshon me pak se 14 grame. Sytë, që në fillim dolën në anë të kokës, tani janë afruar. Veshët janë pothuajse në pozicionin e tyre normal në anë të kokës. Mëlçia prodhon vrer dhe veshkat sekretojnë urinë në fshikëz.
Fetus mblidhet nëse e shtyp barkun, edhe pse ende nuk mund t’ia ndjesh lëvizjet. Qelizat nervore fetale janë shumëfishuar me shpejtësi dhe sinapset (lidhjet neurologjike në trurin tuaj) po krijohen. Fetusi ka më shumë reflekse: kur prek pëllëmbët i mbledh gishtat, kur prek shputat i mbledh gishtat e këmbëve dhe kur prek qepallat i shtrëngohen muskujt.
Mamia tani e ndjen majën e mitrës, që njihet si fundus, në fund të barkut. Kur hyni në tremujorin e dytë mund të shohësh që po vesh rroba më të gjera e më pak shtrënguese. Shpejt nuk do t’i vishni më rrobat e zakonshme.

Si po ndryshon jeta tuaj
Nëse ke fat, mundimet do të largohen dhe shumë shpejt do ndjehesh më energjike. Me siguri që ndjehesh më e lehtësuar pasi rreziku për abort spontant tani është zvogëluar në mënyrë dramatike. Mund të mos e besosh dot që end eke disa mundime në mëngjes, por shumë shpejt do të të kthehet oreksi. Thjesht sigurohu që mishi që ha është i pjekur mirë për të ulur rrezikun nga toksoplasmosis – mos ha biftek të mesëm dhe bëj kujdes me mishin e grillit.
Dhëmbët dhe mishtrat e dhëmbëve janë më të prirur të sëmuren gjatë shtatëzanisë, ndaj planifiko një kontroll dhëmbësh sa je shtatëzanë, mirëpo sigurohu t’i tregosh dentistit gjendjen që mos të të bëjë radiografi. Mund të vëresh që mishi i dhëmbëve gjakos më shumë sa herë që i lan me furçë ose përdor fillin. Nëse merakosesh dhe nuk guxon të përdorësh mjekime që jepen pa recetë, fol me mjekun ose me farmacistin tënd, ose telefonoji për këshillë.
Me siguri që po vesh rroba të gjera, më tepër për shkak të barkut se sa të peshës që po shton. Mund të shohësh që të nevojitet stil i ri për t’iu përshtatur shtatit ose një rutinë tjetër për kozmetikën – hidhi një sy këshillave për bukuri nga Bobby Broën. ثshtë koha e duhur të rimendosh dukjen tënde. Ka shumë linja të veshjeve për shtatëzane ku mund të zgjedhësh, si nëpër shitore, ashtu dhe përmes porosive. Një ose dy gjëra kryesore me cilësi të mirë mjaftojnë për pjesën më të madhe të shtatëzanisë. Për raste të veçanta mund të zgjedhësh dika nga linjat më solemne dhe më të sofistikuara që për fat i kemi tani.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Mos u shqetëso nëse kontrollet e para tregojnë se placenta është e ulët - 90 për qind ngrihet lart deri nga java e 28-të.
Përpiqu të rregullosh një takim mes partnerit tënd dhe mamaisë në mënyrë që ta kaloni bashkë shtatëzaninë. Kjo i ndihmon atij ta ndajë këtë përvojë me ty.
Strijat mund të paraqiten që në muajin e tretë ose të katërt, sidomos tek gjinjtë – përdorimi i reçipetave të forta ndihmon parandalimin ose minimizimin e tyre.
E ke grupin e gjakut me rezus negativ? ا’do të thotë kjo për ty dhe foshnjen tënde./Bebaime
 

Attachments

  • java_11_1634.jpg
    java_11_1634.jpg
    23.8 KB · Shikime: 0
  • 11_jave_6705.jpg
    11_jave_6705.jpg
    21.6 KB · Shikime: 0
  • java_12_1138.jpg
    java_12_1138.jpg
    24.5 KB · Shikime: 0
  • 12_jave_143.jpg
    12_jave_143.jpg
    20.4 KB · Shikime: 0
Top