Shtesat e pallateve dhe shtëpive do të legalizohen

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Plani i ri urbanistik u jep mundësinë edhe atyre që nuk përfituan të zgjerojnë banesat

Shesat-e-pallateve-2-213x320.jpg

Të gjithë banorëve të Tiranës, të cilët kanë një shtesë, papafingo apo kanë kryer një zgjerim në territorin ku jetojnë, do t’u jepet mundësia për legalizim. Janë mbi 400 ndërtime pa leje, të cilat janë evidentuar brenda një viti e gjysmë në kryeqytet nga autoritetet bashkiake. Të gjitha këto ndërtime, shtesa, zgjerime do të legalizohen në rast se përmbushin disa kritere, ndërkohë që plani i ri urbanistik, i cili pritet të miratohet në Këshillin e Rregullimit të Territorit, do të lejojë që aty ku do të thonë ekspertët vendorë, do të mund të bëhen zgjerime të tjera e madje edhe shtesa për strehimin e një shkalle me disa apartamente.

Një pjesë e mirë e qytetarëve që kanë ndërtuar shtesa, papafingo, dhoma shtesë në katet e para, shtesa katesh në shtëpitë private, apo çfarëdolloj zgjerimi tjetër, do të kenë mundësi të legalizojnë pronën e tyre. Edhe në rastet kur këto ndërtime janë pa leje, njësitë vendore, por edhe autoritetet e legalizimeve do të pranojnë kërkesat e tyre, do të shqyrtojnë motivacionin, si dhe do të këqyrin situatën për të legalizuar pronën shtesë apo jo. Bashkia e Tiranës ka bërë negocimin me autoritetet për t’u dhënë mundësi banorëve për legalizimin e shtesave të tyre, pasi shumica e tyre kanë deklaruar se për ndërtimin e bërë kanë marrë leje në njësitë vendore e madje kanë dorëzuar edhe aprovimin e komshinjve, të cilët kanë qenë dakord për shtesat dhe ndërtimet për zgjerim.

Procedura

Të gjitha ndërtimet e palegalizuara mund të ligjërohen në rast se pronarët e këtyre shtesave apo ndërtesave plotësojnë dy kushte kryesore: e para që të kenë banesën të hipotekuar dhe e dyta që banesa ku jetojnë, të jetë në pronësi të tyre.

Procedura kërkon që të gjitha këto subjekte të bëjnë gati një shkresë, nga ku të kërkojnë legalizimin e ndërtimit që kanë bërë. Strukturat vendore do të bëjnë edhe verifikimin e kërkesës, edhe nëse kërkuesi është në kushte të rregullta për ta bërë këtë kërkesë apo jo. Një rol të rëndësishëm në legalizimin e ndërtimit pa leje kanë edhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit, banorët përreth ndërtesës, komshinjtë dhe kryesisht gjitonët me të cilët ndahet tarraca, muri dhe shkallët. Nëse ata bien dakord dhe nuk kanë kundërshti për investimet e fqinjit të tyre, atëherë edhe për pushtetin vendor është një plus më shumë për të marrë një vendim pozitiv për legalizimin.

Sipas legjislacionit është njësia vendore, minibashkia që përgjigjet për ndërtimin në fjalë. Në këtë rast, pushteti vendor është i detyruar të bëjë verifikimet dhe të bashkëpunojnë me strukturat e bashkisë qendrore për t’i dhënë të drejtë komunitetit apo për t’i legalizuar ndërtimin aplikuesit, që nga kontrollet dhe evidencat rezulton të jetë ndërtuar ilegalisht.

Plani urbanistik

Sipas planit urbanistik, drafti i miratuar nga këshilli bashkiak, aktualisht në nënnjësi për kategorinë banim, mbizotëron struktura e mesme, ish-banesa shtetërore të ndërtuara para viteve ‘90, të cilat zënë rreth 65% të strukturave të vendosura në nënnjësi. Ndërhyrja në territor do të bëhet sipas propozimeve të PDV, të cilat duhet të mbajnë në konsideratë përmirësimin dhe shtimin e infrastrukturave publike për nënnjësinë.

“Për pallatet e ndërtuara para viteve ‘90 mund të lejohen shtesa horizontale deri në 20% të sipërfaqes së godinës ekzistuese dhe/ose vertikale deri në një kat për përdorim banim, ristrukturime, ose ndryshime të fasadave, pa prekur vijën e ndërtimit, apo përdorimeve gjithmonë brenda kategorisë banim, edhe përpara miratimit të PDV-së për nënnjësinë”, thuhet në planin urbanistik.

Sipas rregullores së planit, të gjitha strukturat duhet të lidhen me rrjetet infrastrukturore të ujit të pijshëm, kanalizimeve, ujërave të shiut, energjisë elektrike, si dhe shërbimit të grumbullimit të mbeturinave. Lidhjet duhet të jenë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe specifikimet teknike.



Rregulli

për shtesat e pallateve, papafingot, por edhe zgjerimin e shtëpisë me një apo disa dhoma, sipas legjislacionit në fuqi, kërkohet marrja e autorizimit dhe pajisa me lejen e posaçme nga njësia bashkiake, Bashkia e Tiranës dhe Inspektorati Ndërtimor.

Burimi:gazeta-shqip.com
 
Top