Shuhet ëndrra për në Botëror, Islandë-Shqipëri 2-1

cent

...Lontano
Ishte shumë e bukur për të qënë e vërtetë. ثndrra e shqiptarëve për një verë në Brazil, ngrin e tëra në tokën e akull të Islandës. Shqipëria humbet 2-1 përballë vendasve, që përmbysin disavantazhin e Ramës dhe tregon se nuk është ende gati për kapërcimin e madh, pavarisht rritjes dhe shpresës, këtë herë reale, që na kanë servirur këto eliminatore.
258s291.jpg

De Biasi në ndryshim nga katër ditë më parë, në Slloveni këtë herë preferon nga minuta e parë një Shqipëri me dy sulmues, me tradicionalen 4-4-2, që është dhe skema me të cilën luan dhe Lagerbak. Islanda kuptohet që në fillim që do të jetë një kundështar i fortë, sidomos dhe në aspektin teknik. Në minutën e 4-tërt Berisha bëhet shpëtimtar i Shqipërisë, kur pret një goditje të Sigurdson në trekëndësh. Gjithsesi goditjen e madhe në start do ta bëjë Shqipëria. Në minutën e nëntë, Cani mbron mirë topin, e kalon te Basha që e hap menjëherë te Rama, i cili në ndeshjen e tij të katërt në përfaqësuese shënon golin e tretë, duke gjetur këndin e portes islandeze. Shqipëtarët janë në qiellin e shtatë, por problemi është se shkojmë shumë shpejt aty, pasi Islandezët na kthejnë me këmbë në tokë. Dallku fillimisht ja lë autostradë zonën kundërshtarëve, por Berisha zgjat këmbën e tij për të thënë jo. Portieri kuqezi nuk mund të bëjë asgjë, 4 minuta më pas, kur Teli rrëshket duke lënë Bjarnason të lirë për golin e barazimit. Shqipëria vuan, por rastin për t’u kthyer në avantazh e ka sërish, me Kacen që godet fluturimthi ngjitur me shtyllën.

Islandezët bëjnë presion konstant dhe në dy raste i afrohen golit por berisha arrin të neutralizojë, duke u konfirmuar si më i miri në fushë për kuqezinjtë. Në krahun tjetër ndërkohë, Roshi dhe Salihi arrijnë të gjejnë kombinimin e duhur por jo fundin e rrjetës pasi Halldorson pret mbi vijë. Presionin e fraksionit të pjesës së parë, Islanda e konkretizon sapo hyn në fushë në të dytën, me Sigorson që shënon me finte golin e 2-1. Shqipëria tashmë është në gjunjë dhe për minuta të tëra në fushë janë vetëm islandezët. De Biasi në të 64-trën ndryshon emrat, duke hedhu në fushë januzin për Canin e bulkun për Bashën. Shqipëria fillon të tregohet më agresive, por mbrojtja mbetet gjithmonë një rrezik për ne, aq sa në minutën e 70-të, për fat tre islandezë dalin bosh në zonë. Kombëtarja kundërpërgjigjet në krahun tjetër me Ramën, që është më i rrezikshmi por goditja e tij shkon jashtë. Minutat e fundit janë shumë dëshirë për një pikë por dhe shumë paqartësi, e cila nuk prodhon asgjë. Islanda fiton 2-1 dhe tashmë është zyrtarisht e dyta, Brazili është pranë për ta, pasojë dhe e kalendarit më të favorshëm, ndërsa Shqipëria matematikisht është ende në lojë, port ë ringirhesh nga vendi i pestë, ku u rrëzuam këtë fillim shtatori nevojitet më shumë se një mrekulli, nevojitet qartësi. Në dy ndeshjet e mbetura, kuqezinjtë tashmë duhet të mendojnë për të bërë mbylljen që meritojnë këto eliminatore, ku për shumë muaj fituam një ëndërr dhe pse jo një biletë. Ishte e bukur për sa zgjati.
S.Sport
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Shuhet ëndrra për në Botëror, Islandë-Shqipëri 2-1

Na moren edhe enderren keta djem qe vin me te njofshem ne kombetare e talentet rrin ,nese dojme na shqiptarte me u kualifiku naj here duhet 11shja startuese me kon me kosovar se lojtarte kosovar e kan dridh jugosllavin e evropen ne kohe te vet,nuk luhet futboll me ate kalin edgar Cani ose me ate roshi qe shumicen e aksioneve i hupen teli katastrofal ,dallku poashtu
 
Redaktimi i fundit:

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Shuhet ëndrra për në Botëror, Islandë-Shqipëri 2-1

Pune dreqi kur e kupton ne ç'nivel je .
Duhet te bejne çmos te mbajn vendin e peste , se ka rrezik qe edhe qipro te na kaloj .

Pastaj kur mendon qe jashte botrorit do mbeten ekipe si Franca , çekia , etj çduhet te pretendojme ne bufat !!
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Shuhet ëndrra për në Botëror, Islandë-Shqipëri 2-1

Dje ne Itali ndeshje Kombetares nuk mund t'u luante ne baste sepse kishte dyshime te forta per trukim...

FSHF esht e zeza e futbollit Shqiptar,kreret e saj jan njerez te ardhur nga biznesi zi.. qe vendin e kan diku tjeter!

2013-09-11 19.19.15.jpg


4 ore para ndeshjes kishte nje ulje te ndjeshme te koeficentit te Islandes... me pas shikoni cfare levizjesh!
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Shuhet ëndrra për në Botëror, Islandë-Shqipëri 2-1

Bommbastick hartini Jam i zhgenjyer thellesishte edhe une nga kjo disfate qe na largoi nga enderra per boteror por me shume se kjo jam i zhgenjyer nga disa pseudoshqiptar me sa gezim kishin prit qe keta djem te deshtojne ...

Nuk jemi nivel me shtetet tjera e ceka edhe me heret ne kemi 100 vjet shtet e shumica e klubeve eeuropiane jan mbi 100 vjeqare qe luajne futboll ,flitet per trukime flitet per gjitheqka po mendoj se mundesite tona per momentin jan kaq mendoj se trajneri ka gabuar ne vendosjen e skemes se tij edhe me ftuarjen e disa lojtareve te hargjuar si dallku edgar Cani edhe roshi e admir teli qe per mendimin tim as ne lige te pare te kosoves se meritojne me lujt e jo me ne kombetare ...
pash nje superportjer si etrit berisha nje ergys kace nje valde rama nje lorik cana me forme ne renje te tjeret lenin shume per te deshiruar.
Megjithate mos te harrojme se zoti tha me gojen e vet qe ko,bi nuk shuhet per mbi dhe edhe si ne ditet e bukur kur enderronim per brazil edhe ne keto dite te keqija per kombetaren ne duhet te jemi afer saj ne jemi lojtari i 12 edhe me i miri i kombetares jemi ata qe kem treguar qe dime edhe ne fusha musafire te jem ne numer me te madh se vendasit se ne e duam vendin tone i duam keta djem qe me mundesit e tyre mundohen te na perfaqesojne denjesisht.
Per racen e flliqte qe luajne per grekun edhe zviceren edhe norvegjin etj kam veq nje mesazh do te shihemi ne tetor djem k.... se spo gucoj mu shpreh si duhet se bohet nervoz 1centshi e me thote me editu.

Shqipni Etnike

Pergjithmon krenar me ty shqipni
 
Top