Shumë shpejt pritet të nis lufta në Bosnje! Ballkani në luftë!

legjenda

Tetova
Kriza në Lindjen e afërt nuk do të përfundojë, shumë shpejt. Ajo sikur po ndihmon që Ballkani të shkojë drejt një krize të re. Vendi i parë në të cilin do të zbarkojë në një mënyrë kjo krizë që është në Lindjen e afërt, është Bosnja e Hercegovina.
Tashmë është gjithnjë e më e sigurt se brenda muajsh nëse jo viti, do të shpërthejë konflikti në Bosnje.
Serbia duke pasur të ashtuquajturën Republika serbe, si një njësi të saj strukturore do të mundohet që nga një incident i përgatitur ta kthejë procesin në dobi të vet dhe ta përmbyll me bashkimin e Republikës serbe me të.
Informacione diskrete të shqiptari.eu flasin se Bosnja po shkon drejt luftës. Tashmë ushtarakë të vendeve të ndryshme, nuk flasin se si të pengohet ai shpërthim, por se si të zgjidhet, dhe se si të përmbyllet në një mënyrë të kënaqshme.
Lufta duket e pashmangshme tashmë në Bosnje, edhe për faktin se ky shtet ka dështuar të zgjidhë problemin e ekzistencës dhe të mospajtimeve të thella ndëretnike, dhe se organizimi shtetëror duket i paqëndrueshëm, por goditja përfundimtare do ti vije nga Serbia, ajo e cila nisi luftërat në Ballkan dhe mban përgjegjësinë edhe për krimet në Kosovë.
“Lufta në Bosnje, është e pashmangshme. Tash më kanë nisur përgatitjet. Rreziku vjen nga implikimi rus. Turqia, po bëhet gati për ndërhyrje në rast konfikti për ti mbrojtur myslimanët atje”, thotë ky burim ndërkombëtar për shqiptari.eu.
Përgatitjet për luftë në heshtje kanë filluar, para së gjithash na Serbia, e cila nëpërmjet armatimit të blerë nga Rusia po mundohet të bëjë baraspeshën me Kroacinë, e cila që nga pavarësimi ka vazhduar furishëm ta fuqizojë ushtrinë duke e modernizuar dhe duke u bërë thuaja në çdo raport forcash, të jetë dominuese ndaj Serbisë.
E ndodhur në këtë realitet Serbia po e sheh si momentin e fundit për të nxjerrë maksimum nga Bosnja, në dobi të zgjerimit, ekspanisonit të saj, ndërkohë që në opinion vazhdimisht propagandon se kinse shqiptarët duan ta krijojnë Shqipërinë e madhe.
Po ku ndodhet Kosova, si do ta shpëtojë veriun në rast krize? Kush mendon për këto? SHQIPTARI.EU
srebrenica-m.jpg
 
Top