Si shpjegohet? Infermieri rezulton pozitiv me Covid-19 disa ditë pasi u vaksinua. Ja çfarë thonë ekspertët

Si shpjegohet? Infermieri rezulton pozitiv me Covid-19 disa ditë pasi u vaksinua. Ja çfarë thonë ekspertët​



Shënohet rasti i parë i një infermieri, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 disa ditë pasi mori vaksinën kundër koronavirusit. Kjo ka ndodhur me Matthew W., një infermier 45-vjeçar që punon në San Diego.

Ai u vaksinua me medikamentin e Pfizer më 18 Dhjetor dhe tha se i vetmi efekt që përjetoi ishte dhimbja e krahut. Por gjashtë ditë më vonë, Matthew ndieu dhimbje muskulore dhe këputje.

1609354109641.png
Pasi iu nënshtrua testit, ai rezultoi pozitiv për COVID-19. Por për Christian Ramers, specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diego, i cili foli për Abc News, kjo nuk është e papritur.

Pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga Covid-19 pasi të jenë vaksinuar.
“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina,” tha Ramers.

Edhe pas 10 deri 14 ditëve, pacientët kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë. “Ajo dozë e parë mendojmë se jep diku rreth 50% mbrojtje dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%,” shtoi Ramers.

Duke qenë se periudha e inkubacionit për Covid-19 është 14 ditë, është gjithashtu e mundur që Mattheë të jetë infektuar para se të merrte vaksinën më 18 Dhjetor.

Ekspertët thonë se ndalimi i pandemisë do të marrë kohë dhe duhet respektim i vazhdueshëm i distancimit social, mbajtja e maskave dhe larja e duarve.
Panorama Online
burimi; "Psikologjia"
 
Top