Si të ‘gjuhen’ vajzat?’

Edona Bilali: Meshkujt të përfitojnë, pas çakmakut kalohen fazat​

Ministrja Edona Bilali ka këshilluar djemtë duke iu dhënë disa taktika se si të bëjnë vajzat për vete.​


Deklaratat që lënë vend për diskutim dhe koment të Edona Bilalit, ministres së shtetit për Sipërmarrjen nuk kanë fund… Pasi e shpalli kryeministrin Edi Rama, Zeus, domethënë se është në atë rrugë, ministrja ka treguar një ‘trik’ që ka të bëjë më shumë me lidhjet dhe njohjet e të rinjve. (Shpresojmë që kjo t’i hyjë në punë ndokujt).

Deklarata e saj është bërë virale në rrjet. Cila është ajo? E ftuar në një program televiziv, Bilali komentoi sjelljen e vajzave dhe djemve si dhe tregoi se sa kavalierë janë këta të fundit dhe si e ‘gjuajnë’ ata një vajzë që duan ta bëjnë për vete. Në një moment, ministrja tregoi se kur vajzat u kërkojnë djemve çakmakë për të ndezur cigaren, është shenjë se duan diçka më shumë. Po ashtu ajo analizoi sjelljen e vajzave dhe djemve në plazh, si qeshin dhe si sillen kur duan të tërheqin vëmendje.


“Ne vejmë re në barë se ka grup femrash që qeshin me një volum më të lartë. Ky është mesazh për të tërhequr vëmendje. Dallohet kur bën dicka gazmore dhe kur duan të bien në sy. Meshkujt duhet të përfitojnë nga kjo sepse tregon se femrat janë të gatshme dhe pranojnë që meshkujt të flirtojnë me to dhe pranojnë ftesa. Ndryshe nga meshkujt, kanë mënyra të tjera, një ndër to është të qënit kavalier. Te faza e parë të gjithë janë kavalier. Sidomos në një tavolinë kur është një karrike bosh, e dikush çohet e te ndez një cigare. Në vendet e Europës Perëndimore, shenja e të kërkuarit çakmak, është shenjë e kalimit të 2-3 fazave për njëherë”, thotë ajo.


Screenshot_20220312-100159_Kiwi Browser.jpg

Dosja.al


PS-Ky artikull e ka vendin te humori por fatkeqesisht zonja ne fjale eshte ministre qeverie, te aktualiteti nuk e vendos dot sepse nuk e meriton🤮
 
varet nga vendi ku je :p
- Ne ALB pershembull, vdesin per stilin e vjeter :
" O goce sa e ki oren? (uuupss-Ke desha t'them se Ki- eshte dialekt geg ;))"
Nqs te pergjigjet, ateher te don dhe ti gufohesh si gjel deti e merr vrull dhe i bon pytjen shkatrrimtare: "A t'vrasin k'pucet rrusho?" :p
Po tu pergjigj edhe per dyten here- dmth Bac u kry, osht cdo gjo m'rregull, dhe yyyppp Xhixhi !
Ne Perendim: Jeni ne stacion treni apo avtobusi(autobusi) dhe asaj i bien librat pertoke....
- Ti si xinxifill nderhyn menjehere: OMG sorry, can I help you honey? Oh My God, because of me..... I'm desolated! :p
(pra bon rolin e viktimes kot fare)
Nqs tipja te thote me te bute- oh no, sorry me too, - at'here daku jepi yrysh me marsh te peste: Can I invite you for a drink? :cool:

;):p😂:cool:🎸🎸🎸🎸🎹🎼

 
Top