Si të kultivojmë disiplinën tek fëmijët tanë

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Në përgjithësi fëmijët kanë dëshirë t'i kënaqin prindërit e tyre. Prindërit e mençur, mund të përdorin në punën e tyre disiplinuese këtë dëshirë të tyre për të kënaqur të tjerët.



Ta ndihmosh fëmijën tënd të sillet në një mënyrë të pranueshme, është domosdoshmëri që ai të ritet dhe mirëedukohet. Psikiatrët e fëmijëëve dhe adoleshntëve oaraqesin strategjinë e mëposhtme si një ndër mënyrat e mundshme për të rritur fimijët:

Në përgjithësi fëmijët kanë dëshirë t'i kënaqin prindërit e tyre. Prindërit e mençur, mund të përdorin në punën e tyre disiplinuese këtë dëshirë të tyre për të kënaqur të tjerët.

Kur prindërit shfaqin një llojë dëshirë dhe miratimi për sjelljen e tyre, në këtë mënyrë nxisin një sjellje të mirë tek fëmijët e tyre. Ndërsa me mosmiratimin e sjelljeve

të pakëndshme dhe të rrezikshme që shfaqen në fazat e hershme të moshës së fëmijëve, arrihet më tepër sukses se kur fëmija është më i madh.

Mënyra se si prindi e kritikon një fëmijë apo një adoleshent, duhet të ketë një farë logjike për të voglin, dhe të mos jetë strikte, në mënyrë që fëmija apo adolëshenti të mos ndjejë dashuri dhe të mos ketë qëllime të mirë ndaj prindërve të tij.

Fëmijët dhe adoleshentët mund dhe i zemërojnë prindërit, por prindërit duhet të kontrollojnë veten në kësi rastesh. Megjithëse një "Jo" e madhe mund t'ia tërheqë vërrejtjen një një fëmije që ec, kur tenton të kalojë rrugën e mbingarkuar nga trafiku, nuk mund ta pushojë një bebe që po qan. Për fëmijët e ritur duhet të ketë shpresa dhe qëllime të qarta nga të dya palët që do t'i tregohen fëmijës apo adoleshentit në mënyrë të qartë.

Në shoqëritë e përziera të ditëve të sotme, ku kulturat dhe edukimi prindëror ndryshojnë, familje të ndryshme shpresojnë sjellje të ndryshme nga fëmijët e tyre. Një fëmijë mund të kthehet në shtëpi në çfarëdo ore që dëshiron ndërsa një tjetër, mund të ketë një hist (orë e mbylljes brenda) shumë strict. Kur fëmijët dhe prindërit nuk pajtohen me rregullat, një këmbim e ndershëm idesh mund t'i ndihmojë ata të mësojnë prej njëri-tjetrit. Megjithatë prindërit duhet të jenë përgjegjës për të përcaktuar vlerat dhe rregullat e familjes.

T'i parandalosh sjelljet e pakëndshme është më mirë se t'i ndalosh në të ardhmen. T'i vendosësh sendet e çmueshme që dhe thyen larg fëmijëve që kanë filluar të ecin është më mirë se sa t'i ndëshkosh ata nëse i thyejnë. Prindërit duhet ta nxisin mirësjelljen, por më mirë kur këtë e arrijnë nëpërmjet aktiviteteve të përditshme siç është loja me ndirtim figurash, vizatimi apo leximi i librave. Ta ndihmosh fëmijën për të ndryshuar sjelljen e tij jo të mirë, i vlen atij për atë arritur vetëkontrollin e kërkuar që e ndihmon për të qenë i përgjegjshëm dhe për të patur peshë tek të tjerët.

Vetë kontrolli nuk ndodh në mënyrë automatike apo pa pritur. Foshnjet apo fëmijët që kanë filluar të ecin kanë nevojë për udhëheqjen dhe mbështetjen e prindërve në mënyrë që të fitojnë vetkontrollin. Vetëkontrolli fillon zakonisht në moshën 6 vjeç, dhe gjithashtu me mbështjetjen e prindërve ai vazhdon edhe në vitet e shkollës. Kryeneçësia që shfaqet në adoleshencë, është një fazë që e kalojnë shumica e të rinjve, por që më pas bëhen të përgjegjshëm, - dhe veçanërisht nëse në moshën hershme kanë patur një formim dhe edukim të mirë. Familjet kalojnë nëpër duart e tyre medota disiplinuese dhe atë që shpresojnë prej fëmijëve nga brezi në brez.

Gjithmonë ndortoni atë që është pozitive dhe lëvdoni fëmijët tuaj e jepuni stimuj kur shihni se ata janë elastik dhe bashkëveprues. Gjeni një kohë boshe apo pushimi nëse shihni se zënkën e keqësuar me fëmijën tuaj nuk mund ta përmirësoni.

Zgjidhini betejat! Në disa prej tyre nuk ia vlen të luftosh. Në të vërtetë kritikat e vazhdueshme mund ta bëjnë një fëmijë më të pabindur dhe kokëfortë…ose mund ta vrasin ndërgjejgjen e tij.

Vendosni kufizime të arsyeshdme dhe të përshtatshme për moshën që si rrjedhojë do të t'u imponohen vazhdimisht fëmijëve. Kur përpjekjet për disiplinë janë të sukseshme, do të jenë një ndihmë e madhe për dikë jasht familjes që të marë disa këshilla dhe mendime se si ta edukojçë fëmijën e tij. Profesionistët që janë sërvitur për rritjen e fëmijëve dhe sjelljet e tyre, japin informacion se si fëmijët mendojnë dhe zhvillohen. Ata gjithashtu këshillojnë për mënyra të ndryshme për tu marrë me sjlljet e pakëndshme të fëmijëve. Durimi i prindërve dh ndihma e këtyre profesionistëve, kur është e nevojshme, do ta lehtësojë rrugën e fëmijëve për të mësuar dhe për tu kënaqur me atë që shoqëria pret prej tyre dhe atë që presim prej veteve të tyre.

Revista Familja
 
Top