Si të mbrohemi nga vjedhja e të dhënave në whatsapp

Marla

Quo Vadis!

dd5c6fae-6256fc8c-a829-420d-9dff-020661407fa8.jpg

Kohët e fundit njësia për “Hetimin e Krimeve Kompjuterike” ka bërë të ditur disa problematika me rrjetin e komunikimit, konkretisht Whapsapp-in. Individë të panjohur kanë krijuar një skemë për përvetësimin e llogarive të Whatsapp-it të individëve të ndryshëm, duke u hequr atyre të drejtat e logimit në llogarinë e tyre apo duke hyrë në bisedat e tyre teksa përdorin aplikacionin, pa e kuptuar se po bëhen pre e një krimineli.


Aplikacioni Whatsapp përdor një procedurë të njohur për përdoruesit e saj, e cila konsiston në marrjen e një mesazhi telefonik gjashtë-shifror për të aktivizuar një llogari personale. Kodi gjashtë-shifror, i cili është unik për çdo numër celulari, i kërkohet viktimës përmes një mesazhi në Whatsapp nga një numër tjetër dhe në momentin e ndërveprimit mes tyre, ku autori i krimit merr kodin e viktimës ai ka lehtësisht akses në të gjithë mesazhet, fotot, videot, dokumentat si dhe kodet e ndara nëpërmjet mesazheve në Whatsapp. Të gjitha mesazhet e dërguara pas përditësimit të fundit, qoftë edhe mesazhet e fshira, janë të aksesueshme nga krimineli.
Gjithashtu është përfolur për një skemë të dytë që përdorin autorët e krimeve kompjuterike, e cila konsiston në dërgimin e një videoje të pajisur me një kod të dëmshëm për llogarinë e personit që merr mesazhin. Në momentin e shkarkimit të videos Whatsapp-i infektohet duke i lejuar akses autorit të krimit në llogarinë personale të dikujt tjetër.

Ky problem po shfaqet në të gjitha platformat si Android, IOS dhe Windows duke prekur edhe versionin për biznese të Whatsapp-it. Të dhënat janë se ky sulm bëhet zinxhir duke prekur të gjithë kontaktet e viktimave të mëparshme.

Megjithatë, ekzistojnë katër mënyra për t’u mbrojtur nga sulme të tilla:

1. Përditësimi i aplikacionit
Në momentin që aplikacioni përditësohet bëhet më e vështirë për të hyrë në llogarinë personale të personit të targetuar. Sa më i vonë të jetë aplikacioni aq më shumë favorizon dhe mbron personin.

2. Two Step Verification
Kjo veçori ju dërgon një kod gjashtë-shifror sa herë që dikush tenton të hyjë në llogarinë tuaj duke e dyfishuar kështu mbrojtjen e llogarisë tuaj.

3. Two Step Verification me email
Mënyra e tretë është e lidhur me të dytën, në momentin që kryeni two step verification (verifikim me dy hapa), ju kërkohet një adresë emaili në të cilën vjen një mesazh sa herë që dikush tenton të hyjë në llogarinë tuaj.

4. Opsioni Auto-Download
Duke hequr opsionin Auto-Download (shkarkim automatik) ju pengoni shkarkimin e videove të cilat mund të infektojnë llogarinë tuaj. Në momentin e marrjes së një video dashakeqe, nëse ju nuk e shkarkoni video-n qoftë automatikisht apo manualisht, askush nuk do të mund të fitojë akses në llogarinë tuaj.

Aktualisht autorët e këtyre krimeve kompjuterike po hetohen dhe ndiqen penalisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e cila u bën thirrje të gjithë personave të denoncojnë raste të tilla.


/Business Magazine Albania
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Po perdor telegramin kto kohe ....pasi i kam mbyllur wp e viber, por sme ngjit
Do e shoh e kte signalin i here
 

Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
Për ata që pyesin për programin komunikues turk “bip”
*Aplikacioni Bip Turk
Një aplikacion i sigurt për mesazhe...
Ka të gjitha tiparet e WhatsApp, siç janë mesazhet dhe thirrjet *, dhe më shumë se kaq: *
1- Më e sigurt dhe mbrojtur privatësinë e përdoruesit.
2- * Përmes tij, grupet mund të hapen me deri në 1000 persona, ndryshe nga WhatsApp vetëm 250 *
3- * Mund të hapni kanale private ose publike si Telegram *
4- * Mundësia e aktivizimit të përkthimit të mesazheve *
5- * Mesazhe të pakufizuara në grup *
6- Anëtar i ndërmarrjes turke Turkcell
..........
*Lidhja e shkarkimit për iPhone *:
‎BiP - Messenger, Video Call
* Lidhja e shkarkimit të Android * (Google Play)
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.turkcell.bip
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Telegrami eshte me i sigurti edhe pse rralle e perdori. I tregojsha ni shokut me thoshte e cka i duhet emri jem e fotot e mia dikujt , cka po ma nin mu ?
 

Imp4cT

Antarë i Respektuar
e kena nis praktiken bashke por problemi ishte tek privacy
e kisha lene profilin te hapur edhe se ca me shkruanin ca rob qe nuk i njifja

allah allajh thashe ca behet kshu lol
Mund ti editosh ato.
Gjithsesi mua me duket goxha praktik.
 
Top