Si të menaxhoni zënkat mes fëmijëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
1443861480zenkat.jpg


Britma të padurueshme, lodra që përhapen gjithandej, dhe shpesh grindjet me njëri-tjetrin. Zënkat mes vëllezërve mund të arrijnë një tension të vështirë për tu duruar. Pyetja e parë që bëjnë prindërit është nëse është e drejtë të ndërhysh. Në fakt, ekspertët këshillojnë që të lini fëmijët të menaxhojnë konfliktin mes tyre në mënyrë autonome. Gjithmonë duke pasur në kujdes bisedën, dhe ndërhyni nëse arrijnë në dhunë fizike, apo fjalë të pista.

Mos ndërhyni gjithmonë

Bëhet fjalë për sjelljen më natyrale që ekziston: kur vëllezërit zihen, mami dhe babi kanë tendencën të ndërhyjnë menjëherë për ti dhënë fund debatit. Por në këtë mënyrë prindërit rrezikohen të dëmtojnë më shumë. Para së gjithash, nëse ndërhyni fëmijët nuk do të arrijnë të menaxhojnë ndryshimet dhe mendimet e pavarura.

Mos merrni pozicionim
Një tjetër sjellje shumë e shpeshtë e prindërve para një zënke është ajo e të marrit një pozicion të paevitueshëm për njërin prej fëmijëve. Kjo ndodh ndoshta ngaqë më i vogli mund të dëmtohet gjatë një debati. Por kjo nuk është zgjidhja ideale dhe prish ekuilibrat në familje.

Evitoni konfliktin mes vëllezërve
Shpesh janë prindërit ata që krijojnë idealet e presupozuara për një konflikt kronik dhe të vazhdueshëm mes vëllezërve, për shembull nëpërmjet një krahasimi të vazhdueshëm. Edhe pse për një qëllim të mirë, krahasimi mes fëmijëve nuk është edukimi më i mirë. Kjo minon vetëvlerësimin e fëmijëve dhe sensin e identitetit.

Jepni shembullin e mirë
Nuk mund të pretendoni që fëmijët të mos konfliktohen kur vetë prindërit grinden përpara tyre. Kështu që jepni shembull të mirë për fëmijët tuaj. I ndodh të gjitha çifteve që të grinden por është thelbësore ta bëni me kufizime të ndikuara nga qëllimi i mirë dhe roli i prindërit.

/ Top Channel
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Si të menaxhoni zënkat mes fëmijëve

Lltau lltau nja dy here e cdo kthehet ne normalitet.
 
Top