• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si u njohen në tragjedi se ishin vëllezër?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Dikur ishim vëllezër të një babë dhe një nëne.
E neve nuk na krijuan kushte të njihemi dhe te rritemi me njeri-tjetrin. Babai ishte më shumë fajtor se agja. Ishte me i lazdruar dhe s`kishte qene i lidhur me shtëpin apo familjen. Te gjitha mundimet e shtëpisë i kishte bartur agja me kurrizin e tij, ndersa babai nuk e kishte dashur punen. Ky ka qenë shkaku qe ata të ndahen per tu njohur ne nje moment aq te keq sa te turpërohemi të gjithë.
Babai im, pas nje zënke me vëllain e tij, kishte marrë botën në sy dhe ishte betuar ne pragun e shtëpisë se më nuk do të kthehej te jetoj aty. Gjyshi ishte merzitur aq shumë sa kishte pësuar infarkt sa pas një jave kishte vdekur. Gjyshja nga zem¬rimi i kishte thenë atij se mund te bënte cdo gje,madje edhe te dilte nga shtëpia për të mos u kthyer kur.
Babai kishte braktisurë shtëpin dhe kishte perfunduar ne Europë duke bërë be se kur më nuk do te kthehej ne qytetin e tij F.
Në punë në kurbet kishte pësuar aksident. Atje ishte pensionuar me nje pension shumë të mirë. Kishte marrë edhe demsh¬përblim dhe ishte kthyer ne Kosovë. Por jo më në vendlindje por ne nje qytet tjeter. Keshtu pa i dhenë askujt rast te dinte se ishte kthyer ne Kosovë ishte martuar me nënën time dhe kishin filluar jetën bashkeshortore.Thenë shkurt ishte mbushur mend per të krijuar familje.
Ne rrethana te tilla fëmija i parë isha unë e pas meje edhe dy djem. Babai investonte shume për ne dhe dëshironte të na shkollonte. Asnjëherë nuk na spjegonte asgje per familjen dhe prejardhjen e tij.

Kur ne e pyesnim kundersh¬tonte dhe pastaj perdorte tableta per qetësim. Kjo u be tabu temë për ne qe nuk dinim se kush ishin te paret tanë dhe nga vinin,ku mund ti gjenim dhe si mund ti njihnim.
Pas perfundimit te shkollës së mesme u regjistrova ne fakultet. Ne fakultet e njoha një vajzë me emrin Nora. Ishte e bukur. Kur u thosha shokëve dhe shoqeve se nuk me duket askush me e bukur se ajo ata reagonin aq ashpër sa i gjenin tek ajo njëmijë te meta. Por unë nuk pajtohesha me ta dhe vazhdoja simpatine time ndaj saj. Ajo me kishte hyrë në zemër.Vinte e rregulluar, pedante dhe ishte nxënëse e zellshme. Dalngadal filluam ta njihnim njeri-tjetrin. Më tregoj se ishte nga qyteti F. Ne kalonim ditët së bashku ne intimitetin tonë. Une e dashuroja ate. Ditët kalonin e ne u morrem vesh te fejoheshim dhe te njiheshim me familjet tona.
Babai i saj kur kishte degjuar se dhendri i ardhshem i tij vjen nga qytet F i kishte thene bijes se nuk ishte ne traditen e tyre te lidhnin miqesi me ata te asaj ane,per faktin se ndryshonin zakonet.

SI U TAKUAN VELLEZRIT?
Ishte ditë e dielë mora baban dhe vendosa te mësyj shtëpinë e Norës.Ishte koha që të njihemi familjarisht. Dhe ja shkuam. Na pritën si më së miri. Unë vesht cingare. Kur babai priste per tu njohur me familjen e të dashures sime.Unë u tregova ne shtepi se duhej te silleshin mirë dhe ta prisnin mirë si miku mikun. Duhej te ofroheshin qendrimet e dy familjeve per tu pergaditur nje miqesi e re.
Kur hyme brenda na priten si më se miri. Dhe filloj biseda. Pyetje pa nda, po zakon ishte.
“O mik a ban me ditë pak më shumë për ty, nga e ke rrenjen dhe prej nga ke ardhur ketu? pyeti baba i vajzës.
Jam vendas.
Une sa e di ” ti nuk je bash nga ky qytet tha babai i vajzes.
Ne fillim ne u shtangem se ku i dinte ai këto gjëra dhe se kjo tregonte se ai kishte informacione per prejardhjen tonë. Po para disa vitesh kemi ardhur nga qyteti F. Babai i vajzës vazhdimisht thoshte me ze “Zoti hajr e befte” dhe fshante thelle. Ne krijuam bindjen se kjo miqesi nuk do te arrihej pasi atij nuk i pelqente kjo miqesi.

JEMI VELLEZER, NGRIHU E MERREM NGRYKت O BURR!
Pas drekës, në momentin kur erdhen kafet ,mysafiri e rihapi temen: “Ku e lam muhabetin, me thuaj, atje ku keni jetuar, ke keni pasur fqinje të parë dhe si e ka pas emrin nena e juaj?shtoi plaku. Baban sikur e ngulfatke dicka në fyt megjithate i nxori disa fjale nga goja. Ai i tregoj per emrin e nënës dhe të fqinjëve te parë, por ne vazhdim tha se ishte larguar nga aty para dyzet viteve. Me në fund babait te vajzes i rrodhen lotet e tha: “Cohu e merrme ne gryk bre burre, se jemi vllezer te nënës dhe të babait. Te gjithë u shtangem dhe nuk dinin se cka po ndodhë !
U njohen se ishin vëllezër. U prish cdo synim yni në dashuri.
Nga ai moment ne krijuam lidhjen e ngushtë familjare dhe pas dy vitesh u bemë bashk që të gjithë duke u kthyer në vendlindjen e babait në qytetin F dhe te jetojme si një familje.

Shkëputur nga Revista Dituria
 
Top