Siberi: Zbulohet mumie 2500-vjeçare me tatuazh

Tuana

Nada é por acaso!
Tatuazh-300x152.jpg


Shkencëtarët zbuluan trupin e një mumie 2500-vjeçare në malësinë e Altai, Siberi. Sipas tyre, mumia i përket një femre 25-vjeçe.

Ajo çka ngjallur më shumë interes ndër qarqet shkencore, citon alb-observer.com, janë tatuazhet e “vajzës” 25-vjeçare, jo vetëm për komplikacionin e tyre, por edhe të etikës së tyre moderne. Mumia gjykohet të ishte anëtare e fisit nomad Pazirik, i cili ka jetuar ato anë për shekuj…

Tatuazhet pasqyrojnë figurat e kafshëve dhe të perëndive, ndërsa vetë mumia –vajza 25-vjeçar- konsiderohet se është princesha Oukok. Bashkë me të ishin varrosur dhe gjashtë kuaj, ndoshta shoqërues për në botën tjetër, citon ABCnews.

Princesha Oukok, u ruajt në akull që nga viti 1993, kur dhe u zbulua deri më sot. Tani specialistët mendojnë që ta ruajnë nëa të gjendje me qëllim që në vijim ta ekspozojnë për vizitorët./alb-o/


Mumia2.jpg
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Siberi: Zbulohet mumie 2500-vjeçare me tatuazh

Mire paskan bo qe e paskan zbuluar por qe tatuazhet perdoreshin ne te kaluaren ndoshta edhe me te shprehura se sot kjo nuk eshte ndonje gja e re.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Siberi: Zbulohet mumie 2500-vjeçare me tatuazh

vajza 25-vjeçar :p
 
Top