• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Simuloj dhe stimuloj

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
[h=1]Simuloj dhe stimuloj.[/h]
simi.jpg

Adrian Beshaj

Futja e fjalëve të gjuhëve të huaja në gjuhën shqipe, edhe atëherë kur nuk është e nevojshme, mbart shpeshherë me vete rrezikun e përdorimit të gabuar të tyre. Nuk është një gabim shumë i përhapur, por të rastis të dëgjosh, kryesisht nga individë me nivel të ulët arsimor dhe formim të mangët kulturor, të thonë: “Lojtari stimuloi që të fitonte një faull në favor të skuadrës së tij”.

Në fakt, duhet thënë “simuloi”. E hyrë në shqip nga gjuhët neolatine, “simuloj” do të thotë “shtirem sikur vuaj nga ndonjë sëmundje”, “bëj sikur apo kinse”, “përpiqem të paraqes si të vërtetë diçka të rreme”.

Në drejtësi përdoret kur paraqiten prova të rreme për të fshehur një krim. Nga kjo folje rrjedhin emrat “simulim” dhe “simulant” që është sinonim i shtirakut apo shtinjakut. Kur s-ja nistore e kësaj foljeje pasohet nga t-ja kemi të bëjmë me foljen “stimuloj”, që gjithashtu ka hyrë në shqip nga gjuhët neolatine dhe do të thotë “nxit për të gjallëruar një veprimtari” apo “shtyj dikë për të punuar më shumë”.

Në biologji kjo folje përdoret kur duam të themi: “nxit veprimtarinë e një organi” apo “bëj që të rritet dhe zhvillohet më mirë dhe më shpejt një organizëm”. Kjo folje rrjedh nga emri “stimul” që do të thotë “mjet a shkak që nxit e gjallëron një veprimtari apo shtyn dikë për të punuar më me vrull”; sinonim i “stimulit” është “shtysa”. Stimujt mund të jenë moralë dhe materialë.

Pjesë të kësaj familje fjalësh janë edhe emrat “stimuli” dhe “stimulues” që kanë kuptimet sipas atij të foljes “stimuloj”. Foljet “simuloj” dhe “stimuloj” janë të ngjashme në dukje, por kanë kuptime krejtësisht të ndryshme. Në përdorimin e përditshëm ngatërrohen me njëra tjetrën për shkak të shpejtësisë, mungesës së vëmendjes apo mosdijes.

Në rast se jemi në dyshim për përdorimin e tyre mund të përdorim shumë mirë “shtirem” për “simuloj” dhe “nxis” apo “shtyj” për “stimuloj”. Në fund, për ta ngulitur mirë kuptimin dhe përdorimin e këtyre dy fjalëve po sjellim këtë shembull: “Një futbollist i pandershëm simulon në fushën e lojës, pra shtiret sikur është dëmtuar nga një ndërhyrje e parregullt e kundërshtarit, dhe jashtë fushës së lojës përdor stimulantë për të rritur artificialisht cilësinë e paraqitjeve të tij sportive”.

g.shqip
 
Top