Sipas njerëzve, çfarë e bën një lidhje të shkojë keq

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
-785-0-603d46e26ee4e.jpg

Të biesh në dashuri mjafton një çast, por të qëndrorsh i dashuruar për kohë të gjatë është punë e përditshme. Çdo marrëdhënie ka nevojë për përpjekje nga të dyja palët sepse ndonjëherë, gjërat e parëndësishme në dukje janë ato që zbehin romancën dhe e bëjnë të pamundur bashkëjetesën. Çfarë e bën një lidhje të shkojë keq sipas njerëzve?

"Eshtë shumë e thjeshtë të jesh rehat në një lidhje (apo me një njeri) të cilin ti e merr për të mirëqënë."

"Paaftësia për të dëgjuar dhe nevoja për të marrë gjithmonë pozicion mbrojtës. Kur partneri është i mërzitur për diçka, dëgjoje dhe rezistoji nevojës urgjente për të mbrojtur veten. Bëj një pushim të shkurtër dhe përpiqu të kuptosh sesi po i bën të ndihen."

"Supozimi që partneri yt duhet të di gjithçka ti do nëse ai të do vërtet. Kam patur probleme me këtë vitet e para të martesës sime pasi gratë në familjen time e besojnë vërtet. Na u desh kohë të punonim rreth kësaj dhe kuptuam se rruga e vetme është të bisedojmë dhe të shprehim gjithë mendimet dhe ndjenjat. Ndryshuam rrënjësisht dhe sot pas 27 vitesh them se pjesën më të madhe të martesës time kam qenë i lumtur."

"Njerëzit duhet të kuptojnë që partneri nuk është mami/babi yt. Nëse nuk kujdesesh dot për veten, atëherë gjëja më e mirë është të mos përfshihesh në një marrëdhënie me dikë tjetër."

"Xheloizia e tmerrshme për çdo gjë dhe këdo. Partnerët nuk janë prona jonë."

"Varësia. Si fillim ti duhet të jesh mirë me veten, me interesat, qëllimet dhe ëndrrat e tua. Ndaji ato nga partneri dhe investo tek vetja para së gjithash."

"Boll i fshehët gjëra njëri-tjetrit. Veçanërisht kur thoni se po e bëni për të mirën e tyre. Jo vetëm që ti po mban një sekret, por je duke shkatërruar besimin e partnerit tënd njëherë e mirë. Nëse je duke bërë diçka dhe nuk do që partneri yt ta marrë vesh, atëherë konsiderojeni një shenjë goxha alarmante për marrëdhënien."

"Kur nuk thonë "më fal" ose "faleminderit". Thjesht sepse ti dhe ai njeriu tjetër jeni bashkë s'do të thotë se s'duhet t'i trajtoni siç bëni me një njeri të huaj kur ju ndihmon."

"Të duash dikë, por gjuha jote e dashurisë të mos përputhet me të tijën."

"Ta etiketosh partnerin si burimin e gjithë lumturisë dhe gëzimit tënd."

Burimi: BuzzFeed
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk e lexova artikullin por ka shume arsye. Njera nder to eshte kur nuk e kupton gruaja se burri eshte burre, ndryshe mendom, ndryshe analizon apo mundohet me i zgjedh problemet dhe anasjelltas. Burri duhet ta dije qe gruaja nuk eshte burre.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Kam arritu ne perfundimin qe s`ka grafik.
Eshte ajo perkujdesja e perditshme,qendrushmeria dhe dhembshuria qe kemi per ate qe ndajme ditet e jetes sone.
Dhe keto gjera nuk behen as me te pretenduar as me te detyruar,nese i ndjen i ben,nese jo,do thot qe ato dy karaktere nuk bejne te jene bashke.
 
Top