S’ka katolikë e myslimanë, ka shqiptarë e jo shqiptarë

S’ka katolikë dhe myslimanë, ka shqiptarë dhe jo shqiptarë, apo sikurse e thotë Faik Konica ka shqiptarë dhe zuzarë
Shkruan Gani Mehmetaj

mehemetajaja-1-560x375.png



Brezi im e di fare mirë se dikur myslimanë quheshin boshnjakët, s’kishte shqiptarë që e ngatërronte kombin me fenë. S’kishte shqiptarë të Dardanisë që e thoshte unë jam mysliman, apo unë jam katolik, por unë jam shqiptar kudo që shkonte. Kishim identitet kombëtar.

Erdhën beduinët nga shkretëtirat arabe dhe i ndanë shqiptarët në të krishterë e myslimanë. Dikur me shpat e më gjak turqit na copëtuan. Kësaj ndarje rilindësit në kohën e rizgjimit kombëtar iu kundërvënë me sukses. Por sot lukunisë së beduinëve dhe argatëve të tyre dhëmbë palarë e primitiv nuk ua përplasim fytyrës, nuk ua tregojmë vendin. Zdralet gjysmë analfabetë e bëjnë politikën kombëtare. Çuditërisht ndonjëri nga ne e pranoi këtë ndarje, apo më mirë të themi pa dashje nisën të shkruajnë e të flasin ashtu si e kanalizuan rrjedhën e ujit të qelbur ca zdrala.

S’ka katolikë dhe myslimanë, ka shqiptarë dhe jo shqiptarë, apo sikurse e thotë Faik Konica ka shqiptarë dhe zuzarë. S’ka kund në botë ndarje të tillë: francezi është francez. Anglezi, gjermani e italiani paraqiten me kombet e tyre. Mund të jetë praktikues i fesë ose jo praktikues, por ai është francez. Mund t’i kushtohet budizmit, por prapë mbetet francez, nuk bëhet as indus dhe as kinez. Pse duhet ta pranojmë ne një gjë të tillë? Sepse lukunia e beduinëve na e rrahin mbi krye çdo ditë çomangen se ne jemi katolikë dhe myslimanë?

Brezi im e di fare mirë se dikur myslimanë quheshin boshnjakët, s’kishte shqiptarë që e ngatërronte kombin me fenë. S’kishte shqiptar të Dardanisë që e thoshte unë jam mysliman, apo unë jam katolik, por unë jam shqiptar kudo ku shkonte. Kishim identitet kombëtar-ishim dhe jemi shqiptarë.

Pse duhet ta ngatërrojmë sot?


Pamfleti.net
 
Ja paska futur kot, nejse u mundu me thën diqka
Por toleranca ndërfetare ka qen dhe është shembull.
Ma shum spe zgjas?
 
Po perse Ganiu akoma ka emrin arab te ketyre te ashtuquajtur beduin qe thote ?
Sepse emrin ja kane vene, se ka zgjedhur vete.

Mua qe kam emer 100% shqiptar me te drejte nje here me ke thene qe nuk te ben (vetem) emri shqiptar.

A vlen e njejta llogjike per Ganiun?
 
Sepse emrin ja kane vene, se ka zgjedhur vete.

Mua qe kam emer 100% shqiptar me te drejte nje here me ke thene qe nuk te ben (vetem) emri shqiptar.

A vlen e njejta llogjike per Ganiun?

Eshte qesharake dhe absurde te flasesh kunder krimeve te Stalinit, Leninit apo Hitlerit e ta kesh emrin e tyre.

Logjike e nje katunari eshte kjo
 
T'a kishte ditur ky se çfarë bëjnë shqiptarët më vonë, asnjë ditë luftë nuk do bënte turqve. Biles do rri te atje në Stamboll si pasha'.
FB_IMG_1610948196989.jpg
Paradoksi është që shajnë Skenderbeun e adhurojnë turkun, e thonë jemi shqiptare dhe për flamur krenar.
Edhe flamuri i Skenderbeut është ??
 
Ku ka dash me imitu metaforen e famshme te Pashko Vases " Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" ose Rexhep Qosen e viteve 90 " Shqiptaria eshte bibla dhe kurani i cdo shqiptari".

Tani une them jetojme ne kohe te ndryshme nga ato. Cme duhet nacionalizmi dhe patriotizmi kur ske asgje ne terezi?! Sepse per tolerancen nderfetare populli shqiptar ska vujt asnjehere mendoj une.

Sa per fene eshte e drejte themelore e njerezimit lind me ate fe apo beson ne ate fe gjate jetrs eshte shume personale ashtu sic mund te jete personale zgjedhja e disa nenshtetesive.
 
Ej zot.
Ajo qe me ben pershtypje eshte;
Sikur shqiptari i ka mbaruar tera punet,dhe ngeli me zbulu identitetin e ti,nepermjet fes apo kombit.
Jane dy gjera qe eshte humbje kohe te diskutohen ,ne sensin cili je?!
Njera eshte ajo qe shkruhet ne pashaport , dhe tjetra eshte nje zgjedhje e lire,ku askujt si hy ne pune se ku beson.
 
Nuk eshte humbje kohe zbulimi i identitetit Nev perkundrazi pa identitet je kot bosh asgje.

Kot eshte hiperbolizimi i qimes tra kur ka shume gjera me te rendesishme, por fundja dhe ky Agua i shkrete ate profesion ka duhet te shkruaje ndonje gje lol
 
PO pikrisht pra,tjerat i ndritem e hajde gjejme anen ketu.
Dhe nuk me duket e drejte qe perzihet gjithnje Kombi me fene.
Ne jemi nje shtet laik.
Aty fillon dhe mbaron muhabeti mendoj une.
 
Tolerancë (fetare në rastin tonë), do thotë që t'i po më bezdis mjaft, por po të duroj.
Por ju pëlqen t'a thoni kshu sepse qetëson sadopak ata që e kanë zemren prush të ndezur nga ngushtësia e mendimit radikal që ka.

Shqiptarët nuk e ka pasur kurrë primare besimin, monoteist. Pos për interes e/o mbijetesë.
Në një shtëpi ku ka një vëlla mysliman e një vëlla katolik, çfarë i thoni kësaj, besim??( Lexoni mbi kriptokrishtërimin) ka temë edhe këtu në fv ;)

Për tani po ju sjell një copëz nga një historian turk ( mbase një turku i besoni më shumë se laurit? ) se çfarë thotë për myslimanët shqiptarë...?

Ca më e vështirë bëhet problemi i përcaktimit të kohës së islamizmit, po të kihen parasysh çfarë thotë për banorët e kësaj treve historiani Osman Nisaçizade Mehmet efendi në veprën e tij Mirat_i kainat ( Istambul 1269 vëll.2)
"Ata janë gjaurë të pabesë_ ditën tregohen si mysliman të mirë dhe i falen Allahut dhe Profetit tonë, natën kthehen e i luten Krishtit.
Në të vertetë atyre aq u bën sa për njërin,aq për tjetrin; ata shohin vetëm interesin dhe fitimin e tyre e për këto i luten me shpirtë vetë djallit".


Marë nga libri :)
IMG20210119220730.jpg
 
Identiteti i njeriut eshte pashaporta e tij, madje shtylla kurrizore. Problemi i ganiut eshte nje refren i perseritur prej tij dhe te tjere si puna tij. Ngaterron fene me kombesine. Lol. (qellimisht apo nga injoranca e dine ai) Keto jane 2 elemente te ndashem dhe te ndryshem.

Nejse, personalisht dhe une si Cooli jam.
Shqiptare dhe Muslimane. ☺
Si per atdhe ashtu dhe per fe "e jap jeten". (e futa me thonjeza pasi e them parimisht se praktikisht si dihet a ma mban pa e provuar, Lol)
 
Duket si thirrje nacionaliste vetem se ne Shqiptaret e kemi pak zakon qe cdo diskutim qe lidhet me fene apo permendet feja ne te, ta kthejme ne debat pa fryte.
Kjo ka ndodhur rendom nder dekada por jo se eshte ndonje gje e madhe apo problem per ke ka dy klase arsimim sepse i njejti problem e mundon boten mbare ne shekuj te tere.

Une jam Shqiptar, me besim Bektashi.
Shkoj ne Teqe, pi alkohol dhe ha mishin e lepurit, shkoj ne xhami, ha mishin e derrit, shkoj ne Kishe, nuk i besoj prifterinjve, une shkoj dhe jam kudo ku e shoh te arsyeshme se horizonti im mund te zgjerohet sado pak pasi ne optiken time çdo besim eshte nje cope kulture njerezore.
 
Identiteti i njeriut eshte pashaporta e tij, madje shtylla kurrizore. Problemi i ganiut eshte nje refren i perseritur prej tij dhe te tjere si puna tij. Ngaterron fene me kombesine. Lol. (qellimisht apo nga injoranca e dine ai) Keto jane 2 elemente te ndashem dhe te ndryshem.

Nejse, personalisht dhe une si Cooli jam.
Shqiptare dhe Muslimane. ☺
Si per atdhe ashtu dhe per fe "e jap jeten". (e futa me thonjeza pasi e them parimisht se praktikisht si dihet a ma mban pa e provuar, Lol)
Nese neser te therret Arabia per lufte kunder krishterimit? Cdo besh ti?

Apo kur syrianet ortodoks luftuan kunder atyre mysmilan cbere ti?
Por sikur neser te kete lufte beduine ortodokse katolike ne shqiperi?


Jeta lihet per familjen.
Dhe familja perben kombin
 
Ej zot.
Ajo qe me ben pershtypje eshte;
Sikur shqiptari i ka mbaruar tera punet,dhe ngeli me zbulu identitetin e ti,nepermjet fes apo kombit.
Jane dy gjera qe eshte humbje kohe te diskutohen ,ne sensin cili je?!
Njera eshte ajo qe shkruhet ne pashaport , dhe tjetra eshte nje zgjedhje e lire,ku askujt si hy ne pune se ku beson.
Tani ne lindim e vdesim te gjithe
Mund te jetojm pa identitet
Biles mund te jetojm edhe pa familje.
Pa nje fjale te mire goje
Por jeta eshte e pakuptimte ashtu.
njeriu jeton per identitet dhe per te trasheguar.

Dhe identiteti i njeriut gjendet te vetja, te familja, te njerezit qe e rrethojne, nga vendi...etj
Dhe pavaresisht ideve te kohes jeta e njeriut eshte bazuar ne piramid, ose shkalle.
Ku rreshtohen individ-familje-fis-grupefisesh.

Dhe vazhdimesia e panderprere ne kete zinxhir eshte gjaku. Jo gjuha, jo kultura, jo feja(dhe kultura e bashkangjitur).

Pastaj vjen gjuha dhe kultura vendase.
Kultura fetare bazuar ne tradita te huaja vjen e shkon ashtu si perflitet me lart. Eshte nje shtyrje-terhiqje me kohen. Dhe sa me e forte dhe me e madhe te jete feja aq me e madhe kultura dhe tradita e huaj dhe si rrjedhoj ndryshohet identiteti yt, te disa me shpejt, te disa te tjere me ngadal. Deri sa arrin ne ate pike dhe ndjen me shume afrimitet me nje arab se me nje malesor katolik apo tosk ortodoks. Apo me shume ndjen afrimitet me irakianin dhe libanezin se me italianin. Po e marr si shembull.



Pra shkurt.
Identiteti kombetar eshte i rendesishem dhe duhet jo vetem te jete paresor por edhe i vetmi ne identifikimin e vetes.
 
Top