S’ka katolikë e myslimanë, ka shqiptarë e jo shqiptarë

S’ka katolikë dhe myslimanë, ka shqiptarë dhe jo shqiptarë, apo sikurse e thotë Faik Konica ka shqiptarë dhe zuzarë
Shkruan Gani Mehmetaj

mehemetajaja-1-560x375.png



Brezi im e di fare mirë se dikur myslimanë quheshin boshnjakët, s’kishte shqiptarë që e ngatërronte kombin me fenë. S’kishte shqiptarë të Dardanisë që e thoshte unë jam mysliman, apo unë jam katolik, por unë jam shqiptar kudo që shkonte. Kishim identitet kombëtar.

Erdhën beduinët nga shkretëtirat arabe dhe i ndanë shqiptarët në të krishterë e myslimanë. Dikur me shpat e më gjak turqit na copëtuan. Kësaj ndarje rilindësit në kohën e rizgjimit kombëtar iu kundërvënë me sukses. Por sot lukunisë së beduinëve dhe argatëve të tyre dhëmbë palarë e primitiv nuk ua përplasim fytyrës, nuk ua tregojmë vendin. Zdralet gjysmë analfabetë e bëjnë politikën kombëtare. Çuditërisht ndonjëri nga ne e pranoi këtë ndarje, apo më mirë të themi pa dashje nisën të shkruajnë e të flasin ashtu si e kanalizuan rrjedhën e ujit të qelbur ca zdrala.

S’ka katolikë dhe myslimanë, ka shqiptarë dhe jo shqiptarë, apo sikurse e thotë Faik Konica ka shqiptarë dhe zuzarë. S’ka kund në botë ndarje të tillë: francezi është francez. Anglezi, gjermani e italiani paraqiten me kombet e tyre. Mund të jetë praktikues i fesë ose jo praktikues, por ai është francez. Mund t’i kushtohet budizmit, por prapë mbetet francez, nuk bëhet as indus dhe as kinez. Pse duhet ta pranojmë ne një gjë të tillë? Sepse lukunia e beduinëve na e rrahin mbi krye çdo ditë çomangen se ne jemi katolikë dhe myslimanë?

Brezi im e di fare mirë se dikur myslimanë quheshin boshnjakët, s’kishte shqiptarë që e ngatërronte kombin me fenë. S’kishte shqiptar të Dardanisë që e thoshte unë jam mysliman, apo unë jam katolik, por unë jam shqiptar kudo ku shkonte. Kishim identitet kombëtar-ishim dhe jemi shqiptarë.

Pse duhet ta ngatërrojmë sot?


Pamfleti.net
 
Jam shqiptare ...nuk jam fetare !
Kam dy besime te trasheguara (kshu thuhet?)
Myslyman dhe ortodoks, por asnjerin se praktikoj

Jam totalisht e shendetshme!
 
Tani ne lindim e vdesim te gjithe
Mund te jetojm pa identitet
Biles mund te jetojm edhe pa familje.
Pa nje fjale te mire goje
Por jeta eshte e pakuptimte ashtu.
njeriu jeton per identitet dhe per te trasheguar.

Dhe identiteti i njeriut gjendet te vetja, te familja, te njerezit qe e rrethojne, nga vendi...etj
Dhe pavaresisht ideve te kohes jeta e njeriut eshte bazuar ne piramid, ose shkalle.
Ku rreshtohen individ-familje-fis-grupefisesh.

Dhe vazhdimesia e panderprere ne kete zinxhir eshte gjaku. Jo gjuha, jo kultura, jo feja(dhe kultura e bashkangjitur).

Pastaj vjen gjuha dhe kultura vendase.
Kultura fetare bazuar ne tradita te huaja vjen e shkon ashtu si perflitet me lart. Eshte nje shtyrje-terhiqje me kohen. Dhe sa me e forte dhe me e madhe te jete feja aq me e madhe kultura dhe tradita e huaj dhe si rrjedhoj ndryshohet identiteti yt, te disa me shpejt, te disa te tjere me ngadal. Deri sa arrin ne ate pike dhe ndjen me shume afrimitet me nje arab se me nje malesor katolik apo tosk ortodoks. Apo me shume ndjen afrimitet me irakianin dhe libanezin se me italianin. Po e marr si shembull.



Pra shkurt.
Identiteti kombetar eshte i rendesishem dhe duhet jo vetem te jete paresor por edhe i vetmi ne identifikimin e vetes.
Te gjitha keto qe ti ke shkruar me siper,qendrojne dhe jane paresore.
Une pikerisht e permbledha ne ate forme,pasi disa gjera jane te vetkuptuar automatikisht.
Tani rastet sporadike apo radikale te kundershtimeve apo mendimeve jane dicka qe su shpeton dot asnje shoqeri apo identitet kombetar.
Por e theksoj ,ne vrazhden e asaj qe shkruan ti me siper,ose asaj qe vetkuptoj une kur flasim ne keto dy koncepte eshte.
Te ruash identitetin tend,dhe te kesh zgjedhjen fetare ne forme te lire dhe dicka personale jane gjera qe per mendimin tim,ske cfare tu diskutosh shume. PAsi presupozohet qe cdo kush ka aq identitet sa te dij te respektoj dhe mbroj rrenjet e ti.
Nese ka carje, apo sic te thash forma kendveshtrimi te ndryshme,atehere kjo ngelet perseri dicka ne rang personal,dhe nuk eshte se mund te besh shume gje per ta ndryshuar.
Ah,po ka perjashtime,per shembull kur rryma te jashtme hyne per interesa te caktuar gjeo-politike apo tranzicion ne nje Shtet,ketu duhet te nderhyj shteti , kushtetuta e cdo vendi ka ligjet e saj ku duhet te veproj per te mbrojtur identitetin kombetar.
Ndersa mes dy shqiptaresh,te diskutojme per te njejtin identitet,per te perjashtuar njeri-tjetrin,ne kuptimin kush e percjell me mire kete identitet,e gjej pak paradoks per mua.
PAsi te dy jane Shqiptare.
PRa ne kete sens ishte ajo cfare kam shkruar une me siper.
 
Nese neser te therret Arabia per lufte kunder krishterimit? Cdo besh ti?

Apo kur syrianet ortodoks luftuan kunder atyre mysmilan cbere ti?
Por sikur neser te kete lufte beduine ortodokse katolike ne shqiperi?


Jeta lihet per familjen.
Dhe familja perben kombin
Jemi vite larg ne botekuptim. Dhe kjo qe ke shkruar nuk ka lidhje me cfare po flas une. Flm.
 
Top