Skandali e-Albania/PS dhe përdorimi i të dhënave të qytetarëve për arsye elektorale.

hapat_regjistrohu2.png

Çdo parti politike në vend ka tendencën që të hartojë një regjistër, sa më real të votuesve të saj potencialë për ditën e zgjedhjeve, pasi kështu krijohet projeksion i përafërt me rezultatin. e këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

Mirëpo, nën ethet e zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në tjetër nivel, duke tejkaluar edhe ligjshmërinë. Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Kjo është një database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

1.jpg2.jpg3.jpg4.jpg5.jpg6.jpg7.jpg8.jpg9.jpg10.jpg11.jpg12.jpg13.jpg14.jpg15.jpg16.jpg


Në praktikë, e gjitha është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit. ërkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së kontrollit apo siç njihet ndryshe “patronazhit”. “Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.


Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj. Ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave dhe e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet më të rëndësishme, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore, duke qenë se Partia Socialiste është aktualisht në pushtet.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale duket se është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo. Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

Për të parë si funksionon ky sistem “kontrolli”, kemi publikuar të dhënat për disa gazetarë dhe figura të rëndësishme publike.

Balkanweb.com
 
Tashi kot edhe unë t'boj çik avokatin e djallit. Pse Edi Rama ka akses vetëm ke e-albania? Sa punojs kanë akses aty?! Pse psh një i pakënaqur nuk ka bashkëpunuar me opozitën ka vjedhur të dhënat edhe ka hapur një website data base me gjith të dhënat, edhe ja veshin PS's?!!! Opozita i ka dhon provat sidomos në kto 4 vite që s'ka limite në këtë drejtim....

Dhe me këtë të fundit si dyshim të arsyeshëm jam më tepër i prirur të besoj se ky është një sabotazh i menduar hollë. Dhe nqs rezulton i vërtet jam i bindur që Ilir Meta ka gisht.

Por kto janë hamendje pasi po të bëhet një hetim i mirfilltë del se kush dhe si e ka bo. Mjaft të dalë data e krijimit të kësaj databaze meqënse PS pretendon që nuk është i tyre. Dhe mer njëfarë drite si hetim pasi nqs rezulton ft jetë krijuar së fundmi. Jam 100% i bindur që është vepër sbotazhi pasi PS, PD ka prej vitesh databaze.

Seriozisht e ke ket komentin? Qe te di te te pergjigjem seriozisht apo karagjozllikisht dmth :p
 
Na i nxorren horlliqet plehrat lol
Pranaj duhet bojkot masiv, do ta surprizoj ksaj rradhe patronazhisten time, 2-1 kom per ta lujt ?lol
 
Top