Skandali i pagave/ Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Skandali i pagave/ Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve​

1640353400792.png

Tiranë- Pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve.


Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë që sot skandali është thelluar me me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.


Ndërkohë që po sot AMA ka njoftuar mediat për shqetësimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë thirrje që të respektojnë ligjin. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.


Ekskluzive/ Skandali 3, dalin në pazar edhe databaza me targat e 530 mijë shqiptarëve​

Një tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e shqiptarëve.


Gazeta Shqip disponon listën, në databazë listohet targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.

Është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.


Prej dy ditësh në rrjetet e komunikimit online kanë qarkulluar dy databaza të tjera. Njëra prej tyre përmban listën e pagave të shqiptarëve për muajin Janar, ndërsa tjetra i përket muajit Prill. Kjo e fundit krahas pagave, zbulon edhe numrat e celularëve të qytetarëve.

Targat i ka Policia, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, AMF dhe cdo kompani siguracionesh, Permbaruesat, Noteret

Deri më tani janë pyetur 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Në pyetje janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndërsa Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.


Pas këtij skandali kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve që ishin pjesë e dokumentit me të dhëna personale. Ai i bëri thirrje prokurorisë të zhvillojë hetime të imtësishme, ndaj atyre që sipas tij me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet.

Rama theksoi se investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme për të garantuar edhe më shumë siguri. Opozita fajësoi Partinë Socialiste duke e quajtur këtë një skandal pasues të atij të patronazhistëve. Basha deklaroi se Rama duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.


©Copyright Gazeta Shqip
 
Ruset neper Ballkan keto vite e kane bere si shpine e tyre!
Ata tre Ruset qe u vrane, pa shenje nishan ne Shiqperi ca u be me ta?! :p
 
Ruset neper Ballkan keto vite e kane bere si shpine e tyre!
Ata tre Ruset qe u vrane, pa shenje nishan ne Shiqperi ca u be me ta?! :p
Ka filluar tu mbi mbari 😄

RUset kan qen gjithmon ne ballka ...Por qe po shfaqen shum thuaj kte po .. Ke dhe ktj nga vlora plot qe kan bler shpi e jetojn ktej..


Gjithsesi per te qen bernda temes kto qe kan plas sheshit dikush i ka hedhur se ato vet sdalin mund te jet dhe ndo nje sulem nga hakerat ,kush e mer vesh punen e tyre ..Po mjer populli thuaj se ne si popull e pesojm gjithmon
 

‘Jeni hequr të varfër, me pasuri që u kanë ardhur nga bashkëshortet e shkathëta’, Përparim Kabo: Mos u përpiqni të fshiheni ju pasunarët që keni helmuar ndërgjegjen e njerëzve…​


Ajo liste pagash qe qarkullon on line po i heq masken sistemit te ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten…Të irrituar se u shkel privatesia juaj….dhe keni kërcyer një bojë njeriu….vazhdoni ndiqeni juridikisht ….

Edhe Ëikileaksi beri buje Julian Assange u burgos…por bota mori vesh shume te verteta. Ju pasunorët tane pse keni frike nga historia juaj, pagat qe ju merrni jane pjese e saj….Ato nuk mund te fshihen sa kohe qe ju keni disa lloj veturash, keni shtepi në qytet, keni vila në fshat, keni edhe në bregdet. Ju me djerrsën e ballit i keni bere ato sepse merni paga te larta…apo jo?!

Në fund të vitit edhe po qete ne sektorin privat beni deklarim te te ardhurave tek Tatimet….Pra shteti ua di “dhëmbë dhe dhëballët”-por tani me kete publikim ua mori vesh edhe publiku i gjere. Ju nuk doni sepse jeni hequr të varfer, me pasuri qe u kane ardhur nga bashkeshortet e shkatheta, apo nga pleqtë, nga kursimet e vjehrave, nga ndonje dhurate apo hedhjeparesh ne dasma….!

or pa le te ndalemi më konkretisht…Nëse nje gazetar merr 20 milion te vjetra në muaj apo 18 milion….kjo eshte page dhe ai paguan detyrimin fiskal mbi te ardhurat, apo atje perfshihen dhe fitime qe lidhen me transaksionin e reklamave pra behet fjale per nje e ardhur nga dividenti.

Nese eshte kjo e dyta, atehere e ardhura i shkon institucionit psh Televizionit ku ti punon dhe ai ndanë dividentin nese je ortak atje dhe jo i punesuar si rrogetar…Por çfare ndodh, ti je atje si gazetar drejtor lajmesh apo editorialist…gjen kompanine e reklamave dhe parate qe merr i ndane me pronarin, pastaj pjesa qe mbetet e merr ti dhe e emerton si page….

Nese ben keshtu ti nuk paguan detyrim per fitimin por vetem detyrim mbi te ardhurat….Po çfare keni bere ju more mediatare qe te paguheni në vit sa presidenti i SHBA-ve?

Asgje, ju vetem keni kap llogoren per te mbrojtur njeren pale politike, kunder pales tjeter, e gjithe kjo sjellje vetem me baze interesi , duke perfituar makuterisht në kurriz te interesit publik…

Ju e keni shperdoruar publikun dy here, heren e pare si pasunorë perball varferise ekonomike te popullit, dhe heren e dyte si sherbetore te parase galopante dhe jo interesit publik te shoqerise. Pra jeni edhe ju pushteti i parase asgje me shume…

Pash në kete listë se si në nje kompani fasonerie pagat e te gjitha niveleve 300 mije lekë te vjeter…nje abuzim i hapur per te mos derdhur sigurimet shoqerore. Po si ka mundesi qe edhe punetorja e kesaj fasonerie te marri kete rroge, dhe pergjgjesia dhe ekonomisti apo dhe administratori…

Ti shtet ku i ke syte, Inspektoriati Shteteror i Punes çfare ka bere deri më tani, po tatimet? Kontrolli i te ardhurave dhe detyrimet lidhen me raportet qe krijohen me politikat fiskale dhe me nivelin e jeteses dhe sigurimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit… / Balkanweb.com

ps.
Kam shumë vlerësim për këtë njeri. Kam lexuar 4 libra të tij dhe ndjek rregullisht në media.
 
Kete ceshtjen e pagave nuk e di pse u be kaq e madhe apo se nuk ishin bere publike asnjehere. Ne fakt pagat qe rrjedhin nga taksa publike num di se pse ka nevoje te fshehen. Ne shume vende normale ato i ke publike ne ueb faqe te institucioneve.

Them se kjo gje pati nje te mire. Se paku qytetari te kuptoje diferencen e pages. Se paku qytetari permes kesaj munde te mesoje shume gjera.

Tha dikush se u cenua privatesia? Jo! Cdo e dhene qe behet ne interes te qytetarit them se tejkalon mbrojtjen e te dhenave personale. Kujtoje se kjo ishte dicka e tille.
Rroga ime rrjedh nga taksat qytetare. Pse nuk duhet ta dije qytetari sa paguhem une kur ne fakt ajo eshte publike.
 
Kete ceshtjen e pagave nuk e di pse u be kaq e madhe apo se nuk ishin bere publike asnjehere. Ne fakt pagat qe rrjedhin nga taksa publike num di se pse ka nevoje te fshehen. Ne shume vende normale ato i ke publike ne ueb faqe te institucioneve.

Them se kjo gje pati nje te mire. Se paku qytetari te kuptoje diferencen e pages. Se paku qytetari permes kesaj munde te mesoje shume gjera.

Tha dikush se u cenua privatesia? Jo! Cdo e dhene qe behet ne interes te qytetarit them se tejkalon mbrojtjen e te dhenave personale. Kujtoje se kjo ishte dicka e tille.
Rroga ime rrjedh nga taksat qytetare. Pse nuk duhet ta dije qytetari sa paguhem une kur ne fakt ajo eshte publike.

Po ka shtete qe e kane publike kurse ne shqiperi ka ligj qe mbrohet privacia financiare e qytetarit. Kjo e para e dyta e di pse u be e madhe
Sepse vume re qe diplomat ne kete vend perdoren me fshi menderen sepse marrin me shume rroge bora zemani me bes kallakun se ai qe ka 3 fakultete dhe i ka dale shpirti per ato nota. Per te mos folur pastaj per pastrim parash te Blushit me shoke etj etj
 
Top