Skeleti i dinosaurit 32 metra të gjatë shitet në ankand për shifrën 3.5 mln euro

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Skeleti i dinosaurit 32 metra të gjatë shitet në ankand për shifrën 3.5 mln euro​

1602953314204.png

Një skelet dinosauri u shit për një shumë absurde parash gjatë një ankandi në një shtëpi në Paris.


Skeleti Allosaurus u shit për afro 3.5 milion dollarë të martën, sipas Reuters. Skeleti i dinozaurit u gjet në Wyoming tre vjet më parë. Një blerës i huaj i paidentifikuar e mori skeletin për shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar prej një milion eurosh.

Skeleti ishte 70% i plotë, sipas Reuters. Kockat u gjetën gjithashtu të rreshtuara me njëra-tjetrën duke e bërë shumë të lehtë rilidhjen. Skeleti është 11 metra i lartë dhe afërsisht 32 metra i gjatë


Ka edhe shenja dhëmbësh në pjesën e brinjëve. Ekspertët besojnë se shenjat mund të kishin ardhur nga një sulm nga një grabitqar.

“Më pëlqen që ky skelet u shit në ankand, por 3.5 milion dollarë janë shumë para. Gjithashty pyes veten se ku e vendos dikush një skelet dinosauri kaq të madh? 11 metra i lartë, dhe 32 metra i gjatë është i goxha madh. Unë mendoj se duhet një oborr i veçantë për të,” tha paleontologu Briano.
g.shqip
 
Top