• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

S’kemi frikë. Opozita akt pabesie dhe tradhtie ndaj Shqipërisë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
S’kemi frikë. Opozita akt pabesie dhe tradhtie ndaj Shqipërisë



Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se publikimi i audio-përgjimit nga Partia Demokratike është një akt pabesia ndaj rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’ Manja theksoi se nëse opozita do të publikojë të tjera audio-përgjime si ai që implikon vëllain e ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj, qeveria nuk i trembet askujt. Mes të tjerash ai tha se disa përfaqësues të opozitës, duke shigjetuar kështu PD-në po punojnë kundër interesave të Shqipërisë në BE.


“Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush. Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është rikthim i PD në vendin e krimit. Jo për t’i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t’i bërë ballë hapjes së negociatave. Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie. Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë. Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradheti.


Një pjesë e opozitës kam frikë se punon kundra interesave të Shqipërisë në BE. PS në asnjë moment historik që ka pasur të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bërë hapa para. PS në atë kohë, në opozitë, ska qenë e ndarë nga maxhoranca e djeshme. U tha sot nga kryeministri. Kemi parasysh kur Shqipëria do të hynte në NATO, ishte gjatë kohës që ndodhi Gërdeci dhe opozita e asaj kohe ishte pro. Opozita ka shumë probleme, ju e dini ça problemesh ka ajo. Kjo opozitë nuk ofron alternativë për shqiptarët. Llogaritë e opozitës janë llogari pushteti dhe është e vogël në shpirt”, tha Manja.


BalkanWeb
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Rama: Opozita shkatërron procesin e integrimit


Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos fliste për akuzat e opozitës, në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm, por nga foltorja e Kuvendit tha se opozita po bllokon integrimin. PD dhe LSI zgjodhën të mos votojnë rezolutën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa për kryeministrin vendi është në metrat e fundit të një rruge shumë të gjatë.


“Një parti braktis sallën kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar. Duke u votuar vetëm nga ne kjo rezolutë, kthehet problem në përpjekjen tonë për të bindur vendet anëtare sepse është rezolutë e njëanshme dhe cilido që është kundër çeljes së negociatave, këtë rezolutë mund ta ketë një arsye më shumë për të thënë se Parlamenti shqiptar nuk është unanim për çeljen e negociatave. Natyrisht që në Berlin dhe Paris, këta individë nuk lënë argument pa shfrytëzuar. Nuk mund të fajësojmë ata që nuk kanë kohë e mundësi që të thellohen e të mësojnë se si qëndron e vërteta. E vërteta është se absolutisht të gjithë ata që merren me Shqipërinë, edhe ata që janë në pozicion kundërshtues, e kanë të vështirë të kuptojnë se si ka mundësi që Shqipëria është i vetmi rast në gjithë historinë e procesit të integrimit që nuk ka konsensus dhe unitet në komunikimin me të huajt, por ka një opozitë që nuk lë gur pa lëvizur për ta shkatërruar procesin”, deklaroi Rama.


Kreu i qeverisë nënvizoi se edhe në Maqedoni e Bullgari, ku ka shumë konflikte politike, kur vjen puna për Evropën politika bashkohet.

“Në Maqedoni e dimë sa e vështirë është bashkëjetesa shumicë-opozitë, por kurrë nuk ndodh kjo që ndodh këtu te ne; Në Bullgari jeta politike është shumë konfliktuale, por qysh kur nisi përgatitja për presidencën bullgare, shumica dhe opozita u ulën në tryezë dhe u bënë bashkë sepse brenda kufijve ka mendje të ndryshme, si në çdo familje, por jashtë kufijve populli dhe flamuri janë një”, u shpreh Rama.


bweb
 
Top