Skënderbeu fiton 3-2 ndaj Shakthear Karagandy

cent

...Lontano
Skënderbeu është në play-off, vetëm se jo në atë të Champions por të Europa League. Kampionët e Shqipërisë zhvillojnë një ndeshje të madhe për 30 minuta ndaj Shakthear Karagandy duke prekur me të dyja duart kualifikimin, por pësimi I dy golave dhe dalja me karton të kuq e Pejiç, eleminojnë nga kompeticioni skuadrën shqiptare, që gjithsesi një biletë të sigurtë për në plej-ofin e Europa League e kishte të sigurtë që përpara startit të ndeshjes.
2mdqxp0.jpg

Gjatë gjithë javës drejtuesit korçar kishin karikuar ambjentin me besimin se përmbysja nuk ishte një mision i pamundur dhe Skënderbeu në start tregon se aty ku ka dëshirë ka dhe mundësi. Rastin e parë megjithatë e kanë kazakët, të cilët që në minutën e dytë paraqiten përpara portës së Shehit me Kizicenkon, por fati këtë herë përqafon Skënderbeun. Te ky rast i humbur skuadra korçare merr dozën e karikimit për të besuar në mrekulli dhe në minutën e 9-të, Tomiç pas një pasimi të Orelesit gjen goditjen fituese duke shënuar golin e parë. “Qemal Stafa” është i gjithi në këmbë, por tre gola ngjajnë një mal i lartë për t’u ngjitur. Fillimi mbarë gjithsesi është gjysma punës, dhe gjysmën e punës Skënderbeu e bën vërtetë kur në minutën e 20-të Pejiç fiton një 11-metërsh, të cilin e shndërron në gol kapiteni Shkëmbi. Korça beson dhe gjithë Shqipëria tashmë beson. Korçarët kanë në kontroll ndeshjes, ndërsa Shakthear Karagandy duket i ndrojtur, aq sa Pejiç arrin të vidhet sërish dhe po sërish pengohet në zonë për një tjetër 11-metërsh. Përgjegjësinë e marrin sërish këmbët e kapitenit që ngjisin shkëmbin e tre golave për kampionët.

E pabesueshmja tani duket e vërtetë, por ëndrrat nuk janë e thënë të zgjasin gjatë. Në minutën e 38-të, Kizicenko i harruar në zonë, nuk bën më gabimin e minutës së dytë dhe tashmë gjen golin e 3-1, atë të kualifikimit për Karagandyn. Në pushim shkohet me këtë rezultat dhe me mllefin se me pak kujdes, porta e Shehit mund të mbetej e paprekur. Në pjesën e dytë nevojitet një tjetër start si ai i të parës, por Pejiç humbet mendjen kur në minutën e 54-të ndëshkohet me të kuq për shtyrje ndaj kundërshtarit. Skënderbeu është në inferioritet dhe mrekullia fillon e zvenitet, madje zhduket e tëra kur në minutën e 67-të, Bajz shënon dhe të dytin. Në minutat e mbetura, korçarët I afrohen dhe dy herë golit me Abazin dhe Lilaj por shënjestra nuk është e saktë. Mbyllet 3-2 me fitoren e Skënderbeut, e pamjaftueshme për të vazhdur ecurinë në Champions League, aventura europiane e kampionëve tashmë do të kalojë nga porta e Europa League
/S.Sport
 
Top