Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Zana1

Braveheart
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Kend jo-musliman e sulmova !!! po normal qe per Allahun e dha jeten se per kend me dhan per ty a !!!
po e une ca po them ! qe historia eshte shkru nga vatikani , greku dhe shkau ! gjithashtu nga forcat e medha krishtere !! me servilet ton qe i kem pas ne ate kohe :D hajt tung.

Mesohu si te jesh jetosh prane shoqerise, dhe te marresh pjese ne Shoqeri :)
Nuk ke bagazh ( informacion) te plote ne lidhje me k'to gjera. Vec ti dhe Allahu jot :)
 
Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Titulli i temës është komplet jashtë esencës të temës në vetvete.J'u e nderuar keni sjellë më shumë video se si vrau Skënderbeu ''muslimanët'' se sa diçka që të lidhet me flamurin Bizantin.Dikush më lart thotë që nëse deshën osmanët nuk pyesnin shumë për Skënderbeun,por në fakt harrojnë të thonë që Skënderbeu edhe të tjerë si ai ishin zinxhiri i fortë i perandorisë Osmane.Kryeqyteti i Bizantit Kostandinopoja rra në duart e një tjetër të ''pa-fuqishmi'' i cili për koiçidencë ishte po shqiptar dhe më vonë mirahor edhe udhëheqës i të gjthë trupave jeniçere të perandorisë.Pra ndarja e Skënderbeut nga kjo perandori ka qënë në vetvete një ndarje e vetë perandorisë,pasi Skënderbeu nuk ishte thjesht një ushtar por një drejtues,ndër më të mirët drejtues.

Tani po sjell në këtë temë një citat të shkëputur të cilin e ka sjellë Ado në një tjetër temë për mbrojte të ''argumentave'' të tij pa kuptuar mirë se ç'ka sjellë.''S'me harrohet nje fjale qe me ka thene nje cifut : Kur turqit suleshin drejte jush me heshta dhe shpata ne duar, ju shqiptaret kujtuat me te drejte se ata po vinin tju pushtonin kurse ata nuk benin gje tjeter , vecse ju shillnin dhurate nje perandori te tere : Ismail Kadare.''
Vërtët na sollën një perandori të tërë,këtë perandori të cilën nuk mund ta drejtonin,prandaj edhe kjo perandori u drejtua më së shumti ushtarakisht nga shqiptarë.Pra shkëputja e Skënderbeut nga perandoria ishte dhe shkëputja e hallkës më të fortë nga kjo perandori,shkëputja e zinxhirit ushtarak,pa këtë të fundit nuk ka perandori që mund të quhet e tillë.

Për flamurin mund të vërtetohet kollaj që ka qënë flamuri i luftës të perandorisë Bizantine,nuk ka qënë flamuri shtetëror i Bizantit.Ngritja e këtij flamuri nga Skënderbeu ka qënë shpallja e luftës ndaj perandorisë Osmane,prandaj edhe ky lloj flamuri, (që ne mbajmë sot) u ngrit në atë kohë.Ka qënë gjithmonë ajo shprehja ''pushtuat bizantin,por jo frymën e tij'' Ky simbol në forma të ndryshme gjendet në një pjesë të madhe të popullsive që u pushtuan nga perandoria osmane.Sot është simbol i Sërbisë,Malit të Zi ,Rusisë,kishës Ortodokse etj etj.Ka qënë thjesht një formë rebelimi ndaj pushtimit ''vllazëror'' të këtyre popujve.Shtrembërime historike për këtë çështje mbase edhe ka,ndërkohë esenca mbetet po ajo,lufta ndaj pushtuesit.Atëherë si mund të quhet një pushtues ,administrues? Këtë vetëm disa prej jush mund ta kuptojnë.

Vrasjet e muslimanëve;Kjo është diçka tjetër që duhet të diskutohet.Meqënse Skënderbeu u shkëput nga perandoria me trupën e tij besnike ,do të thotë që me po këta besnikë bëri terrorin ndaj muslimanëve.Atëherë me çfarë tezash na thoni që nuk ka pasur krishterë në shqipëri?Mos janë vrarë midis tyre muslimanë pro osmanë edhe muslimanë pro Skënderbeut?Nëse kjo shumica në Shqipëri ka qënë muslimane ,si ndodh që Skënderbeu me një forcë kaq të vogël vriste ata mijra muslimanë që nuk u këthyen në të krishterë dhe luftonte njëkohësisht edhe osmanët?Një ''pordhë'' si Skënderbeu të mund të bënte diçka të tillë duke qënë minorancë,ndaj forcës ushtarake osmane,dhe forcës kundërshtuese shumicë absolute muslimane në vendet e ''pushtuara'' nga ai?Paska qënë goxha ''pordhë'' dreqi.Ose mbase nuk kanë qënë kaq të shumtë sa thonë këta ''dum-babën''?Përgjigjia është vetëm mdis këtyre dy dilemave.

Prandaj ''dum-babën'' e zellshëm duhet të unifikohen edhe të dalin me mendime të përbashkëta se po na bëjnë konfuzë gjithë ne të tjerëve,mbase miqtë e mesazhit edhe faqeve ky hyni mund t'ju përgjigjen më mirë :)

Personalisht uroj të ketë vënë në hunj me mijra koka nëse ka qënë e nevojshme,por nuk besoj se ka ndodhur diçka e tillë,për këtë më vjen keq :(
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Titulli i temës është komplet jashtë esencës të temës në vetvete.J'u e nderuar keni sjellë më shumë video se si vrau Skënderbeu ''muslimanët'' se sa diçka që të lidhet me flamurin Bizantin.

Faktikisht aty jan 3 video , dhe e par kishte te bente me flamurin, pastaj me vrasjen e muslimanve dhe luften e skenderbeut, ,Pra meqe tuqia kerkon te rishikohet historia, keto vidoe kan shum kontradikta mese njera tjetres ! dhe nese ne duhet patjeter te dim te verteten se {sa eshte e vertete historia e populit shqiptar ne ate koh?kur tek ne po lindin dyshimet kur po shikojm debate tilla.
Vrasjet e muslimanëve;Kjo është diçka tjetër që duhet të diskutohet.Meqënse Skënderbeu u shkëput nga perandoria me trupën e tij besnike ,do të thotë që me po këta besnikë bëri terrorin ndaj muslimanëve.Atëherë me çfarë tezash na thoni që nuk ka pasur krishterë në shqipëri?Mos janë vrarë midis tyre muslimanë pro osmanë edhe muslimanë pro Skënderbeut?Nëse kjo shumica në Shqipëri ka qënë muslimane ,si ndodh që Skënderbeu me një forcë kaq të vogël vriste ata mijra muslimanë që nuk u këthyen në të krishterë dhe luftonte njëkohësisht edhe osmanët?Një ''pordhë'' si Skënderbeu të mund të bënte diçka të tillë duke qënë minorancë,ndaj forcës ushtarake osmane,dhe forcës kundërshtuese shumicë absolute muslimane në vendet e ''pushtuara'' nga ai?Paska qënë goxha ''pordhë'' dreqi.Ose mbase nuk kanë qënë kaq të shumtë sa thonë këta ''dum-babën''?Përgjigjia është vetëm mdis këtyre dy dilemave.
Nese Skenderbeu, luftonte per kombin shqiptar pse duhet te ishe marr me fen ? te fuste perqarje kjo eshte pytje se me ngacmom mua tani !!
Por meqe tani do rishikohet historia ,me mir preferoj te jem e rezervuar PRAP.
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Te pergjigjem une ty. por pasi te me japesh pergjigjen e pyetjeve qe te bera ne fillim te temes: kush jane hrojte e kombit tend? cafre eshte flamuri per ty dhe cili eshte ai yti? Pse nje mysliman te lutoje per flamur duhet te shkoje ne ferr, (xhanet)?
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Te pergjigjem une ty. por pasi te me japesh pergjigjen e pyetjeve qe te bera ne fillim te temes: kush jane hrojte e kombit tend? cafre eshte flamuri per ty dhe cili eshte ai yti? Pse nje mysliman te lutoje per flamur duhet te shkoje ne ferr, (xhanet)?
Tashi heroi se un jam e sigurt 100 % se ka luftu per kombin e vete eshte Adem Jashari,Hamza ,Mic Sokoli,Isa Boletini,Avni Rustemi
Qemal Stafa,Mujo Ulqinaku,Vasil Shanto a mos te harroj Skenderbeun hahaha sa pytje koti me ke ber ,per ket te fundit hetimet vazhdojn:hihi:Flamuri im esht Kuq e Zi

Muslimanet e kan obligim ti dalin zot vendit te vet dhe nese vdesin ne luft ata shkojn shehid ne xhenet e jo xhanet.
u kanqe tani me pergjigjjen .
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Ke treguar nje nivel shume te ulet ne histori, e ke bere rrush e kumbull. Ke fut ne liste te herojve komunistat e pa fe qe i shani gjith diten. Si perzihet Adem Jashari me komunstat e Enver hoxhes :LOL: . Ulu ne vend 4, note jo e mjaftueshme per kalimin e klases, ty edhe ati qe te beri like, qe nuk arrine as ne nivelin tend.
ps. O Zot c'na gjeti me ju...!!
 
Po mir nuk eshte keq dhe 4-tra prap me mir se ti se e ke 2-sh:D po pse nuk me thua ti mua njeher ,: Nese Skenderbeu, luftonte per kombin shqiptar, pse duhet te ishe marr me fen?Aaaaa do thot beson ne zot dhe ti,:lulet: po kjo esht vet mrekullia
 
kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Per befasin tuaj dhe te filmave horror te tipit CARTON films, faktet historike flasin per krejtesishte te kunderten. Me poshte gjeni fakte historike te pamohueshme te cilat shkojne aq larg sa edhe thuajse nje shekull pas vdekjes se Skenderbeut perqindja e besimit Islam ne trojet shqiptare ishte shume e vogel qe arrinte diku ne 5 % te popullates. Nga kjo perqindje minimale rrjedh natyrshem pyetjet:

Sa% e popullates kishte besimin Islam nese ne shekullin XVI kjo shifer ishte 5 %??????
Sa musliman dhe cilet na paskan qene keta musliman qe i paska vrare Skenderbeu?????
Mos i keni futur ketu edhe garnizonet e PO-se??????
Apo mos ne te pafajshem i konsideroni kolonet turq qe kishte sjelle PO-ja me vete, familjaret e administrates apo edhe ndon je bashkepunetor armiku??????

Them te drejten te dhenat historike sjellin nje ndryshim te madhe nga ajo qe pretendohet andaj kam pershtypjen se Skenderbeu paska vrare ushtare, ndonje punetor administrate apo edhe ndonje bashkepunetor armiku qe gjendej aty ketu. Pra qe ta dini mire e mire ne te gjitha lufterat, qe zhvillohen edhe kesaj dite, bashkepunetoret e armikut ne shumicen e rasteve edhe vriten. Si fund te fundit nese ju qani e vajtoni per turqit qe ka vrare Skenderbeu edhe nuk ua kam fort dert por qe te thoni se Skenderbeu masakroi qytetare te pafajshem kjo nuk ju del ngase burimet historike japin te dhena qe edhe gjysme shekulli pas vdekjes Skenderbeut thuajse popullata e besimit Islam ne ato vise ishte e paverejtshme.

Lexoni burimet historike:

  • Sipas regjistrinùt të Sanxhakut të Vlorës më 1506, qytetet : Vlorë, Gjirokastër, Kaninë dhe Berat në këtë kohë nuk kishin asnjë shtëpi muslimane (shih: Istambul Basbakanlik Osmanli Arsivi. Më tej: BOA), Taputahrir defterleri, Defteri mücmeliya-i Avlonya, Nr.34.). Përkundër këtij fakti, qyteti i Shkodrës i vitit 1485 numëronte 26 shtëpi muslimane, Peja 33 (S.Pulaha, Defteri i regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Tiranë 1974; 210-211, 316). Në qytetin e Vushtrrisë më 1487/8 përmendet bashkësia e muslimanëve prej 33 shtëpishë (hane) nga 107 shtëpi që kishte gjithsejt (shih. Def.Mücm. -i liva-i Vulçitrin), BOA Tapu tahrirdeft. Nr. 22, v. 892/1487/8.2). Në qytetin e Prishtinës numëroheshin 51 shtëpi të bashkësisë muslimane (xhemaati musliman) nga 299 shtëpi që kishte gjithsejt qyteti. (Po aty, 11). Tetova me 1468 kishte 41 shtëpi muslimane nga 264 shtëpi gjithsejt, kurse Perlepi 21 shtëpi muslimane nga 349 shtëpi që kishte gjithsejt (M.Sokoloski, Aperçu sur l'évolution de certaine villes plus importantes de la partie méridionale des Balcans au XV e au XVIE siecles, Association internationale d'Etudes du SudEst Evropiéen, Bulletin XII, 1, Bucarst 1974, 85

Në shek. XVI, tokat shqiptare bënin pjesë në elajetin e Rumelisë. Ato u ndanë në disa sanxhaqe. Numri, shtrirja dhe emërtimi i tyre ka ndryshuar herë pas herë. Sanxhaqet ku bënin pjesë tokat shqiptare ishin : Sanxhaku i Vlorës, Dukagjinit, Elbasanit, Ohrit, Shkodrës, Prizrenit, Vuçitërnës, Shkupit dhe Manastirit.(12)
Në regjistrimin e vitit 1506, sanxhaku i Vlorës, numëronte 41.753 shtëpi, prej të cilave vetëm 253 shtëpi muslimane. Sanxhaku i Shkodrës, në vitet 1529-1536 numëronte 19.774 shtëpi, nga të cilat 372 shtëpi ishin muslimane. Sipas burimeve të deritanishme të historiografisë shqiptare, në sanxhakun e Dukagjinit , gjatë viteve 1529-1536 nuk ka jetuar asnjë shtëpi muslimane.(13)

Sanxhaku i Elbasanit, gjatë viteve 1529-1536 kishte 9.442 shtëpi gjithsej, 526 ishin muslimane. Sanxhaku i Ohrit, gjatë viteve 1529-1536 kishte 33.271 shtëpi, prej të cilave 623 ishin muslimane. Sanxhaku i Prizrenit, në vitet 1430-1431numëronte 13.918 shtëpi, vetëm 297 ishin muslimane. Në vitin 1530, në sanxhakun e Vuçitërnës nga 22.612 gjithsej, 496 ishin muslimane. Situatë gati e njetë ishte edhe në sanxhakun e Korçës, i cili numëronte 3.547 shtëpi, prej të cilave 211 ishin muslimane.(14)

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Kitrrush, besoj qe pyetjet e tilla, ja vlen t'ja parashtrosh historianit i cili deklaron nje gje te tille ne videon e sjellur. Megjithate, ne video ceket shume shkurt kjo ceshtje, ndaj sic ke paraqitur ti fakte ne kete moment, edhe pala tjeter ka faktet e veta.
Edhe keto te dhena ndoshta s'jane te verteta (shifrat). Komunizmi ka bere te vehten, ndaj edhe Islami/muslimanet, gjithnje jane paraqitur ne histori ndryshe nga realiteti. Mbesim te shohim pas rishikimit te historise nqfs rishikohet, se cfare do shohim !
 
Per cilin komunizem e kishe fjalen Lover ngase te dhenat qe kam sjellur fare skan te bejne me komunizmin???? Po me bene te dyshoje se ti ankohesh se Skenderbeu paska vrare ushtar te PO-se????? Nese e keni fjalen per ushtaret e PO-se atehere une e nderprese debatin ketu por sa per qytetare te besimit Islam te dhenat ju tregojne se ne kohen e Skenderbeut qytetaret e besimit Islam numeroheshin me gishterinjet e dores. :liber::liber:
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Skenderbeu në Krujë ngriti flamurin Bizantin

Cilat te dhene o kiterr ? Une isha shume i kjarte, rilexoje edhe njehere cfare kam thene, sepse kam bindjen se historianet qe kane dhene mendimin e kundert me ate qe mbron ti, nuk jane anetare te forumitvirtual, ndaj eshte qesharake te mirresh akoma vetem me njeren ane te monedhes.
 
Sinqerisht nuk dua te besoje se ti je ne gjendjen qe duhet me ti spjegu me radhe figurat letrare: mitin, legjenden, rapsodine, hiperbolen, kenget kreshnike dhe figurat tjera qe perdorin shkrimtaret per te zmadhuar nje figure historike. E tera cfare paraqet ajo videoja ne te cilen mbron tezen ti dhe te tjeret paraqet nje zmadhim letrar te Nolit per figuren e Skenderbeut. Pra e tera eshte nje pershkrim i Nolit qe zmadhon figuren e Skenderbeut per te ja paraqitur popullit te tij. Mos harro se pervec Nolit edhe Naimi shkruante se Skenderbeu me shpate qante malin dhe me fryme rrezonte turqit por kjo nuk eshte e vertete o Lover djali. Keto jane figura stilistike hiperbolistike. Andaj tendenca per te bere filma te animuar te Walt Disneyt dhe hiperbolat letrare te shkrimtareve per ti paraqitur si fakte historike nuk jane gje tjeter pos imbicilizem i pafund. Ndersa ti kthehesh dhe me thua se keta nuk jane anetare te forumitvirtual. Pse qa lidhje ka kjo?????? Pra besoje se je ne gjendje ta dallosh historine me letersine! Shume besoje!

Faktet qe te kam sjellur me lart, nuk ajne fakte komuniste, deshe apo s'deshe me i besu ti jane fakte te arkives Osmane, madje e ke te shenuar edhe nga jane marre perfshi edhe numrin e faqes. Po keto fakte jane nxjerre nga nje njeri, madje qe i jep flake besimit Islam dhe qe po mundohet ta bind popullin se Islami u perhap me paqe. Cfare do te thote kjo????? Kjo do te thote se keto fakte nuk kane shance te jene te mangeta por besoje se edhe munde te jene te fryera pak.

Pra qe ta dish mire e mire, historia nuk eshte pordhe, as letersi, por eshte shkence ne vete qe bazohet ne fakte konkrete. Gjithashtu dua te te jap fakte se PO-ja pas betejes se Kosoves me 1389 u terhoq nga trojet shqiptare per dy arsye: 1. Bajaziti vrau babane dhe vellan e tij dhe ate per nje princesh serbe dhe per shkak te problemeve te brendeshme dhe 2. Per shkak te luftes qe i kishte krisur ne kufi me Mongoline.
Per ta sforcuar kete edhe me shume, PO-ja ua mesyu tokave shqipe rreth viteve 1423 dhe ate duke patur parasysh kushtet e kohes munde te themi se si fillim u vendose vetem ne qytete per te shtrire me pastaj pushtetin. Poashtu faktet historike flasin se ne kohen kur Skenderbeu u kthye ne Kruje, PO-ja, kishte vendosur nje administrator shqiptar qe kishte emrin e fese Islame por qe kishte nenen dhe babane te krishtere. Poashtu faktet historike, te te gjitha librave te asaj kohe flasin se besimi Islam tek ne fund te shekullit XVI filloi te perhapet hovshem ne trojet shqiptare.

Keto jane fakte historike te tere librave, komuniste dhe jo komuniste, te Shmidit dhe Malcolmit, dhe te tere atyre qindrave librave qe jane shkruar per kohen dhe pas kohen e Skenderbeut. Keto jane fakte edhe te arkivave turke. Ti, dhe te tjeret, qe besoni ne dicka tjeter, nese keni fakte urdheroni e sillni, por ju lutem jo perralla me mbrete dhe filma te animuar, por fakte historike te kohes.

Pra nese flasim me fakte historike, kam deshire te sillen fakte, por jo filma te animuar te bazuar ne hiperbola letrare. Une kam medyshjen se jam duke diskutuar me njerez qe nuk kane lexuar asnje fakt te vetem por qe rrehin uje ne hava.

Pra, une jame qe kur flasim per historine te sjellim gjera konkrete te prekshme sepse historia nuk eshte pordhe qe po duam ja ngrisim zerin e ja ulim e as nuk eshte ****ologji e *****grafi per te ja nderruar pozicionet sa here te duam.
 
Redaktimi i fundit:
Top