Skocezi që do vriste Escobarin, si shpëtoi lordi i drogës nga një aksident

escobar.jpg

Një dokumentar që do të transmetohet së shpejti, tregon një histori që pak vetë e dinë. Në vitin 1989, një skuadër mercenarësh, e udhëhequr nga skocezi Peter MacAleese, u pajtua nga lideri i grupimit Kali, për të ekzekutuar njeriun më të frikshëm, dhe më të ruajtur në botë, Pablo Escobar.

Shefi i kartelit Medelin, ishte më i pasuri në botë në atë kohë, dhe përgjegjës për 80 përqind të tregut të kokainës në gjithë rruzullin. Dhe po ashtu, kishte edhe ruajtjen më të madhe në planet, me bodigardë.

lg.php
Ish-pjesëtarë i forcës më elitë të kohës, SAS, u rekrutua nga rivali i Escobar.

Peter McAleese ka rrëfyer në dokumentar se ai ishte trajnuar për të vrarë në ushtri, por instiktin agresiv e pati mësuar në rrugët e Glasgow.

Ai u bë shpejt pjesë e skuadrës kryesore të SAS-it britanik, që besohet se është edhe sot reparti special më i përgaditur në botë.

Ai kreu shërbime në Borneo, në Angola, në Zimbabve, në Afrikën e Jugut.

Jorge Salcedo, pjesë e kartelit rival me Escobar, kordinoi sulmin dhe pajtoi skuadrën. Peter mblodhi gjithë shokët e tij të luftës për ta kryer këtë aksion.

Pagesa do të ishte 5 mijë dollarë për kokë, dhe 1 mijë dollarë në ditë shpenzime për secilin.

Grupi u zhvendos në pyjet dhe periferitë e Kolumbisë, ku u stërvitën disa ditë për t’u bërë gati për goditjen e madhe. Vetëm Peter dhe dikush tjetër e dinte se kush ishte targeti.

Escobar ishte i paprekshëm. E vetmja mundësi qe, kur ai udhëtonte në fundjavë drejt resortit të tij superluksoz në brigjet Napoles.

Aty, bosi i kokainës kishte kopsht zoologjik, shumë makina luksoze, dhe aeroport privat.

Peter pajtoi 12 mercenarë të tjerë dhe pati në dispozicion çdo armë që kërkoi dhe dy helikopterë.

Kur u nisën për të bërë sulmin, ndodhi një aksident, dhe helikopteri ra në xhungël.

Piloti vdiq. Peter u plagos rëndë dhe u deshën disa ditë që të merrte veten.

Kur Escobar e zbuloi planin për atentat, nisi kërkimet masive për të gjetur këta mercenarë.

McAleese tregon se po të ishte kapur, do të vuante një vdekje të ngadaltë e më shumë dhimbje.

Sot Peter, 78 vjeç thotë se është në paqe me zotin. Ai ka rrëfyer se më shumë sesa luftërat dhe viktimat që ka shkaktuar në terren, pendohet se ka qenë një bashkëshort dhe baba i dështuar.

Dokumentari që pritet të dalë së shpejti, besohet se e ka suksesin të garantuar./ Marrë nga BBC


mapo.al
 
Top