Sky is my limit!

Marla

S∩IɹIS
Gjeja me e keqe, ndermjet atyre qe na pengojne te shohim ate qe eshte thelbesore, eshte apatia.
"S'me intereson aspak! Jam mire keshtu sic jam! Cili budalla ka nevoje te ndjeje vibracionet?"
Lerini t'i shijoje ai, dridhjet e tua.
Kush e can koken per kete? Nje lule eshte nje lule, nje peme eshte nje peme.
Besoj me te vertete se e kunderta e dashurise nuk eshte urrejtja por apatia. Do te isha gati te beja cdo gje, me gjithe mend cdo gje, per te shkeputur njerezit nga gjendja e apatise, sepse nje gjendje e tille eshte me e keqe se dhe vete vdekja.
Mund te perballoj urrejtjen, mund te perballoj zemerimin, mund te perballoj deshperimin, mund te perballoj cilindo qe ndjen dicka, por nuk mund te perballoj asgjene. Nese do me duhej te zgjidhja midis vuajtjes dhe hicit do zgjidhja vuajtjen. Duket cmenduri por mendoj se njeriu qe ne momentin e lindjes programohet te duroje vuajtjet.
Shqisat tona jane te kufizuara, sistemi yne nervor qendror ka nje limit, kategorite tona personale dhe kulturore jane te kufizuara, gjuha jone ka kufi, dhe pertej gjithe ketyre perzgjedhjeve, ligjet e shkences na japin nje permbledhje te seleksionuar te informacioneve, qe ne i vleresojme te verteta, e megjithate kjo ka nje limit.
Ne cdo drejtim te kthehemi jemi mjaft te kufizuar.
E megjithate kjo mund te ndryshoje. Kemi mundesi te ndryshojme programimin tone te brendshem dhe kjo eshte mjaft e lehte; por duhet te jeni ju qe duhet te vendosni nese doni ta ndryshoni apo jo.Pa medyshje, tamam tani thuajini vetes tuaj:
Do te filloj t'i besoj vetem eksperiences sime. Do filloj te ndjej shijen e asaj qe ha, t'i njoh vete njerezit, te vrojtoj qiellin, te thith aromen e ajrit te tokes kur e prek shiu, te ndjej zhurmen e magmes ne berthamen e tokes, zhurmen e gjakut qe rrjedh ne venat e mija. Ne vend qe thjesht te futem ne shtrat, do te mundohem te ndjej carcafet qe prekin lekuren time, te ndjej trupin tim, te ndjej pergjegjesite per ndjenjat e nje tjetri, do te prek shpirtin tim. Pastaj do te prek te afermit e mi, do ndergjegjesoj veten time per ndryshimet e mija, per qenien time.
Eshte skandaloze te mendosh se ka kaq shume gjera dhe ne kenaqemi me kaq pak lehtesisht.
Jemi te vetedijshem per kete hapesire kaq te ngushte ku jetojme dhe jemi mjaft te lumtur te besojme se nuk ekziston tjeter gje.
Dhe per ta mbyllur, jemi duke kaluar nje periudhe ne te cilin njerezit duhet te fillojne te kujdesen per vetveten, duke dashuruar te perkryeren e tyre, qe une e quaj "shkarkese elektrike".
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Rutina eshte "rruga e shtruar" ose e shkurter drejt apatise. Ha se duhet ngrene, fli se duhet fjetur etj. Veprime qe i bejme ne menyre mekanike, sa harrojme qe ka edhe nje ane tjeter thelbesore te gjerave, ajo e te ndjerit dhe shijurit.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Tek lexoj disa shkrime e gjej veten ne nje nivel prape me larte.
PEr kete ndihem me fat.
Nuk eshte e lehte te mesosh te jetosh duke njohur vetveten dhe natyren per rreth,te ushqehesh nga aty ku tjeret,shumica as qe e vene re. :))
Lumturia,paqja lloj i filozofis per tu njohur me copezat e universit eshte po aq sa e thjesht dhe komplikuar, nese nuk i kushton kohen e duhur.
Duke u nisur nga forma e thjesht e komunikimit me te.
 

Bukowski

Gjumash
Jam dakort me nje lule eshte nje lule dhe pema eshte nje peme. Po te ndalim pak castin te shkeputemi nga gjerat qe na rrethojne dhe te perqendrohemi tek lulja ta veshtrojme me kujdes cfaredo lloji luleje te jet do shikosh dicka te bukur. Duke e vezhguar me imtesi duke zbuluar ngjyrat, formen aromen dhe bukurin e saj kupton qe mes teje dhe lules ka nje lloj energjie qe ju lidh(si nje lidhje wi-fi)atehere kupton nje nje lule nuk eshte thjesht nje lule por eshte dhe nje pjese e jotja eshte jete. Kjo ndodh edhe me nje peme, me malin, detin, diellin, zjarrin, kafshet, muziken qiellin etj.
Nuk duhet te jemi neglizhues, nje e mire e vogel e bere cdo dite nga nje person e ben personin te lidhet me afer me energjin qe e rrethon, por kjo ndryshon vetem nje person. Imagjino nje te mire te vogel cdo dite nga cdo person ne rruzullin tokesor cfare mund te kishim si shperblim?
 

Marla

S∩IɹIS
Zbavitem mjaft me fjalet.
Jam e dashuruar pas lojes se fjaleve, dhe personave qe luajne bukur me to.
Kam shkruar nje rradhor fjalesh qe me sherbejne si udheheqje per cdo gje qe eshte thelbesore dhe e rendesishme per mua:

Njohje e vertete - qe ju jep mjetet e nevojshme per udhetimin tuaj.
Mencuri - per te perdorur njohurite e marra ne menyre qe t'ju sherbejne me mire ne zbulimin e qenies suaj qe te asaj qe ju jeni tani.
Meshire - Te pranoj te tjeret, qe mund te kene nje botkuptim ndryshe nga imi, me miresjellje dhe mirekuptim, sepse me ta dhe permes tyre kalon dhe rruga jone.
Harmoni - per te pranuar fluksin natyror te jetes.
Aftesi krijuese - per t'ju ndihmuar te kuptoni dhe te njihni alternativa te reja dhe shtigje te parrahura.
Force - per t'i bere balle frikes dhe te vazhdoj te perparoj pa asnje garanci se do te shperblehesh.
Paqe - Per te mbajtur ekuiliber.
Gezim - Per te qene ne gjendje te kendoj, te qesh dhe te vallezoj per gjate gjithe udhetimit tim.
Dashuri - Ah dashuria, udheheqesja ime e vetme drejt nivelit me te larte te ndergjegjes qe mund te kete njeriu.
Bashkim - qe te shpie ne piken e nisjes.... vendi ne te cilin ne jemi bashkuar me vetveten dhe me gjithe gjerat.

Pra studimi i dashurise me ka cuar ne studimin e jetes. Te jetosh me dashuri eshte te jetosh ne jete, dhe te jetosh ne jete eshte te jetosh ne dashuri, por jo te gjithe e kuptojne.
Per mua jeta eshte dhurata qe na ka beri Zoti neve. Menyra sesi e jetojme jeten tone, eshte dhurata qe i bejme ne Zotit!
Bejeni ate ne menyre te tille qe te jete nje dhurate e mbrekullueshme, sepse ju jeni mrekullia vete.
Thelbesore nuk jane trupat tane. Sigurisht ato kane rendesine tyre sic jane te rendesishme edhe mendimet tona, edhe programimi yne.Kudo qe te jeni, duhet ta dashuroni kete pike ku keni arritur, sepse gjithcka fillon aty.
Nese do mundesha te formuloja nje deshire magjike, do t'ju nxisja te besonit te thonit: "Me pelqen vetja ime, kudo qe te jem,tani, ne kete cast dhe me vone ... Une jam Unik!
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU

Marla

S∩IɹIS
Per mua gjeja me e madhe qe kemi eshte jeta.
Dhe derisa te jemi gjalle, sic thote nje fjale e vjeter, ka shprese. Te zgjedhesh jeten, nuk eshte kaq e veshtire sa kujtojme.
E megjithate jane te shumte ata qe nuk jane ne gjendje te zgjedhin. Jeta eshte cilesia qe dallon nje qenie te gjalle dhe funksionale nga nje i vdekur. A nuk eshte e mrekullueshme?
Jeta eshte ajo periudhe ne te cilen nevojitesh per dicka. Kjo e dyta te ben te mendosh: Nese te qenit i nevojshem percakton faktin se jemi gjalle apo vdekur, atehere paska ne qarkullim nje sasi njerezish te vdekur. Ajo qe preferoj me shume eshte perkufizimi i trete: Kalim neper bote ne nje kohe te caktuar. A e dini qe shume nga ne bejn evetem kete? Jane te pakte ata qe jane me te vertete te gjalle dhe jetojne plotesisht, ne kuptimin e vertete te kasaj fjale. Perderisa do ta lini jeten tuaj ne duart e te tjereve, nuk do te jetoni aspak. Duhet te merrni pergjegjesite te zgjidhni dhe te percaktoni jeten tuaj.
Besoj shume se ka shume qe kane frike nga jeta. Nuk e di perse kemi frike te jemi ata qe jemi!
Kemi ndjenja te mrekullueshme dhe te cmendura te cilave nuk ua veme veshin. Shikojme dike qe na pelqen dhe themi sa mire do ishte tja thoja qe me pelqen kaq shume, por pastaj terhiqemi : "Oh jo kete nuk mund ta bej"! Mekat, sepse po nuk jetuam plotesisht, pengojme dhe te tjeret te jetojne plotesisht!
Kemi frike te jetojme jeten, prandaj nuk e perftojme dot eksperiencen tone.
Nuk shohim, nuk ndjejme, nuk rrezikojme! Nuk luftojme me zemer per asgje! Nuk jetojme ..., sepse jete do te thote te perfshihesh aktivisht.
Te jetosh do te thote te besh duart pis. Te jetosh do te thote te hidhesh ne uje me kurajo. Te jetosh do te thote te biesh edhe te thyesh hunden.
Te jetosh do te thote te shkosh larg mundesive te tua ... "te fluturosh mes yjeve"!
 
Top