Sliskoviç: Tre lojtarë që të bëjnë diferencën

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Sliskoviç: Tre lojtarë që të bëjnë diferencën


Kroati i pankinës bardheblu, pas një jave stërvitore bën bilancin e punës





“اdo trajner dëshiron të ketë në dispozicion të tij të paktën 18 futbollistë, të njëllojtë për nga niveli”



Pas një jave pune intensive me grupin e lojtarëve bardheblu, trajneri Blazhe Sliskoviç, në një prononcim për “Sport Ekspres”, dje ka dhënë mendimet e tij për ecurinë e deritashme. “Tri ditët e para ? tha tekniku ? jemi marrë me përzgjedhjen e elementëve të rinj. Kështu, nga një grup i madh prej rreth 40 futbollistësh të rinj, kemi arritur të seleksionojmë 13, të gjithë të talentuar, që premtojnë, por që u mungon eksperienca, sidomos në ndeshje të rëndësishme. Ndaj, them se, tani për tani, kemi krijuar një grup me mesatare moshe shumë të re, i cili kompletohet nga disa futbollistë me eksperiencë, si Dabulla, Kçira, Abraham e Memelli, por edhe të tjerë, si Sefa, Arapi e Deliallisi, të cilët e kanë një farë përvoje, por duhet të bëjnë akoma edhe më shumë në drejtim të perfeksionimit të tyre”.

? Si ndiheni pas kësaj që keni bërë deri tani?

? Shumë optimist, sepse djemtë kanë punuar mirë e me shumë seriozitet. Dhe për mua kjo është më e rëndësishmja.

? Kjo Tiranë, tashmë e ravijëzuar në formatin e saj. Në ç’repart ka nevojë më shumë për t’u përforcuar me futbollistë cilësorë?

? Deri tani ne jemi ndeshur vetëm brenda “llojit”. اdo trajner dëshiron të ketë në dispozicion të tij të paktën 18 futbollistë, të njëllojtë për nga niveli, të gatshëm në çdo moment për t’i shërbyer ekipit. Në përgatitoren e Ohrit, që do të fillojmë sot, në dy ndeshjet e para stërvitore do të shohim se ku i kemi mungesat kryesore. Gjithsesi, në këto momente mund të them se vëmendja jonë është përqendruar në domodoshmërinë e një futbollisti tipik të qendrës në mesfushë, të një mbrojtësi të qendrës dhe të krahut të djathtë, “fashë”. Në dhjetëditëshin e parë të qëndrimit tonë në Ohër kemi planifikuar për të luajtur katër ndeshje miqësore stërvitore, në të cilat do të shohim më mirë se çfarë lojtarësh e në cilat role do të na duhen. Paraprakisht, për mendimin tim skuadrës i duhen dy?tre lojtarë cilësorë, që të bëjnë diferencën me të tjerët. Për këtë unë kam biseduar me presidentin Halili e drejtuesit e klubit dhe kam gjetur gatishmërinë e tyre për t’i gjetur këta futbollistë.

? Gjatë ditëve të përgatitores në Ohër, në ç’drejtim do të përqendrohet programi stërvitor?

? Do të jetë një përgatitje komplekse, si në planin fizik, atletik dhe atë teknik. Sigurisht, në këtë periudhë kujdes të veçantë do t’i kushtojmë përgatitjes fiaike, aq më tepër kur dihet që në futbollin e sotëm këtë aspekt të gjithë e kanë në qendër të vëmendjes. Ne jmi të interesuar që të kemi në skuadër edhe lojtarë të aftë teknikisht, por edhe të një sulmuesi “pykë”, që di të shënojë. Pra, do të arrijmë të harmonizojmë gjithçka në një lojë moderne, rezultative në gola dhe argëtuese për tifozët. Nëse do të arrijmë ta bëjmë këtë, them se e ardhmja do të jetë shumë e mirë. Sidomos pas mbërritjes së lojtarëve cilësorë, që thashë pak më lart, me synim fitimin e titullit kampion.

? ا’njohje keni për skuadrat e kampionatit shqiptar?

? Të them të drejtën, nuk i njoh fare skuadrat e tjera. Të martën kam ndjekur Dinamon në ndeshjen e saj me Modriçën. Por nuk jam impresionuar shumë. Në fillim të ndeshjes, Dinamo pati dy?tre raste, që nuk arriti t’i shfrytëzojë. Pas kësaj, loja ndryshoi krejt. Gjithsesi, për momentin di të them se neve na intereson vetëm loja dhe përgatitja jonë.

? Në ndeshjen që përmendët, keni vëzhguar gjithashtu edhe Daniel Xhafajn, sulmuesin e skuadrës suaj?

? Për mendimin tim, të gjitha rastet e favorshme për të shënuar në portën e Modricës i krijoi ai. Dy?tri herë ka goditur portën me kokë, por edhe ka “siluruar” fuqishëm drejt saj me të djathtën. Përfundimisht, nuk mund të them se luajti shumë mirë, por veprimet e tij ishin gjithnjë në shërbim të skuadrës. Ndaj, kam mendimin se me rikthimin e tij skuadra do të përfitojë shumë.
 
Top