Sondazhi i Index Kosova: PDK e para, Vetëvendosje para LDK-së

legjenda

Tetova
Hulumtimi i rregullt i opinionit publik, i zhvilluar nga Index Kosova me 1,024 të anketuar në Kosovë në nëntor të këtij viti, zbulon se preferencat votuese të qytetarëve të Kosovës kanë ndryshuar në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2014.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 17% kanë deklaruar se do të votonin për PDK-në, 14% për Lëvizjen Vetëvendosje, 13% për LDK-në, 6% për AAK-në, 1% për AKR-në dhe 1% për Nismën, thuhet në pjesën e raportit që u është dërguar medieve.
Gati gjysma e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje specifike për cilën parti do të votonin: 17% kanë refuzuar të përgjigjen, 16% kanë deklaruar se nuk do të votonin për asnjë parti dhe 15% kanë thënë se nuk e dinë për kë do të votonin.
Sipas Index Kosovës, nëse merren parasysh vetëm të anketuarit që kanë deklaruar për cilën parti do të votonin, rezultati potencial i zgjedhjeve të përgjithshme do të ishte si vijon. Për PDK-në do të votonin 33%, për Lëvizjen Vetëvendosje 28%, për LDK-në 24%, për AAK-në 11%, për AKR-në 2%, për Nismën 1%, ndërsa për partitë tjera 1%.
Të anketuarit gjithashtu janë pyetur edhe për problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova në përgjithësi. Qytetarët e Kosovës besojnë se problemi kryesore vazhdon të jetë papunësia (46%), së bashku me varfërinë/standardin e ultë jetësor (21%), korrupsionin (10%) dhe punën e dobët të Qeverisë (10%). Situata e përgjithshme politike në vend i brengos 3 për qind të qytetarëve.
sondazhi-pdk-e-para-vet-euml-vendosje-para-ldk-s-euml_hd-605x360.jpg
 
Top