Sondazhi i OKB: Shqiptarët më pesimistë se bota, ja cili do jetë viti më i keq

Sondazhi i OKB: Shqiptarët më pesimistë se bota, ja cili do jetë viti më i keq​

1603634532145.png
Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së.
Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq.

37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale.
17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj, e përafërt me mesataren globale prej 19%.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.
“Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve, kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin, angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju, ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën, po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra.

Megjithatë, unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë, në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi, vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish, edhe kësaj radhe, madje më të fortë. Për ta bërë këtë, na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht”, tha ajo.

Më herët këtë vit, Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës. Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen. “Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre”, tha znj.McCluney.

Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi:

Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?
35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale

33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor

kurse 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë

Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë, nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh, cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë”
42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi
36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore
Kurse 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor


45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën.
“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri./Monitor
a093ac6eff4475b56d60bb74b7ac7248.png
g.shqip
 
E din perse me qeshet ?

Hic me larg se para dy dite, isha duke biseduar me nje mik te cilin e takova rruges. Nuk kishte ndricim fare ne lagjen ku jetoj, ka disa dite keshtu gjendja qe eshte naten, dhe ne ca pjese tjera te qytetit te Prishtines. I thash, ku po jetojm na more ? Tha, ti spo din ku po rrnon o vlla. Ti je ne EL MEHIKO !
I thash, po po, ne kem faj pse qeveria po na ben keshtu. Pastaj pas vitit te ri del nje lajm qe shqiptaret jane populli me optimist ne Evrope :p

Eshte hera e pare qe lexoj nje lajm te kundert lol
 
E din perse me qeshet ?

Hic me larg se para dy dite, isha duke biseduar me nje mik te cilin e takova rruges. Nuk kishte ndricim fare ne lagjen ku jetoj, ka disa dite keshtu gjendja qe eshte naten, dhe ne ca pjese tjera te qytetit te Prishtines. I thash, ku po jetojm na more ? Tha, ti spo din ku po rrnon o vlla. Ti je ne EL MEHIKO !
I thash, po po, ne kem faj pse qeveria po na ben keshtu. Pastaj pas vitit te ri del nje lajm qe shqiptaret jane populli me optimist ne Evrope :p

Eshte hera e pare qe lexoj nje lajm te kundert lol
Per pesimizem/viktimizem un citoj italine ?

Qajn 4 dit rrjesht kur i thyhet thoi me xhel dhe ska vend te estetistja deri javes qe vjen ... imagjino per dicka tjeter ?
 
Per pesimizem/viktimizem un citoj italine ?

Qajn 4 dit rrjesht kur i thyhet thoi me xhel dhe ska vend te estetistja deri javes qe vjen ... imagjino per dicka tjeter ?

Ne shqiptaret jemi shquar per popull me YMYD ( shprese), por sic duket pandemia ka bere te veten, vjedhja e 2 milion eurove sa i hap e mbylle syte nga shteti etj etj etj :p
 
Ketu po ikin njerezit nga syte kembet e po shnderrohet ne nje tragjedi kombetare, e si mund te jesh optimist kur kemi per kryeminister nje imbecil.
 
Top