Sot Eklipsi i Shekullit Mos Humbni Pamjet Magjike në Qiell

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Jetmira

Antarë i Respektuar
Mbrëmja e ditës së sotme, 27 korrik 2018 do të jetë nata e eklipsit të hënës së kuqe, apo siç e quajnë ekspertët eklipsi i hënës së përgjakur.

Ky eklips do të zgjasë rreth 1 orë e 43 minuta, gjatë së cilës sateliti i Tokës do të shndërrohet në një një të kuqe rubini duke dhuruar spektakël.

Ai do të jetë i dukshëm për të gjithë personat që jetojnë në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë, Azinë jugore dhe zonën e Oqeanit Indian.

Por shkencëtarët kanë dhënë mundësinë që këtë spektakël ta shijojnë që të gjithë përmes transmetimit satelitor.

اfarë është Hëna e kuqe e korrikut?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në ndryshim nga eklipset diellore, me këtë fenomen nuk ju duhen mjete speciale për të parë hënën të eklipsojë.

Duke qenë se hëna nuk ka dritë të sajën natyrale, nuk dëmton shikimin.

Gjatë këtij eklipsi, Toka i pengon rrezet e diellit Hënës duke u vendosur në mes tyre.

Hëna kështu kthehet në ngjyrë të kuqe të errët, pasi drita e vetme që arrin tek ajo janë pjesët më të largëta të rrezeve diellore.

Këto rreze i përkasin spektrit të kuq, në ndryshim me ato më të shkurtra me të cilat ndriçohet gjithmonë hëna të cilat janë të spektrit blu e të gjelbërt.

Ku dhe kur do të jetë i dukshëm ky eklips?
Eklipsi në tërësinë e tij do të jetë i dukshëm në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Jugore.

Eklipsi do të nisi në Australi dhe do të përmbylli fazën e tij të fundit në Amerikën Jugore.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, eklipsi do të fillojë në orën 21:00 në Evropë dhe do të zgjasë për rreth 3-4 orë në total.

Pse është eklipsi më i gjatë i shekullit?
Ajo që përcakton kohëzgjatjen e eklipsit hënor është pozicioni i hënës kur ajo kalon në hijen e Tokës.

Në këtë datë hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës, për këtë arsye është dhe më i gjati nga të gjithë eklipset e hënës.

Për më tepër, hëna do të jetë dhe në pikën më të largët nga Toka.

Që do të thotë se hëna do të duket shumë e vogël në qiellin e mbrëmjes, dhe do të marri më shumë kohë për të përshkruar distancën e plotë të hijes së Tokës.

Kur është eklipsi tjetër hënor?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org eklipsi i radhës hënor sipas ekspertëve do të ndodhi në 21 Janar të 2019. Sipas tyre parashikohet që të zgjasë rreth një orë.

Ndërkohë në mbrëmje ju këshillojmë që nëse moti është në favorin tuaj, të dilni në një vend ku qelli është i dukshëm dhe të shijoni spektaklin e hënës së kuqe. /AgroWeb.orgeklipshenor9902-750x500.jpg









Të premten në datë 27 Korrik ndodh Eklipsi hënor apokaliptik.
Astrologe Meri paralajmëron se ky eklips do eklipsojë duam apo nuk duam çdo gjë që na ka tronditur, shqetësuar dhe përmbysur përditshmërinë. Do lajmë llogaritë me të kaluarën dhe do përballojmë fantazmat e së kaluarës. E kaluara na del përpara. Të gjitha dalin në dritë njofton Meri e cila paralajmëron se disa nga shenjat duket se do ndikohen më shumë.

Dashi do jete luftarak nen provokimet e momentit mjafton te mos luftoj me mullnjte me ere por te gjej nga i vjen vertet era e ndryshimit.

Demi do perballet me ngatrresa nga e kaluara nga njerez qe ka patur antagonizem ne karriere dhe ne familje, cdo pune jo e ndershme i del zbuluar.

Binjaket do perballen edhe nje here me fantazmat e se kaluares ne jeten sociale ne shoqeri ku do frikesohen per te ardhmen e tyre.

Gaforrja do mblekset me detyrime ekonomike ndaj te tjereve por edhe me gabime ne jeten personale qe vijne nga e kaluara ku qetesimi shpirteor do kerkoj vendime te rendesishme.

Luani do zbulohet ne ceshtje ligjore jo korrekte apo bashkepunime te cilat tashme dalin ne drite duke ju kundervene Kujdes ne cift.

Virgjeresha duhet te manaxhoj me kujdes problemet qe dalin ne pune apo ne ceshtje shendetesore te cilat vijne si rezultat i keqmanaxhimit apo naivitetit.
Ndërsa shenjat e tjera duket se nuk do preken shumë nga ky eklips pasi për disa prej tyre ka lajme pozitive.


Peshorrja do rikthehet disa vite me mbrapa ne plane projekete apo ne jeten personale per tu perballur apo per te marre pervojen qe e ka neglizhuar

Akrepi duhet te ndaj mendjen ne duhet te punoj jashte vendit me shkendijat qe i jane dhene ne te kaluaren apo duhet ti jap fund ketij tundimi si edhe lidhjeve personale me njerz te huaj

Shigjetari duhet te tentoj te rimarre nje pozicion shume serioz dhe te nderuar ne karriere por duhet tu jap fund njerzve qe e kane penguar duke i luftuar

Bricjapi do tentoj me ligj dhe rregull te frymezoj njerzit me energji qe te luftojne per vete dhe per ata pasi e shikojne qe mund te behen frymezues

Ujoret do kene ndryshime te medha pozitive pasi Eklipsi Henor ndodh ne shenjen e tyre dhe kjo do tu sjelli dhurata dhe mundesi

Peshqit do luftojne shume per Endrrat deshirat dhe Pasionet e tyre ne nje moment kur duket sikur askush nuk i shikon degjon apo dashuron.
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
Peshorrja do rikthehet disa vite me mbrapa ne plane projekete apo ne jeten personale per tu perballur apo per te marre pervojen qe e ka neglizhuar

.

bash po mendoja se cfare me ba :)
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Keni bashkuar dy tema te ndryshme me nj,tj.
Tema ime behet fjal si ndikon eklipsi tek shenjat e horoskopit.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ishte vertet nje e hene e kuqerremt,dukej sikur shkruante me gjakun e shpirtit te saj,ato qe lexon naten nder ne!! :))

O Moni a shikovee henen miii? :p
Te prita si Romeu Xhuljeten ahahahahahhaha tvije yttt...
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top